• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Spurdhjakë, leh sipas zakonit”, Murrizi shpërthen keq ndaj Fevziut dhe Markut: Askush nga këta bilbilush që janë…

by Java News
26/02/2019 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Myslym Murrizi në një sqarim për Blendi Fevziun dhe Mark Markun pas diskutimeve të mbrëmshme në emision lidhur me deputetin demokrat i cili refuzoi të djegë mandatin e tij.

Murrizi ka mohuar deklaratën e publikuar dje në monitor nga Fevziu duke iu kthyer me gjuhë të ashpër Fevziut dhe Markut e duke i quajtur spurdhjakë.

‘Nuk kam thënë kurrë Blendi se kam folur as me Amerikanet e as me Anglezët apo Gjermanët, se ata për mua kanë folur hapur dhe publikisht, mirepo ju i ngaterroni ata me ish oficerët e sigurimit se ata flisnin fshehurazi me vemje pa personalitet, kur i rekrutonin dhe i pagezonin me pseudonime’, shkruan Murrizi.

Mes të tjerash Murrizi ka rrëfyer se i pari që ka hedhur idenë e djegies së mandateve ka qenë ish deputeti Eduart Halimi i cili dorëzoi madnatin një muaj më vonë.

‘Askush nga keta bilbilush që janë sot në kryesi nuk guxon të artikulojë një fjali për ndryshimin e ligjit se nuk i voton njeri as për kryeplak Mark, jo më për deputet.

Nuk jam pjesë në misionin e shkatërrimit të politikës së këtij vendi prej 28 vitesh dhe kurrë nuk dua të bëhem pjesë e kthimit te vendit në monizem, sepse kam qenë në dhjetor të vitit 1990 pjesë e studentëve dhe ndër themeluesit e PD që solli pluralizmin.

Nuk mendoj kurre që jemi fanar ndriçues si PD apo hedhim valle në goje të ujkut, kur ata që kanë sjellë PD në pushtet në vitet 1992 dhe 2005 thonë mos i dorëzoni mandatet’, shkruan mes të tjerash Murrizi.

Postimi i plotë:

NJE SQARIM PER BLENDIN E OPINIONIT DHE MARK MARKUN

Se pari, te lehesh sipas zakonit per njerez qe nuk i ke perballe eshte tipar spurdhjakesh ne demokraci dhe pune spiunesh ne komunizem.

Se dyti, une jam ketu dhe nese pranoni te ftuar pa para ne studiot tuaja, vij kur te doni dhe me ke te doni.

Po ashtu e kam te hapur tel non stop, se nuk e kam mbyllur as ne vitin 1997 kur isha ne gjygj per mandatin e pare te deputetit me Rustemin e Çim Gjates“demokratit”.

I kam derguar 3 sms Afrim Krasniqit, i cili me njeh prej vitit 1990, por nuk e di pse nuk guxoi ti lexonte e as pati kurajon te me hap tel.

Asnje paçavure e asaj mender deklarata qe u shfaq ne monitor nuk eshte artikuluar nga Myslim Murrizi.

Ma gjeni se ku dhe kur eshte bere nga ana ime ajo deklarate???

Une kam 29 vite ne politike dhe nuk jam gagaç studiosh qe te shprehem si keta qe vijne ne kuvend pse kane vjedh batanije.

Mbaj mend shume dhe nuk kam lajthit qe te kete patur zgjedhje ne vitin 95 por 92-94-96-97-98-2000-2001 e me radhe.

Markut i them qe te pyes sufleret mediatik brenda grupit parlamentar te PD qe bejne rregjistrime policeske, se ne cilen mbledhje kam qene dakort me djegien e mandateve??

Asnjehere nuk kam qene dakort Mark per djegien, bile kam qene dhe kundra braktisjes se kuvendit.

I pari “ radikal” qe ka hedhur idene e djegies se mandateve Mark, ka qene ish deputeti Eduart Halimi qe pas 1 muaji e dorezoi vete

Asnje hall nuk kam Mark, sepse jam i pari deputet qe i jam drejtuar autoritetit te dosjeve per te marre pergjigje mbi sigurimin e shtetit, gje te cilen as deputetet e tjere, as kryesia e as keshilli kombetare Mark nuk guxojne se mbushin breket, edhe pse e kemi ne mender statut.

Bile as Ti Mark me duket se nuk ke vajtur andej edhe pse ke qene 24 vjeç ne vitin 1990 e ke punuar te gazeta Zeri i rinise kur une o Mark jam ngritur kundra zerit te partise, te rinise, te frontit etj

As nje hall nuk kam Mark se nuk kam mare asnje lek nga parat publike prej 29 vitesh dhe nuk me bie mendja as te SPAKU as te BKH

Une o Mark jam vetem njeri TERRENI dhe jo bythec studiosh, se kam dale deputet ne vitin 1997 kur Ti o Mark por dhe shume qe bejne sot ciu ciu nuk di se ku keni qene dhe çfare kontributi keni ne PD.

Ti o Mark je bere deputet ne vitin 2009 nga ky ligj hipokrit pa i dhene doren nje demokrati te vetem ne jeten Tende.

Kam 5 vjet o Mark qe kam ngritur nga zero PD e Lushnjes te lene ne mes te 4 rrugeve nga keta qe jane kthyer sot si hajdut te rikuperuar.

Kam kaniduar i pavarur Mark ne vitin 2005 dhe kam marre aq vota sa nuk i kane marre dot gjysma e antareve te kryesise se PD sot, kur kane kaniduar nga PDR.

Nuk kam thene kurre Blendi se kam folur as me Amerikanet e as me Anglezet apo Gjermanet, se ATA per mua kane folur hapur dhe publikisht, mirepo Ju i ngaterroni ATA me ish oficeret e sigurimit se ata flisnin fshehurazi me vemje pa personalitet, kur i rekrutonin dhe i pagezonin me pseudonime.

Une kam vetem nje emer Blendi, Myslim Murrizi dhe nuk kam emer tjeter, edhe pse Ty ndoshta nuk te pelqen apo habitesh qe pse nuk kam emer tjeter ???

Une nuk kam ardhur ne politike me te shkelme syrin, as nga ppsh, as nga sigurimi e as gjoja se jam shume i rendesishem siç kerkojne te prezantohen jo pak spurdhjake se gjoja i ka sjelle Amerika, Sorrosi, TRUMPI, apo bejne lojen e madhe se kane konspiracion me CIAn, kur nuk i pjerdh njeri as ne familje e ju rrine gatitu apo ju lajne çorapet grave.

Une o Blendi dhe Ti Mark nuk e kam dorezuar mandatin se nuk ma kane dhuruar pse fola nje here ne çader, nuk ma kane falur si refugjat pse kam para, nuk me kane mare nga rruga apo nga hiçi pa qene kurrkushi ne parti e me bene direkt deputet.

Une nuk jam ushtar qe te bej amina hoxhe vendimeve te shpallura nga Basha te djelen, pastaj tallet duke pyetur deputetet te henen dhe kryesine te marten e keshillin kombetare te merkuren.

Une kam qene dhe jam i vetmi qe kam debatuar ne grup e ne foltore te kuvendit se jam kundra ketij ligji zgjedhor bastard, qe ushqen enderrat e lloj lloj funderrine e kermilli politik se me servilizem ndaj kryetarit mund te marre nje mandat deputeti.

Askush nga keta bilbilush qe jane sot ne kryesi nuk guxon te artikuloj nje fjali per ndryshimin e ligjit se nuk i voton njeri as per kryeplak Mark, jo me per deputet.

Nuk jam pjese ne misionin e shkaterrimit te politikes se ketij vendi prej 28 vitesh dhe kurre nuk dua te behem pjese e kthimit te vendit ne monizem, sepse kam qene ne dhjetor te vitit 1990 pjese e studenteve dhe nder themeluesit e PD qe solli pluralizmin.

Nuk mendoj kurre qe jemi fanar ndriçues si PD apo hedhim valle ne goje te ujkut, kur ata qe kane sjelle PD ne pushtet ne vitet 1992 dhe 2005 thone mos i dorezoni mandatet.

Ndoshta e kam “ gabim” qe mes deklaratave te SHBA, BE dhe PPE ku PD ben pjese dhe vendimit te Çimit te Rustemit, Ivit te Spiros, Oertit te Samiut, Enos,Bardhit,Benit,Gazit,
Fredit,Orjoles, Mondit, Endrit, Enkelejdit,Tomorrit,Albanes,Florit,Jorides,Mulit,Dhurates, Jeminit, Sahitit, Edit , Bujarit e Belindit,( qe te gjithe se bashku nuk bejne dot 200 vota), kam degjuar te PARET
(I kerkoj ndjese ndonjerit qe mund ti kem harruar emrin nga antaret e kryesise).

Ndaj jam i hapur dhe i gatshem, nese ju lejojne qe te jem ne studion Tuaj Blendi me cilindo perballe dhe kur te duash per te folur Shqip dhe troç pa ardhur verdalle me fjale te medha si P… neper breke siç jo pak here kam pare e degjuar prej 29 vitesh.
Shpresoj ne mirekuptimin TUAJ BLendi dhe Mark.

E.Xh./

Next Post
Skandali/ Kardinali shpallet fajtor për abuzimin seksual të dy djemve

Skandali/ Kardinali shpallet fajtor për abuzimin seksual të dy djemve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In