Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Sprinter”, në kuadrin e të cilit u arrestuan dy shtetas, më konkretisht:
E.P., 33 vjeç, banues në Tiranë.
M.D., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e lartpërmendur u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin fugon tip “Sprinter”, me të cilin po transportonin 36 shtetas sirianë.
Shtetasit E. P. dhe M. D. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
/a.r