• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VETTING-U/ Parlamenti e miraton me 88 vota. Dule abstenon, opozita bojkoton

by Aalison Pearse Stevens
30/08/2016 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti miraton me 88 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim (Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së) draftin për vetting-un.

Në votim morën pjesë  89 deputet. Përpara votimit vijuan debtatet mes pozitës dhe opozitës për draftin  në fjalë.

Opozita pak para nisjes së procesit të votimit braktisi parlamentin duke deklaruar se do ta vijojë betejën e saj kundër këti ligji, duke lënë të kuptohet se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të përsëritur precedentin kundër Byrosë së Hetimit.

Rama flet pas miratimit të Vettingut: Një mesazh i qartë për të inkriminuarit në drejtësi

I bie që sot kasta e të korruptuarve dhe të inkriminuarve në sistemin e drejtësisë e ka marrë mesazhin të qartë ashtu sikundër shqiptarët kanë marrë një tjetër konfirmimi të vullnetit të patundur të kësaj shumice për ti dhënë më në fund këtij vendi drejtësinë e munguar të mohuar për kaq shumë vitë e dhe për ti dhënë fund një historie të turpshme që ka njollosur Shqipërinë.

Sot ne kemi miratuar ligjin bazë të një ngrehine të tërë ligjesh që do të ndërtohen pas hapi për ti dhënë jetë reformës në drejtësi.

Ata që do të transferohen nga ngrehina e vjetër në pallatin e ri të drejtësisës do të jenë ata që do të kalojnë procesin e skanimit, që nga kapacitete profesionale tek integritetit dhe patjetër tek pasuria e tyre.

Nuk e di nëse ka mbetur në këtë vend se jashtë këtij vendi nuk ka mbaetur njeri, dikush që të mund të vazhdojë në shprehjet e vullnetit të ksaj opozitë për të mbrotjtur kushtetutën, liritë e të drejtat e njeriut, dhe nëse ka mbetur njeri që vbazhdon e beson se kjo ështënjë opozitë që do të mbrojë drejtësinë, një opozitë që ka në vete vetëm pengimin dhe zvarritjen, e në rast të drejtësisë, një frikë të shpjegueshme nga vetë drejtësia.

Jo vetëm që nuk ka vend për ndonjë vrasje ndërgjegje sic thatë ju, por ka vend për të thënë se kjo shumicë, që i kishte votat për të miratuar edhe ndryshimet kushtetuese e vetme, pranoi dhe e priti opozitën,  e madje votoi pa shkelur vijat e kuqe… po ashtu edhe me këtë proces, deri në fund kemi qenë të gatshëm për të bërë cdo gjë bashkë. Opozita ka bërë dhe do vazhdojë  të bëjë një gjë:

Të bëjë sikur do dhe në fakt të tregojë që nuk do.

Kjo është një reformë që nuk ndalet, jo sepsee dua unë apo një shumicë qeverisëse. Cdo tentativë për ta penguar këtë reformë, në emër të konsensusi sic bën opozita, do të dështojë.

Më mirë të mos përgjigjem, sepse mund të them atë që mendoj për gjykatën Kushtetuese.

Bojkoton opozita

Opozita braktis parlamentin në prag të nisjes së votimit të vettingu-t. Paralajmërimi për këtë u bë nga deputeti demokrat Eduard Halimi, i cili foli në emër të grupit parlamentarë të PD-së.

“Opozita nuk do ta votojë këtë projekligj që dhunon kushtetutën, standartet europiane. Ne do të largohemi, duke parë se ju nuk keni asnjë lloj përgjigjeje me propozimet e opozitës. Ne nuk do të jemi pjesë e një procesi i cili ka synim kapjen politike, të reformës. Opozita do të ndjekë cdo rrugë kushtetuese për një reformë në drejtësi, vetëm sipas kushtetutës. Faleminderit dhe ne po largohemi”, deklaroi Halimi.

Halimi: Pse jemi kundër draftit 

Deputeti PD Eduard Halimi, ne emer te grupit parlamentar te demokrateve deklaroi se aresyeja se perse PD eshte kunder draftit per vettingun ka te beje me faktin se ka nje qasje te plote te perpjekjes se kryeministrit per te shtene ne dore sistemin e drejtesis nepermjet sekretareve te tij.

Deklarata e  Halimit:

“Ne kemi për detyrë ti themi ndal qeverisë kur kërkon të kapë sistemin e drejtësis me anë të njerëzve të saj. Vënia e drejtësis në shërbim të krimit është atentat ndaj demokracisë. Drafti kushtetues i një viti më parë e vinte drejtësinë në shërbim të Ramës. Po të mos ishim ne dhe partnerët do kishim një drejtësi të kryeministrit. Ministri dhe kryeministri do të hetonin vetë gjyqtarët. Ne nuk ndoqëm rrugën e bojkotit. Por atë të vështirën për konsensus. Puna jonë rrëzoi draftin e rilindjes. Opozita cmontoi kapjen politike të këshillit të emërimeve në drejtësi, prokurori etj. Opozita bëri dhe tolerime. PS kishte paranojë ndaj Presidentit. P/ligji vettingut nuk ka asnjë pendesë nga PD për ta votuar. E kemi mbështetur vettingun që para një viti. Vettingu, sipas rilindjes, përfshinte test psikologjik dhe njohurish. Model tipik socialist. Sali Berisha respektoi mandatet e institucioneve kushtetuese. Vettingu është një masë e rëndësishme për të vendosur besimin tek gjyqtarët dhe prokurorët. Vettingu është një proces jo i zakonshëm për të larguar gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Por në këtë proces thotë Venecia rrezikon që sistemi të kapët nga forca politike që drejton pushtetin. Ligji i sotëm vjen këtu pa konsensusin e opozitës për të vetmen arësye sepse ligji është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Procesin e vettingut sipas draftit që është në kuvend, do ta bëjnë organet që janë në varësi të kryeministrit. Nuk e bëmë ligjin ta bëjë sekretari i PS apo i PD. Por kush do ta bëjë vettingun? Ju i keni dhënë rol tre institucioneve. ILDKP-së, e cila nuk ka besim të plotë në këtë vend, ju këtë e dini. I dyti do ta drejtojë drejtori i DSIK-së, që ështe ëmëruar nga Kryeministri, dhe drejtori i Pastrimit të Parave, edhe ky i emëruar nga Rama. Ne qenkemi kundër BE-së sepse themi që vettingun ta bëjë komisioni dhe jo drejtorët e Ramës dhe Tahirit, kjo është akuza juaj! Që mbledhjen e të dhënave dhe largimin e gjyqtarëve nga puna do duhet ta bëjë drejtori i DSIK-së, pra drejtori i Edi Ramës, ktë thoni ju, por këtë ne nuk mund ta pranojmë. Prandaj ne themi se kjo bëhet e kthehet në një gjueti shtrigash.

Ky debat ka qenë po i njëjtë si me atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila me demek do të spastronte gjyqtarët e politikanët e korruptuar. Po ashtu ishte, u nis me arrogancë nga qeveria, donin ta vinin nën Ministrinë e Brendshme. Dhe dështoi. Ja ku jemi, Byroja Kombëtare që do të hetonte të paprekshmit, nuk dështoi sepse tha opozita, por sepse Edi Rama deshte ta kishte nën dorën e Ministrit të vet. Ja tha dhe Venecia.

Pandeli Majko:  Diskutimi për reformën ka kapërcyer formatin e një debati normal.

Prekja e sovranitetit të vendit u përdor si justifikm nga opozita. Mjafton të citosh një paragraf të Komisionit të Venecias kur thotë se këto masa janë të justifikuara, të cilat nëse nuk bëhen, do të shkatërronin sistemin e drejtësisë. Procesi i vlerësimit do të asistohet nga ndërkombëtarët. Në tre pika do të shtrihet ky rivlerësim. Pasuritë e gjyqtarëve, do të vlerësohen lidhjet e mundshme me krimin si dhe do të bëhet një vlerësim i aftësive të tyre profesionale.

Meta: Pretendimet e opozitës nuk janë bindëse

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i ka vleresuar si jo bindese qendrimet dhe pretendimet e opozites ndaj draftit per vettngun. Sipas tij, shume prendime te PD jane marre ne konsiderate por rezistenca e saj nuk eshte e justifikueshme per te mos votuar pro.

“Nuk kisha ndërmend të flisja por meqë u vendos që të flasë një përfaqësues për cdo grup edhe unë vendosa të flas.

Meqenëse Berisha më bëri pyetjen pse me kaq ngut, unë do doja t;ju thoja se jemi shumë vonë për miratimin e Vettingut. Jo vetëm ky ligj por edhe dy ligje të tjera do duhet të raportoheshin në 1 shtator si ligje të miratuara nga kuvendi i shqipërisë. Më vjen që në gjithë këtë kohë, kjo nuk u shfrytëzua me efektivitetin e duhur, por ne e kemi një afat.

Për të gjithë ata që përmendin konsensusin e 22 korrikut dhe apelojnë për të, dua të bëjë të qartë që ka një ndryshim themelor me ndryshimin e ksuhtetutës dhe të ndryshimeve ligjore.

Jo vetëm që besoj që konsensusi për reformën kushtetuese është i dosmodoshëm pavarësisht maxhoracnës legjitime, por aq më tepër për faktin se ne kemi patur 83 vota si maxhorancë, shton dhe PDIU-në, shkojmë 88 vota. Besoj se duhet të jemi të kënaqur për mesnatën e 21 dhe 22 korrikut, më duket e vështirë por besoj se do punojmë prapa për të arritur një konsensus në mesanëtën mes 30 dhe 31 gushtit.

E kam shtyrë në vazhdimësi këtë proces për arsye të shumë faktorëve, i kam afruar opozitës cdo mundësi që të shkojnë dhe të bisedojnë me ekspertët. Aktualisht nuk më duket shumë bindëse qëndrimi i opozitës, shumë prej propozimeve janë marrë në konsideratë, por nuk shoh asnjë gjë esenciale dhe themelore që ta pengojë opozitën të votojë.”

Rama: Fund drejtësisë së kthyer në mall që shitet e blihet

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë seancës se, vettingu do t’i japë fund drejtësisë së kthyer në mall që shitet dhe blihet. Duke iu drejtuar demokratëve, Rama tha se ata që i kundërvihen reformës, kanë probleme me drejtësinë.

“Moment i rëndësishëm i kurorëzimit të reformës në drejtësi. Vettingu i hap rrugë fshesës së hekurt të pallatit të drejtësisë. Ligji pastron ata që kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend. Marrin fund ata që kanë kthyer drejtësinë në një mall që shitet dhe blihet. Ata që i kundërvihen reformës kanë problemë më drejtësinë, ata që pengojnë reformën e ndiejnë se çfarë vjen pas reformës“, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se vettingu do të miratohet me votat e mazhorancës. Sa i takon pretendimeve të opozitës, Rama tha se s’mund të ketë konsensus që bie ndesh me parimet e SHBA e BE.

“Ata që u detyruan t’i bashkohen konsensusit nga presioni popullor dhe i BE-SHBA. Muri i 94 votave u shemb përpara derës së SHQUP. Jemi gati të festojmë edhe fitore të tjera, mos u ndani nga treni i fitores. Shqiptarët e dinë se kush e ka penguar drejtësinë që të reformohet dhe të normalizohet. Nuk kemi pse të rrahim gjoksin se kush e do më shumë drejtësinë. Kemi vetëm një gjë për të bërë, të votojmë ligjin. Bëmë të gjitha përpjekjet për konsensus. Nuk mund të ketë konsensus allashqiptarçe që bie ndesh me konsensusin e SHBA-BE. Menuja e ndërkombëtarëve duhet të merret e gjitha. Në këtë proces nuk jemi sovranë të zgjedhim veç çfarë nga pëlqen nga rregullat e BE-SHBA, por duhet të përvetësojmë të gjitha normat“, tha Rama.

Deklara e plotë e Ramës:

Më në fund keni ardhur që të jeni të pranishëm në spastrimin e të keqes në drejtësi. Në fshesën e atyre që e kanë kthyer drejtësinë në një mall që vetëm shitet dhe blihet.

Faktikisht ata që i kundërvihen reformës në drejtësi janë ata që kanë probleme me drejtësinë. Ata që bëjnë cmos për të penguar procesin, janë ata që e dinë me të drejtë se cfarë vjen pas kësaj reforme.

Ata të cilët u detyruan t bashkohen konsensusit në këtë sallë, për arsye se presioni popullor dhe i partnerëve ishte kolosal, dhe… faktikisht, muri i 94 votave u shemb mu përpara derës së shqupit, habitem, ose nuk habitem në fakt, se përse nuk festojnë me ne një fitore, njësoj si në atë natë, ku i urova PD-së fitoren… nuk e kuptoj se përse po ndahen nga treni i fitores.

Por jam i bindur se këtë e kupton cdo qytetar që arsyeton pak. Këtu nuk ka shumë për të diskutuar se kush ka më shumë dëshirë për të bërë mirë.

Ne i bëmë të gjitha përpjekjet përe të bërë konsensus, por nuk mund të ketë një konsensus alla shqiptarce që bie ndesh dhe me konsensusin që kemi me ndërkombëtarët.

Konsensusi me ta nuk është një menu të cilës mund t’i marrësh cfarë të pëlqen dhe cfarë nuk të pëlqen. Ne jemi të detyruar ndaj vullnetit të popullit sovran për tju nënshtruar të gjithanormave dhe rregullave që do të na bëjnë pjes ëtë familjes dhe BE-së. Dhe kjo jo vetëm për një reformë të kësaj madhësie, por edhe për ndryshime të tjera. Ne do duhet t’i adaptohemi rregullave të shtëpisë europiane, ky është vullnet i popullit shqiptar dhe jo një zgjedhje e ndonjë partie të caktuar.

Ndaj them që ta votojmë këtë ligj, pa e zgjatur, me konsensus të plotë. Të mbrojmë me vendosshmëri dhe zotime konrete premtimet tona në këtë parlament.

Tani sepse ju nuk vazhdoni dot të bëni sikur nuk e doni reformën, sepse tani ju bëni sikur nuk doni të përmirësoni draftet e një reforme, kjo është aq e lehtë për tu kuptuar sa është për të ardhur keq. Nuk ju lë ajo që keni thellë në barkun e shtëpisë tuaj dhe që nuke keni të lehtë të parafytyroni, që një gjykatës apo prokuror nuk do të mund tëpunojë nëse nuk përmbush kushtet… dhe që cdo politikan, sado i madh apo legjender, do ta ketë të pamundur ti shmanget drejtësisë, duke përdorur kërcënimet apo zhargonin e përçarjes.

Kjo politikë e vjetër, e degjeneruar dhe degjeneruese, e ka sic e thotë dhe shprehja popullore kufirin tek thana.

Duhet ta ketë kushdo të qartë që në këtë sallë ka një shumicë, që është e gatshme ti përgjigjet goditjes t të gjithë të inkriminuarve në drejtësi dhe një pakicë, që është kapur dëshpërimisht si i mbyturi pas fijes së barit, për të vazhduar të jeni nën thundrën e kësaj strukture kriminale.

Për çudi nuk po dëgjoj më fjalën Venecia… mbase ngaqë keni ndenjur shumë kohë me kokë nën ujë, sepse as që kam dëgjuar më thyerje rekordesh të reja noti…

Po ju citoj Venecian… këto masa për të fshirë nga sistemi të gjithë ata që janë bërë ferrë fushës së të drejtës në shqipëri, jo vetmë janë të justifikuar, por janë të nevojshme që Shqipëria të mbrohet nga korrupsioni, nga ky armik që e ka në prehër s të thuash… i cili nëse nuk trajtohet sot me këto masa drastike, mund ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë.

SEANCA

Ka nisur seanca parlamentare e jashtëzakonshme për miratimin e projektligjit për vetting-un. Palët kanë ardhur në këtë seancë pa një marrëveshje lidhur me projektligjin në fjalë. Seanca është hapur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka bërë të ditur se palët politike në Kuvend do të shprehen nëpërmjet nga një deputeti sa u përket grupeve parlamentare.

Në fillim e ka marrë fjalën deputeti i PR, Fatmir Mediu, i cili në fjalën e tij nuk ka ngurruar të fshikullojë ndërkombëtarët, posaçërisht Bashkimin Europian që nuk ktheu asnjë përgjigje ndaj vërejtjeve të opozitës ndaj draftit për vetting-un

“Sot mblidhemi në një seancë të jashtëzakonshme por duke vazhduar me zakonin e vjetër tëmaxhorancës për të kontrolluar drejtësinë.

Pasi votuam dhe duartrokitëm më 23 korrik, ne të paktën si opoztë ishim të vetëdijshëm se ajo që kërkonit ju nuk ishte një reformë, një konsensus, por një Pazar, por me ndërhyrjet tona ajo që u bë ishte një reformë.

Konsensusi ka qenë dhe mbetet rruga më e mirë për të bërë ligje. Në këto 25 vite ne nuk kemi qenë pa ligje… kemi marrë dhe ligje copy paste, por kur i kemi miratuar apo disktuar në këtë sallë, janë krijuar shpesh gropa të zeza në interes të disa palëve. Të njëjtën gjë po bëjmë dhe sot.

Shoh se sot nuk kemi një parlament të përgjegjshëm, shoh sot këtu se po kërkohet të miratohet një ligj për interesa manipulative. Ju kërkonit që në fillim të procesit vija të kuqe të verdha, jeshile e të bardha. Ju vijoni të flisni për to edhe pse nuk ka ndonjë vijë të kuqe, e nuk është folur ndonjëherë për to.

U përpoqët që në fillim ta injoronit opozitën por nuk ja dolët dot. Edhe kësaj rradhe, edhe pse u ulëm në komisionin e posaçëm, për fatin e keq as nuk u dëgjuan mendimet e ekspertëve të opozitës. Ne do të votojmë sot, ju do të votoni sot, por unë jam i bindur se 90% prej jush nuk e kanë parë këtë draft. Ky parlament dhe si herët e tjera do votojë se kështu është urdhri politik”- tha Mediu.

Berisha, Ramës: Ky eshte shtatori yt i fundit si kryeminister

“Emergjencë e emergjencave është shndërrimi i Shqipërisë në Kanabistan. Ky përbën zhvillimin më të rrezikshëm e më të dëmshëm për vendin në këto vite. Kjo është piramida më e rrezikshme.  U ktheve zotërote, urime për atë Zotin Ndoka që e zgjodhët president dhe merr Lalën që e bëre president. Përgatitu që ti lësh vendin Imer Lalës. Është bërëe marrëveshja me Imer Lalën, sepse socialistëve të Dibrës, i nxjerr për veshi kandidati i shpallur dhe emërohet Imeri. Inatin e kam tjetërkund, e kam këtu. I keni thënë një ambasadori se ‘Ata në Veri janë kriminel’. E duan Imer Lalën.”

Opozita ka luftuar shumë për standartet dhe prap është e vendosur që t’ju ftojë të shihni standartin. Këtu po prishet pikërisht standardi, por nëse ne vendosim nenin në kushtetutë sesi do bëjmë vettingun, por si do i bëjmë me ligj këtë ne?
Ne po themi ti përmbaheni amendamenteve. Verifikimet thoni ju do t’i bëjnë sekretarët e Edi Ramës. Ne përcaktuam për një mënyrë tjetër verifikimi. Tani ju pse doni ta ndryshoni?! Doni ju ta rrëzojmë reformën, po kjo nuk është e kollajtë. I keni thyer turinjtë dy herë dhe do i thyeni sërish turinjtë këtu. E kemi theksuar në kushtetutë që vettingun do ta bëjë BKH-ja, por tani na dilni se vettingun doni ta bëni me sekretarët e partisë socialiste. Kemi rënë dakort, e kemi sanksionuar në kushtetutë. Shtrigat do ta bëjnë vettingun? Jo nuk do ta bëni dot, keni për të thyer qafën, s’do ta bëni dot, do bllokoni reformën. Si bëtë dot me kushtetutë dhe ktheheni tani të organizoni gjahun e shtrigave. Në demokraci nuk ka gjah shtrigash. Të jeni të bindur se ky është shtatori i fundit i Ramës në pushtet”.

“.

Mesila Doda, kryetare e grupit te PDIU

“Jemi në një sencë Parlamentare të pazakontë, njw akt që do të bëjë të mundur zbatimin praktik të ndryshimeve kushtetuese. U duk se ato 140 vota do të bënin një ndryshim rrënjësor në parlament e politikë. Por sot, për fat të keq, jemi në ditë halli. Asgjë nuk ka rilindur sepse nuk mund të rilindë asgjë nga ata që herë bëjnë orientin e herë oksidentin. Ne kemi zgjedhur që të bjmë politikë. Kemi besim që me ndihmën e partnerëve tanë mund t’ja dalin të injektojmë drejtësi. Ne jemi shumë të kënaqur që në paketën kushtetuese janë hequr ish hetuesit e sigurimit të shtetit. Por jemi të habitur se përse në ligj nuk janë futur edhe ish eksponentë të regjimit.
I bëjmë thirrje atyre që të japin dorëheqje, të përjashtohen nga drejtësia, nga media, nga magjistratura, shkurt po themi pra të hapen dosjet. Pse nuk po hapen dosjet e ish sigurimit zoti Kryeministër?
Nëse nuk e honepsi njëri- tjetrin, nuk keni pse të kërkoni tek PDIU. Ne nuk na përdorni dot si “as” nën mëngë“.

Next Post
Izet Haxhia: As grupi paramilitar që po krijon nuk e shpëton Berishën nga drejtësia

Izet Haxhia: Hetim krimeve serbe, hipokrizia më e madhe e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

December 23, 2025
Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

December 23, 2025
U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
Dhuna në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë gjashtë deputetë të PD. ‘Shpëtojnë’ 23 të tjerë

Dhuna në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë gjashtë deputetë të PD. ‘Shpëtojnë’ 23 të tjerë

December 23, 2025
Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

December 23, 2025
Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com