• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sputnik e shpreh hapur: Shpejt, BE do detyrojë Serbinë ta njoh Kosovën

by Java News
05/06/2017 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç u betua si President më 31 maj. Ai e mori detyrën pas fitores së zgjedhjeve më 2 prill ku mori më shumë se 55 për qind të votave.

Megjithatë, fitorja e tij u shoqërua me protesta në të cilat demonstruesit bënin thirrje për një rinumërim.

Kundërshtari i tij, Sasha Jankoviç ka pretenduar se kishte parregullsi gjatë votimit ku rezultuan 319 mijë vota të panumëruara. Vuçiq iu kishte kundërpërgjigjur duke porositur të bëhet rinumërimi para kamerave televizive. Kolumnisti rus, Igor Pshenchinkov vë në dukje se më pak se gjysma e serbëve favorizojnë rrugën drejt integrimit evropian nën udhëheqjen e Vuçiqit.

Sipas një sondazhi 47.7 për qind e të anketuarve gjatë muajit mars u përgjigjen me ‘po’ në pyetjen se ‘A e mbështesin hyrjen e Serbisë në BE’, 39 për qind kanë thënë jo, ndërsa 13.3 për qind janë shprehur të pasigurt.Tradicionalisht Serbia është pro-ruse dhe shumica e serbëve favorizojnë lidhjet e ngushta me Rusinë. Një sondazh i vitit 2015 tregon se 68.2 për qind e serbëve favorizonin aleancën me Rusinë. Të anketuarit u shprehën gjithashtu se mbështesin një bashkim politik dhe ekonomik me Rusinë e jo me BE-në.

Rëndësia e lidhjeve mes Rusisë dhe Serbisë është demonstruar nga fakti se Vuçiq organizoi një vizitë në Moskë vetëm një javë përpara zgjedhjeve dhe zhvilloi takim me presidentin rus, Vladimir Putin.Pavarësisht nga kjo, Vuçiq ka hedhur poshtë perspektivën e integrimit ekonomik me Rusinë në favor të BE-së, kërkesat e të cilëve janë jopopullore brenda vendit.

Çështjet më të diskutueshme janë njohja e Kosovës e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe pjesëmarrja në NATO.“Sjellja e legjislacionit të Serbisë në përputhje me normat e BE-së nuk është një problem i madh, edhe pse kjo kërkon punë. Problem kryesor dhe kusht kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE është njohja zyrtare e pavarësisë së Kosovës. Vuçiq është duke shkuar ngadalë drejt këtij momenti të tmerrshëm për të gjithë serbët – ngadalë por me siguri”, thotë Pshenichnikov.

Dialogun Prishtinë-Beograd, Pshenichnikov e sheh si mësim për serbët për ta kuptuar ngadalë se Kosova është shtet i pavarur.Sputnik-u rus raporton se Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 qershor dhe favoriti në garën për kryeministër është ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, njëherit lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në prill, Serbia pa sukses u përpoq të ekstradojë Haradinajn nga Franca nën akuzat për krime lufte.Media në fjalë shkruan se zgjedhja e Haradinajt kryeministër do të rrisë tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës, pasi Vuçiç do të jetë i detyruar të mbajë bisedime në Bruksel në lidhje me ‘normalizimin e marrëdhënieve’ me Haradinajn.

Në takimin e fundit me përfaqësuesen e Jashtme të BE-së, Frederica Mogherinin, Vuçiq ka thënë se firoja e afërt e Haradinajt është vendosur për të hapur një mori problemesh.

Vuçiq është duke shpresuar se integrimi në BE do t’i mundësojë Serbisë për të arritur rritjen e nevojshme ekonomike. Megjithatë, kjo kërkon integrimin me NATO-n e cila vrau mijëra serbë në vitin 1999 gjatë sulmeve ajrore.“Publikisht Vuçiq deklaron se Serbia ka zgjedhur neutralitetin ushtarak. Në të vërtet Serbia nuk ka asnjë lloj të neutralitetit ushtarak”, thotë Pshenichnikov.

Shumë komentues mendojnë se formula e neutraliteti ushtarak kishte për qëllim parandalimin e krijimit të një aleance ushtarake efektive me Rusinë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ofendoi dhe goditi me grushte infermierin në QSUT, arrestohet 45-vjeçari

Ofendoi dhe goditi me grushte infermierin në QSUT, arrestohet 45-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In