• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Squllja sistematike e retorikës për heqjen e “Non Grata-s”

by Ylli Pata
08/03/2025 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Propaganda frenetike e trurit të PR të Sali Berishës, nuk e hodhën në mënyrë spontane fabulën e “rënies së Non Gratës”, sikur ajo të ishte një gjethe që bie në vjeshtë e çelet në pranverë.

Ishte e pritshme kjo strategji komunikimi, apo fabul, pasi u përdor coby paste, thuajse në të njëjtën mënyrë në fundin e vitit 2016 dhe thuajse deri në gjysmën e vitit 2017, i cili ishte gjithashtu një vit zgjedhor siç është viti aktual.

Në vitin 2016, pra pas nëntorit kur fitoi Donald Trump për herë të parë, duke përdorur edhe deklaratën e Edi Ramës, bombarduan opinionin se tashmë presidenti i ri do ta varrosë.

Por, natyrisht nuk u treguan të kujdeshshëm, por si gjithmonë tafmaqarë, duke hapur disa linja sulmi njëherësh.

Përceç Edi Ramës që e bënë të përfunduar, nisën të sulmonin fort edhe ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Nisën lajmet virale se “u shkarkua!”. “U thirr për ta shkarkuar etj etj”.

Ka një protokoll tashmë të njohur kur ndryshon administrata amerikane, ku selitë diplomatike pësojnë një stand by, për tu konsultuar me politikat dhe piketat e reja të shefave që kanë ardhur. Piketa, që natyrisht janë të aspektit strategjik, por edhe politik, për ta përshtatur edhe me politikëne e brendshme. Pasi Amerika është një vend që ka zgjedhje çdo dy vjet, jo katër. Në 2027 janë zgjedhjet e midterm-it për një pjesë të rëndësishme të Kongresit Amerikan, zgjedhje që kanë peshë potenciale për vijueshmërinë e mandatit të presidentit në lidhje me vendimet e tij.

Ndërkaq, siç ndodh me të gjithë zyrtarët, në fund të vitit kalojnë festat në vendin e tyre, ku përpos festimeve famljare, kanë edhe mbledhje e festime me kolegët e Departamentit të Shtetit,

Janari 2017, hyri në propagandën e PD-së sërish frenetik siç ishte dhjetori, duke përdorur betimin e Presidentit si një as i rëndësishëm propagandistik. Ku nisi edhe frenezia e lobimit për të siguruar një vend në spektaklin e betimit.

Siç dihet tashmë, përveç të zakonshmit Fatmir Mediu, morën pjesë edhe Lulzim Basha, Ilir Meta e Petrit Vasili. Por jo në teatrin kryesor të ceremonisë, por shesh, ku u bënë qull nga shiu edhe pse kishin blerë mushama në dyqanët që fituan paq atë ditë.

Por zyrtari shqiptar i vetëm që ishte në teatrin qëndror të ceremonisë së betimit, e në mjediset e brendshme protokollare ishte vetëm ambasadorja e atëhershme e Shqipërisë në Uashington, Floreta Luli Faber. Pasi organizatorët e ceremonisë janë seriozë e korrekt me njohjen e kredencialeve në lidhje me përfaqësuesit e vendeve aleate, mike, apo edhe rivale.

Ndërkaq, me ardhjen e shkurtit e marsit, fabula u çmontua dalëngadalë. Donald Lu erdhi në Tiranë, duke e shtyrë mandatin edhe një vit, ç’ka stresoi më shumë Berishën që drejtonte nga prapaskena opozitën, e Metën që nga mazhoranca po bënte përpjekjet për të larguar Edi Ramën.

Nga stresi i vijimit të politikës ashtu siç ishte, dhe rikthimi i të njëjtit ambassador, nisi lobimi frenetik me lumenj parash, për të blerë influencën në Kongres, pranë njerëzve që mund të gjenin kontakt me Donald Trump e njerëzit e tij.

Lobimi qe aq frenetik, sa siç dihet u përdorën kontrata me shuma marramendëse, çka më pas bëri që edhe PS të lobojë po zyrtarisht, për të rrëzuar narrativën që hapnin në Kongres opozita për Shqipërinë si “narkoshtet”. Nga mungesa e një rezultati në lobim, çoi më pas në aktivizimin planit kamikaz të çadrës, ku u synua të bllokoheshin institucionet, duke pamundësuar zgjedhjet dhe kreun e shtetit që i mbaronte mandate atë vit. E në krye të shtetit ishte një president i PD-së.

SHBA, domethënë administrata Trump e kundërshtoi menjëherë dhe ashpër këtë strategji, duke ju referuar edhe tensionit në rajon. Ku në Maqedoninë e Veriut ndodhi edhe më keq, ku lideri i opozitës dhe lideri i partisë Aleanca Shqiptare u masakruan keqas.

Ndërkaq, në qershor, pasi PD dhe Meta nuk pranoi të tërhiqen u soll në Tiranë një zyrtar i lartë si Hoyt Brian Yee, i cili i detyroi të terhiqeshin. E gjitha kjo ndodhi pasi nuk donin të votohej vettingu, po kërkohej një negociatë për reformën në drejtësi. Gjë që admistrata e Trump nuk e pranoi. E pas kësaj i bëri letrat e Non Gratës Berishës, duke i hequr në fillim vizën për të dhe familjen e vet.

Ndërkaq, edhe në fund të vitit të shkuar e në janar, u përdor e njëjta strategji, ku u bombardua opinioni se Trump do të përqafohet me Sali Berishën sa ta shikojë. Tezat publike ishtin të bujshme: Ka rënë Non grata, thonin eksponentë të lartë të opozitës. Ndërkaq, në mediat e tyre shkruhej se Yuri Kim u shkarkua dhe po hetohej.

Fotoja e shpërndarë nga Ambasadorja Kim, në një nga mjediset e State Departamentit me Sekretarin Marco Rubio, menjëherë pas nisjes nga punë nuk ishte aspak e rastësishme. Por një sinjal i dukshëm i dhënë me viston e bosit të madh.

Ndërkaq, siç po shikojmë këto ditë, kur edhe ndihmat për USAID-in nuk u shkrinë pasi e vendosi Gjykata Supreme, Marco Rubio nga ana e tij ka mbrojtur stafin e tij në një debat të zjarrtë me Elon Musk në Shtëpinë e Bardhë, por edhe lëvizje të tjera, po përjetojmë gati njësoj 2017-n.

Kurse sinjali më i fortë ishte ai dhënë nga Sekretari Rubio ndaj Milorad Dodikut. i cili përveçse një aleat i Rusisë, është edhe i shpallur Non Grata. Madje jo nga Departamenti i Shtetit, por nga ai Thesarit, që në esencë është njësoj, por një çikë më i zbutur.

Rubio, në mënyrë të qartë sulmoi Dodikun, duke e quajtur “kërcënim serioz”. Ky ishte një mesazh tipik amerikan, jo vetëm për Dodikun, por natyrisht për rajonin, aleatët e Dodikut, e sipas gjasave, edhe “bashkëvuajtësit e tij” në lidhje me sanksionet amerikane.

Dhe Dodiku, është një nga lobuesit më të mëdhenj në SHBA, ku serbët prej kohësh harxhojnë para për të krijuar një kënd që mendojnë mirë për ta në korridoret e Uashingtonit. Dhe ja kanë arritur, pasi në disa korridore të politikës amerikane flitet herë pas here për Serbinë, madje shikohet deri atje ku flitet se edhe kanë bërë gabim që e kanë bombarduar.

Por në fund, politika zyrtare, siç e bëri të ditur Rubio sot nuk ndryshon asnjë milimetër. Blinken, madje mori edhe avokat për një proces në Bosnjë, Rudi Gulianin, ish-avokatin e Trump, por nuk i piu fare ujë. Dhe mendo sa ka qenë tarifa ditore e Giulianit.

Edhe këtu Sali Berisha, arriti të pajtojë një strateg të rëndësishëm republikan, i cili ka qenë në ekipin e madh të fushatës së Trump, kryesisht për votën latine. i cili e ka thënë që në ditët e para se ai nuk merret me Non Grata-n se nuk është lobist.

Propaganda megjithatë nuk ndaloi, e u hap fjala se doktorit do t’i jepet një “vizë speciale”, edhe pse askush se di çfarë është. Në fund, Berisha i vuri vulën kur tha se nuk ka as ftesë e as vizë. Pra me fjalë të thjeshta, ndërsë serbët e Bosnjës kanë një president Non Grata, ne kemi një kandidat për kryeministër që është Non Grata.

Next Post
7 orë në Pallatin e Brigadave/ Mbaron mbledhja maratonë, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

7 orë në Pallatin e Brigadave/ Mbaron mbledhja maratonë, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In