• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Srebrenicën mund ta udhëheqë një serb, mohues i gjenocidit

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gjithë botën, Srebrenica është shndërruar në një ‘legjendë’ moderne të gjenocidit. Por, aktualisht, për të parën herë që prej luftës brutale në periudhën 1992-95, në Bosnjë Hercegovinë, në këtë qytet për prefekt do të shpallet personi që refuzoi të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur një akt i gjenocidit.

 

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 2 tetorit, 34 vjeçari Mlladen Grujiçiq, serb i Bosnjës, është në proces që të bëhet kryetar i ardhshëm i qytetit.

Rrjedhimisht, shumë banorë lokalë dyshojnë se ai do të bëjë ndonjë gjë për t’i shëruar plagët ende të freskëta të Srebrenicës, transmeton REL.

Srebrenica, që gjendet në komponentën e dominuar nga serbët në shtetin dypjesësh multietnik të Bosnjës, është reflektim i këtij vendi si i tërë, megjithëse pothuajse është e ndarë ndërmjet komunitetit mysliman boshnjak dhe atij të serbëve të Bosnjës, që jetojnë në afërsi me ankth.

Grujiçiq ishte mbështetur nga të gjitha 10 partitë politike serbe dhe grupet e komuniteteve, derisa kryetari i deritashëm i qytetit, Qamil Durakoviq, e kishte mbështetjen unanime të boshnjakëve.

Durakoviq, 37 vjeçar, që i kishte shpëtuar masakrës, ende nuk e ka pranuar disfatën, megjithëse rezultatet e para tregojnë se ai i ka 31%, ndërsa Grujiçiq – 67%.

Ai shpreson se pas numërimit të fletëvotimeve me postë, rezultati mund të ndryshoj. Rezultatet finale nuk priten deri në fund të kësaj jave.

 

A do të thotë ai “gjenocid”?

Hija e së kaluarës shtrihet gjerësisht mbi Srebrenicën. Gjatë disa ditëve në korrik të vitit 1995, militantët serbë të Bosnjës, të komanduar nga Ratko Mlladiq, i kanë ekzekutuar afro 8 mijë burra e djem myslimanë të këtij qyteti, në masakrën më të tmerrshme prej Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Kjo masakër shënohet çdo vit më 11 korrik.

Duke folur më 2 tetor para votuesve, Mlladen Grujiçiq, pati thënë: “Kurrë nuk kam problem të përkulem para çdo viktime, kështu që nuk do të ketë problem për shënimin e 11 korrikut (data kur kujtohet masakra). Komuna do ta ndihmoj edhe më tutje shënimin e 11 korrikut aq sa të mundet”.

Por, ky premtim, duket se nuk mund t’i zbusë shqetësimet pas fushatës së gjatë njëmujore, në të cilën Grujiçiq e pati refuzuar shprehjen “gjenocid”, me të cilën Gjykata për Krime të Luftës e Kombeve të Bashkuara në Hagë e ka klasifikuar masakrën në Srebrenicë.

Grujiçiq, po ashtu, e kishte pranuar edhe mbështetjen e liderit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i cili është liruar nga akuzat për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata në Hagë në muajin mars. Prej atëherë atij i është ndaluar hyrja në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë.

“Pozicioni im është i qartë. Gjithnjë kam thënë se ajo që ka ndodhur në Srebrennicë ishte krim i tmerrshëm kundër popullatës së Bosnjës dhe se, po ashtu, ka pasur krime të tmerrshme kundër popullatës serbe në Bosnjë”, i pati thënë Grujiçiq, Radios Evropa e Lirë, në muajin prill të këtij viti.Babai i Grujiçiqit është vrarë duke i mbështetur forcat serbe gjatë luftës në Bosnjë.

“Krimet këtu janë kryer kundër të dy komuniteteve”, i tha Grujiçiqi agjencisë AFP pas zgjedhjeve, duke shtruar pyetjen se “a do të kemi jetë më të mirë në Srebrenicë nëse ne themi se ishte gjenocid”?

 

Çka do të ndodhë me Potoçarin?

Në muajin maj, organizata joqeveritare, Nënat e Srebrenicës, e kishte publikuar një letër të hapur, në të cilën ka shprehur dyshime për kandidaturën e Grujiçiqit dhe çka do të thoshte kjo për memorialin e gjenocidit dhe për varrezat në Potoçari.

“Ne jemi të frikësuara, pasi një person i ri, i quajtur Mlladen Grujiçiq, po garon për kryetar të komunës, derisa njëherësh thotë se kurrë nuk do ta njohë gjenocidin. Ai është një i ri i cili shpreh dyshime për luftën në të cilën janë vrarë djemtë tanë. Ne jemi të frikësuara pasi ai mund të fitojë për shkak të lojërave politike në prapaskenë. Çka do të ndodhë atëherë me fëmijët tanë dhe shtëpitë e tyre të reja në Potoçari”? – kanë shkruar Nënat e Srebrenicës.

 

Kryetari i deritashëm i Srebrenicës, Qamil Durakoviq, ka shprehur shqetësim se zgjedhja e Grujiçiqit do të ndikoj që “numri i vogël i boshnjakëve, që aktualisht janë kthyer në qytet” përsëri të largohen.

Më tutje , duke e përshkruar politikën e Grujiçiqit, Qamil Durakoviq thotë: “Nëse ju si individ e madhështoni kriminelin e luftës (Ratko Mlladiq) dhe me fotografinë e tij paraqiteni publikisht dhe nëse fushatën tuaj gjatë 10-15 ditëve e ka udhëhequr Vojisllav Shesheli, atëherë nëse jeni boshnjak që e ka mbijetuar gjenocidin, kjo flet mjaft se sa ai është i gatshëm për të punuar për interesin e të gjithë qytetarëve”, tha Qamil Durakoviq.

Analisti politik në Sarajevë, Sërgjan Puhallo, ka shprehur dyshime të ngjashme.

“Nëse serbët vijnë në pushtet në Srebrenicë, ne e dimë se çfarë qasje për masakrën kanë ata dhe se si ata do t’i trajtojnë viktimat e asaj që ata e quajnë krim i rëndë, ndërsa boshnjakët e quajnë gjenocid”, i tha Radios Evropa e Lirë, analisti Puhallo.

Aktualisht, në Bosnjë Hercegovinë tensionet janë të larta për shkak të referendumit të mbajtur në Republikën Serbe për “festën kombëtare”. Këtë referendum, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka vlerësuar si jolegjitim.

Në referendumin e mbajtur në muajin shtator, votuesit me shumicë të madhe kanë votuar për shënimin e festës kombëtare më 9 janar, që është dita kur është shpallur deklarata e njëanshme e pavarësisë nga Bosnja.

Bosnjë Hercegovina përbëhet nga federata Myslimano-kroate dhe Republika Serbe. (b.an)

Next Post
Bie nga biçikleta e vdes pasi bën selfie, i shoqi sugjeron: Kaskë e detyrueshme me ligj për çiklistët

Bie nga biçikleta e vdes pasi bën selfie, i shoqi sugjeron: Kaskë e detyrueshme me ligj për çiklistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

February 16, 2026

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In