• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stacione të reja karikimi për makinat elektrike në Tiranë, Veliaj: Do të gjejë përkrahjen e qytetarëve

by Java News
23/04/2019 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i janë bashkuar edhe institucione e kompani të ndryshme, të cilat po kontribuojnë jo vetëm në mbjelljen e pemëve të reja, por edhe në trasnformimin e flotës së tyre të automjeteve. Përfaqësues të Postës Evropiane dhe të asaj shqiptare, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 30 fidanë në pjesën Jugore të Parkut të Liqenit.

Duke vlerësuar kontributin e këtyre dy institucioneve, kryebashkiaku tha se nismat që synojnë gjelbërimin e kryeqytetit kanë gjetur mbështetje jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek të huajt që vizitojnë vendin tonë. “Jam shumë i lumtur që dy kolegë që përfaqësojnë Postën Shqiptare dhe Postën e Europës, janë bashkë me ne në aksionin e mbjelljes së pemëve. Më vjen mirë që jo vetëm shqiptarë, por edhe të huajt që vijnë këtu për një konferencë, seminar ose udhëtim pune, gjejnë pak kohë dhe i bashkohen energjisë së qytetit për mbjelljen e pemëve. Jemi në muajin e fundit, falë Zotit ka pasur edhe shi, lagështirë, një moment perfekt për ta mbyllur me një sprint të fortë mbjelljen e pemëve”,deklaroi Veliaj.

Pas flotave të para të taksive elektrike dhe të automjeteve të Bashkisë së Tiranës, edhe Posta Shqiptare po ndryshon logjistikën për ta bërë më miqësore me mjedisin. Postës Shqiptare i shtohen në flotën e saj 12 automjete ekologjikë të dhuruara nga UPU (Universal Postal Union). Ndërkaq, kryeqytetit i shtohen edhe 6 karikues për automjetet elektrike, të cilët u shtohen atyre të vendosur nga bashkia. “Posta është një industri logjistike, kryen shumë lëvizje me automjete, dhe jo vetëm që po e rikuperon këtë duke mbjellë pemë që thithin dioksid karboni dhe çlirojnë oksigjen, por mbi të gjitha duke ofruar një projekt pilot fantastik, duke i shtuar flotës së saj 12 makina ekologjike, 6 prej tyre totalisht elektrike, si dhe 6 karikues, që u shtohen karikuesve të bashkisë, për t’u siguruar që siç kemi stacion autobusi ose pikë karburanti, kemi edhe stacion karikimi të makinave elektrike. Posta bëhet institucioni i parë që fillon këtë revolucion të gjelbër për Tiranën kur vjen puna te transporti”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se sikurse nisma për dhurimin e pemëve, edhe ajo për zëvendësimin e automjeteve me karburant me makina elektrike do të gjejë përkrahjen e qytetarëve dhe të kompanive.“Çdo punë nis me hapa të vegjël. Edhe aksioni i pemëve filloi me 1-2-3 pemë, sot jemi tek faza kur po mbjellim mbi 100 mijë pemë çdo vit. Jam i bindur se, falë iniciativës së Postës Europiane, edhe çështja e transportit elektrik do të fillojë po kështu, me një kompani, pastaj dy, pastaj pesë, e do të kthehet në trend, për t’i kthyer në minorancë makinat me karburant që helmojnë qytetin dhe fëmijët”, tha Veliaj.

Administratori i Postës Shqiptare Sh.a, Laert Duraj përshëndeti nismën e Bashkisë së Tiranës, e cila përveçse po përmirëson cilësinë e jetës në qytet, po ndërgjegjëson shoqërinë shqiptare për më shumë vëmendje ndaj mjedisit. “Rëndësia e vërtetë e kësaj që po bën Erioni dhe Bashkia e Tiranës shkon përtej numrit të pemëve të mbjella, por tek shembulli që po jepet dhe te sensibilizimi i shoqërisë shqiptare. Me kënaqësi shikoj që të gjitha bashkitë e tjera ndjekin me të njëjtin përkushtim shembujt që jep Tirana. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe ne te Posta Shqiptare, të krijojmë një shembull që kompanitë publike, ato shtetërore dhe ato private, të përdorin mjete transporti, të kthejnë sytë nga energjia e gjelbër”, tha ai.

Përfaqësuesja e Postës Evropiane, Maire Lodi u shpreh e kënaqur që tashmë edhe Posta Shqiptare do të përdorë automjete hibride dhe elektrike. “Ne kemi vërtet disa nisma për gjelbërimin, njëra është mbjellja e pemëve. Kemi mbjellë pemë në vendet tona anëtare çdo pranverë, që nga 2014, dhe jemi shumë të lumtur që tashmë edhe Posta Shqiptare do të përdorë gjithashtu makina hibride për shpërndarjen. Do të jetë një shenjë e mirë për Tiranën”, deklaroi ajo.

Next Post
VIDEO/ Çmenden serbët, thirrje “Vrisni shqiptarët” në ndeshje basketbolli

VIDEO/ Çmenden serbët, thirrje "Vrisni shqiptarët" në ndeshje basketbolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In