• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stadium dhe Pallat të ri Sporti/ Veliaj me arkitektët: Ja si do e zhvillojmë zonën!

by
19/01/2023 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me urbanistë dhe arkitektë mbi zhvillimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj e vuri theksin edhe në dy prej projekteve më të reja, të cilat përkojnë me vitin e Qytetit Europian të Sportit: stadiumin e ri “Selman Stermasi” dhe Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi”.

“Sot dua të lajmëroj se duam të fillojmë punën për Pallatin e ri të Sportit. Është një hangar – Jam i sigurt se edhe aty do të plasë histeria, por ju lutem më ndihmoni t’u dalim përpara gjithollogëve e t’u themi: Po prisni more, se është hangar, ka qenë vendi ku rrinin avionët e kohës së Italisë. Në vitet e vështira të komunizmit u përshtat si një arenë sportive, por sot është komplet e degraduar. Tani jemi Qyteti Europian i Sportit, nuk mund të luajmë në hangar në vitin 2023”, tha ai.

Veliaj shtoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me stadiumin “Selman Stermasi”. “Aty duam të krijojmë një hapësirë tjetër të ngjashme me Arenën Kombëtare, ku filozofia e Marko Kazamontit ishte të mos kemi një stadium me ca shërbime; pra, një hapësirë që përdoret vetëm një herë në javë. Përkundrazi, të kemi një hapësirë që përdoret 24/7 nga bizneset, nga Qendrën Tumo, nga kompania ‘Lufthansa Industry Solutions’, nga restorantet, baret me radio, me televizione, me portale; pra, lloj-lloj industrish, që gëlojnë aty, plus edhe një fushë të gjelbër ku luhet futboll. Kjo filozofi besoj se ka qenë një super shembull në qytet. Besoj se ajo zonë është nga zonat më tërheqëse të Tiranës, ku sot kemi një hapësirë të ‘vdekur’, që gjallërohet vetëm një herë në javë me një ndeshje dhe vetëm për komunitetin e sportdashësve, jo për komunitetet e tjera”, argumentoi kryebashkiaku.

Një tjetër projekt të rëndësishëm për Tiranë, Veliaj veçoi Piramidën, e cila sipas tij pritet të hapet në Prill. Ai foli gjithashtu, edhe për zonën e Bulevardit të Ri, ku është rikthyer ideja për të vendosur aty godinat publike të Drejtësisë.

“Do i rikthehemi idesë së Polit të Drejtësisë dhe për këtë do të shfrytëzojmë Bulevardin e Ri. Tashmë, kemi piketuar disa hapësira për gjykatat e reja të Tiranës. Po të shikosh Gjykatën e Lartë të vendit, është future si me lugë këpucësh mes rr. “Myslym Shyri”. Kjo s’është normale. Për panairet kemi vetëm Pallatin e Kongreseve. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Na duhet një ‘Convention Center’. Vetëm vitin e kaluar, me Kryeqytetin Europian të Rinisë, ne kishim kongrese, seminare dhe simpoziume nga më të ndryshmet. Na duhet një qendër e mirëfilltë e panaireve dhe konventave, nëse duam që Tirana të vazhdojë të ecë përpara me turizmin. Na duhet të zhvillojmë tekno-parqet dhe gjithashtu, një pjesë të industrisë fin-tech, pra të atyre që bëjnë programime, që punojnë me sistemet bankare dhe sigurisht disa hotele,” deklaroi Veliaj.

/e.d

Next Post
VIDEO/ “Disa gjëra që i ndjej nuk t’i them dot”! Kiara i “hap zemrën” Luizit pas debateve të djeshme

VIDEO/ “Disa gjëra që i ndjej nuk t’i them dot”! Kiara i “hap zemrën” Luizit pas debateve të djeshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

January 15, 2026
Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

January 15, 2026
10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

January 15, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim

January 15, 2026
Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

January 15, 2026
Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In