• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’pyesin më për ne, kanë Berlinin dhe Romën”, historiani grek: Pse Tirana nuk shqetësohet për veton tonë

by Java News
06/03/2024 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani dhe filozofi grek, Constantinos Filis ka bërë një koment në gazetën “Kathimerini” për çështjen e dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në shkrimin e tij të gjatë me titullin “Dënimi i Belerit, një thirrje zgjimi” ai thotë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si arsye për ndryshimin e politikës së jashtme të Greqisë në raportet me Shqipërinë, por edhe më gjerë ndaj Ballkanit Perëndimor.

Autori kujton se pas pak ditësh do të bëhet një vit nga ekspozita me vepra dhe skulptura mikse të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Athinë. Në atë kohë, sipas tij, kishte optimizëm se Shqipëria do të pranonte propozimin e Greqisë për të dërguar në Hagë çështjen e kufirit të zonave detare midis dy vendeve, duke kapërcyer pengesat e ngritura pas anulimit të marrëveshjes të vitit 2008 nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ai thotë se në atë kohë kishte një qasje të kujdesshme të Athinës ndaj Kosovës, por në përgjithësi kishte një mbështetje të Greqisë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria, është ndikuar prej disa vitesh nga vende të veçanta, padyshim që i përket sferës së influencës së Shteteve të Bashkuara, por edhe shteteve evropiane, si Gjermania dhe Italia, por edhe Turqia kanë një ndikim të fortë në Tiranë. Me sa duket është Berlini dhe Roma që i japin Ramës besimin se nëse është e nevojshme, ai do të anashkalojë çdo veto greke, ose më mirë, për ta thënë më troç, se Greqisë do t’i bëhet presion që të mos bllokojë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” – shkruan Filis.

Në këtë linjë analisti grek thotë se për të evidentuar dhe forcuar rolin e Tiranës në rajon “kryeministri shqiptar mban rregullisht konferenca rajonale (me pjesëmarrjen e liderëve europianë), promovon projektet e ndërlidhjes kryesisht në infrastrukturë dhe transport ndërmjet shteteve të rajonit, është një nga nismëtarët e krijimit të zonës së tregtisë së lirë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht që reklamohet si përfaqësuesi kryesor i popullatave shqiptare të Ballkanit, gjë që natyrisht acaron lidershipin e shqiptarëve të Kosovës.
Javët e fundit, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Turqinë, përuroi bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor (po diskutohet edhe për një bazë detare të ngjashme), ka marrë dronë turq Bayraktar TB2, ndërsa në fund të marsit pas dritës jeshile të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me Italinë për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve brenda territorit shqiptar. E gjithë kjo u shtohet përpjekjeve të Tiranës për të marrë një rol udhëheqës në çështjet rajonale dhe për t’u bërë një pikë referimi, në mënyrë që më vonë Greqia të mos e ketë të lehtë të vendosë pengesa në perspektivën e saj evropiane” – shkruan ai.

Analisti grek thotë se në këtë linjë edhe çështjes “Beleri”, Rama i ka mëshuar idesë se “i përket sistemit të drejtësisë” që ka mbështetjen e amerikanëve dhe evropianëve dhe që po merr më shumë pushtet se legjislativi dhe ekzekutivi.

“Shqipëria po krijon në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive mburoja mbrojtëse përmes partneriteteve dhe bashkëpunimeve me aktorë të fuqishëm brenda Perëndimit, madje duke shitur teza antiruse dhe duke u bërë më simpatike ndaj lidershipeve dhe qarqeve të caktuara.

Në fund të fundit, çështja Beleri është një alarm zgjimi për diplomacinë greke në raport me Ballkanin Perëndimor dhe ekuilibrat dinamikë dhe të rinj që mbizotërojnë. Ne duhet të kemi një plan dhe një vizion për të rikuperuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe universale në rajon, sepse konkurrentët tanë tashmë janë vendosur strategjikisht në tabelën e shahut dhe jo vetëm nga Lindja” – mbyllet shkrimi në Kathimerini.

/f.s

Next Post
Leka II sot në Kosovë, që të takojë Haradinajn

"Ndërro rrugë kur të më shikosh", zbardhet dëshmia e Lekës: Ish-vjehrri më qëlloi me statujë. Më grisi xhupin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In