• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sqarimi i gazetarit: “Die Welt” nuk tha që Thaçi do të gjykohet nga Specialja

by
09/08/2015 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sqarimi i gazetarit: “Die Welt” nuk tha që Thaçi do të gjykohet nga Specialja

Gazetari Enver Robelli, ka reaguar ndaj një artikulli që ka dalë në mediat vendore dhe ato të Shqipërisë, të cilin ai e ka shkruar për gazetën gjermane “Die Welt”.

Robelli ka mohuar se në tekstin e tij dhe të gazetës gjermane të kenë thënë se kanë njohuri nëse Thaçi do të gjykohet nga Specialja, sikurse ka thënë se nuk bëjnë pjesë në spekulimet se kush mund të akuzohet dhe gjykohet nga kjo gjykatë.

Po e postojmë të plotë reagimin e Robellit:

1. Lajmi i dhënë në disa mediume online se Hashim Thaçi do të gjykohet (sic!) për krime lufte është spekulim.

2. Ky spekulim është bërë së pari nga gazeta e Tiranës “Shekulli” duke iu referuar gabimisht një artikulli të botuar në gazetën gjermane “Die Welt”.

3. “Die Welt” nuk shkruan se Thaçi do të gjykohet, por vetëm se ai po frikësohet nga aktakuza. Rrjedhimisht, gazeta në titull vetëm sugjeron se Thaçi mund të ndihet i kërcënuar nga aktakuza. Fundja, prokurori amerikan Williamson, në kuadër të hetimeve, ka intervistuar Thaçin dhe ish-prijës të tjerë të UÇK-së.

4. Si autor i tekstit nuk kam informacion se kush do të akuzohet dhe nuk marrë pjesë në asnjë spekulim në këtë drejtim, siç është bërë modë ditëve të fundit. Në atë moment që do të kem një informacion të besueshëm për emrat që do të akuzohen, lajmin do e publikoj menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

5. Apeloj te të gjitha mediumet që t’iu shmangen spekulimeve dhe mos të shpërndajnë mjegull duke keqinterpretuar, keqlexuar dhe keqpërkthyer tekstet që botohen në shtypin ndërkombëtar. Me këtë qasje dëmtohet kredibiliteti i mediumeve dhe goditen nën brez gazetarët që kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale.

6. Artikulli është shkruar për gazetën zvicerane “SonntagsZeitung” dhe gazeta “Die Welt” e ka marrë atë në marrëveshje me redaksinë në Zürich. Titulli i shkrimit në “SonntagsZeitung” është “Kosova në përqafimin ngufatës të gjarprit”. Titulli i botuar në “Die Welt” është i kësaj redaksie.

7. Është fakt se të gjithë ish-liderët e UÇK-së po frikësohen se mund të akuzohen. Për këtë së fundi ka shkruar edhe revista prestigjioze “The Economist”. Por, kjo nuk i jep të drejtë asnjë mediumi online në viset shqiptare që të merret me spekulime për klikime.

Next Post

Restoranti më romantik i mundshëm (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In