• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Sputnik-V”/ Vaksina anti-COVID mund të testohet në Turqi për fazën finale, Koca: Morëm një kërkesë nga Moska

by Java News
11/09/2020 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia po shqyrton një kërkesë nga Rusia për të kryer provat e fazës së tretë të vaksinës anti-Covid të zhvilluar prej saj, tha të enjten (10 shtator), Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, duke shtuar se një vendim do të merret në javën e ardhshme.

Rusia njoftoi zhvillimin e vaksinës “Sputnik-V”, vaksina e parë anti-Covid e regjistruar në botë, si provë e aftësisë së saj shkencore.

Por, vendimi i Moskës për të dhënë miratimin për vaksinën e saj para se të përfundojë provat klinike, ka ngritur shqetësime në mesin e disa ekspertëve.

Duke folur para gazetarëve pasi zhvilloi bisedime me zyrtarë lokalë të shëndetit në Turqinë juglindore, Koca tha se faza III e punës tashmë kishte filluar për një vaksinë nga Kina, dhe shtoi se kërkesa ruse po vlerësohej.

“Ne morëm një kërkesë në lidhje me provat e fazës së tretë për këtë vaksinë. Ne pamë që kjo dosje e aplikimit ishte e mjaftueshme, se përpjekjet para-klinike, si dhe puna e fazës I dhe II ishin përfunduar”, tha Koca.

“Ekipi ynë shkencor për zhvillimin e vaksinave do të bëjë vlerësimin e tij mbi këtë çështje në ditët në vijim. Ne ndoshta mund të lejojmë që Faza III të punojë për vaksinën ruse javën e ardhshme”, tha ai, duke shtuar se 13 vaksina anti-covid janë duke u zhvilluar në Turqi, por vetëm në fazën e parë, shkruan Reuters.

Vaksina ruse Sputnik-V administrohet në dy doza, secila bazuar në një vektor të ndryshëm që normalisht shkakton ftohjen e zakonshme: adenoviruset njerëzore Ad5 dhe Ad26.

Disa ekspertë kanë thënë që përdorimi i këtij mekanizmi shpërndarës mund ta bëjë një vaksinë COVID-19 më pak efektive.

Rusia ka thënë se pret të prodhojë midis 1.5 milionë dhe 2 milionë doza në muaj deri në fund të vitit, duke rritur gradualisht prodhimin në 6 milion doza në muaj.

g.kosovari

Next Post
Studimi/ Koronavirusi në SHBA mund të ketë qenë i pranishëm që në vitin 2019

Studimi/ Koronavirusi në SHBA mund të ketë qenë i pranishëm që në vitin 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In