• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Stabiliteti financiar/ Banka e Shqipërisë pritet të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit

by Java News
23/03/2023 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë pritet të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit në mbledhjen e ditës së enjte.

Sipas burimeve të Monitor, ky vendim është i motivuar në një masë të madhe nga shqetësimet e lidhura me stabilitetin financiar në nivel global dhe efektet e mundshme, kryesisht psikologjike, që ky moment mund të sjellë në Shqipëri.

Gjatë muajit mars, sektori bankar në SHBA u përball me falimentimin e një banke relativisht të rëndësishme, Silicon Valley Bank, ndërsa pak ditë më vonë tregjet financiare u trazuan nga kriza e radhës e bankës zvicerane Credit Suisse, që çoi në shitjen e imponuar të saj tek banka tjetër zvicerane, UBS.

Në fakt, ekspertët mendojnë se zhvillimet e mësipërme nuk kanë lidhje direkte me njëra-tjetrën dhe për momentin nuk ka shenja të një krize më të gjerë të tregjeve bankare dhe financiare. Por, sidoqoftë, shqetësimet për efektet e mundshme psikologjike tek tregjet dhe konsumatorët ngelen.

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore Europiane vendosi në mesin e muajit mars të vazhdonte me rritjen e normave të interesit në masën 0.5%, ashtu siç kishte paralajmëruar në shkurt.

Por, ndryshe nga sa kishte ndodhur në mbledhjet e fundit, BQE-ja u tregua e rezervuar për të dhënë orientime të ngjashme lidhur me vendimmarrjet e ardhshme (forward guidance).

Fakti që BQE-ja nuk paralajmëroi një rritje të re të normave të interesit i qetësoi disi tregjet dhe normat e interesit në Eurozonë, kryesisht treguesi i Euriborit, janë paraqitur më të qëndrueshme pas vendimit të fundit.

Zhvillimet negative në tregjet financiare në javët e fundit dhe sidomos rënia e SVB Bank në SHBA i kanë vendosur bankat qendrore përballë sfidës për të gjetur një balancë të arsyeshme mes objektivave madhorë të shënjestrimit të inflacionit dhe ruajtjes së stabilitetit financiar.

Norma bazë e interesit për lekun qëndron në nivelin 2.75% që prej muajit nëntor 2022, ndërsa në vazhdim Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur ta stopojë procesin e normalizimi të normave të interesit.

Këshilli Mbikëqyrës e ka motivuar frenimin e rritjes së interesave kryesisht me rënien e inflacionit gjatë muajve të fundit. Sidoqoftë, kjo rënie i detyrohet produkteve me luhatshmëri të lartë, sidomos karburanteve.

Inflacioni bazë, që reflekton pjesën më të qëndrueshme të inflacionit (përjashtuar çmimet e karburanteve dhe shumicën e produkteve ushqimore) ka vijuar të rritet dhe në periudhën janar-shkurt ka arritur nivelin më të lartë historik, 8.73%.

Analistët e tregut mendojnë se nivelet e inflacionit dhe sidomos të atij bazë do të sugjeronin vijimin e rritjes së normave të interesit.

Por, sipas tyre, stopimi i rritjes së interesave mund të jetë ndikuar më shumë nga nevoja për të stabilizuar tregun financiar, që në pjesën e dytë të vitit të kaluar u karakterizua nga një rritje e shpejtë e yield-eve, për shkak të pasigurisë së lartë që shkaktoi rritja e e shpejtë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Në javët e fundit, shqetësimet e lidhura me stabilitetin financiar janë nxitur nga faktorë të jashtëm, por sidoqoftë besohet se ato do të kenë një rol përcaktues në vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë, për të mos rritur as këtë herë normën bazë dhe për të shtyrë edhe pak në kohë vijimin e normalizimit monetar./Monitor/

Next Post
Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 38-vjeçari në Himarë

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 38-vjeçari në Himarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In