• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’premtoj autobusë falas, as…”/ Bejko: Belo, kandidati i LSI, u vu në dispozicion të anti-amerikanizmit!

by Java News
18/04/2023 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në hapjen e fushatës ka pasur edhe një koment për Belind Këlliçin, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha. Duke e quajtur si kandidat i LSI, Bejko tha se Belo është vënë një dispozicion të politikës antiamerikane. Bejko tha se Belo dhe Lali, referuar Erion Veliajt, janë fotokopje e njëri-tjetrit.

“E keni dëgjuar ju ndonjëherë Belind Këllicin të denoncojë ndonjë oligark apo ndonjë kullë?!! Si ka mundësi se bënë ndonjëherë? Është shumë e thjeshtë . Shefat e tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk ja lejojnë, sepse i kanë të lidhura interesat me oligarkët e Tiranës dhe Shqipërisë. Belind Këllici, me keqardhje e them, është vënë në dispozicion të politikës antiamerikane në Shqipëri. Po përdoret si levë e politikës së vjetër Meta -Berisha. duke përfaqësuar politikën e vjetër 33-vjeçare në Shqipëri . Prandaj, si Belo si Lali janë fotokopje e njeri tjetrit. Nuk ka asnjë dallim midis tyre në qëllimet që kanë për këto zgjedhje. Trinomi Berisha Meta RAMA janë bashkë dhe kjo ska asnjë pikë dyshimi.  Nuk mund të ketë jetë politike gjysma e sistemit pa gjysmën tjetër! Dhe interesat lidhen pikërisht te ndërtimet e Tiranës  të  Erion Veliajt. Shikoni se çfarë po u bëjnë pronarëve të tokave në Tiranë. Po ja u zhvatin. Në disa raste kemi shpronësime me dhunë. Në disa raste shpronësime jashtë çmimeve të tregut. Vetëm e vetëm që oligarkia politike të qerasë oligarkinë ekonomike që i mban këta në pushtet. E megjithatë, megjithëse kemi përballë kastën e vjetër politike  shqiptare dhe interesat e tyre financiare, ne jemi besimplotë në betejën tonë se do t’ia dalim. Sepse do të kërkojmë votën e demokratëve, votën e njerëzve të lirë, votën e atyre që nuk e durojnë dot këtë kastë politike sepse i ka marrë frymën për 33 vite , sepse mbi 70 përqind e qytetarëve shqiptare janë kundra trinomit Rama-Berisha-Meta dhe do të jenë kundra edhe dy çirakëve të tyre Këlliçi dhe Veliaj”, tha Bejko.

Bejko prezanton vizionin e tij për Tiranën: Nuk premtoj autobusë falas dhe as 2 mln pemë

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka prezantuar vizionin e tij për Tiranën. Ai ironizoi premtimet e 2 kundërshtarëve të tij, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi duke i cilësuar si të paarritshme, e ndërsa u ndal në disa çështje. Ai premtoi zerim të taksave për sipërmarrjet kulturore dhe artistike, për ulje taksash, një muze për viktimat e komunizmit, ulje të ndotjes në kryeqytet dhe vende pune.

“Vizioni im për Tiranën, vizoni ynë për Tiranën, nuk bazohet te premtime utopike me autobusë falas  apo me dy million pemë, por te një vizon realist dhe tërësisht i mundshëm. Një vision qartësisht i djathtë ku në thelb janë vlerat më të mira njerëzore si  merita, konkurenca, morali politik, ndershmëria. Ku në qendër të këtij vizioni  janë identiteti, kultura dhe historia e Tiranës. Ky është një vizion totalisht i kundërt me  dy alternativat majtise që kemi përballë.

Në fakt, ne mund ti premtonim qytetarëve të Tiranës jo vetëm autobusë falas, por edhe një euro për cdo person që merrte transportin publik, apo nga një pemë në cdo shtepi, por ne jemi njërëz serioz. Ne e shikojmë politikën dhe qeverisjen me seriozitet dhe ndershmëri, dhe jo me mashtrime populiste që si beson askush.

Ne jemi për një Tiranë, qytet mikëpritës për studentët me të gjitha infrastrukturat nevojshme, e cila të jetë e gatshme  për të pritur  150 mijë studentë, shqiptar dhe të huaj brenda vitit 2030.

Ne jemi për një Tiranë, ku cerdhet, kopshtet dhe shkollat mos të jenë më shumë se 15 minuta larg shtëpive të cdo familjeje.

Ne jemi për një Tiranë, ku taksat lokale për sipërmarrjet kulturore dhe artistike, apo individë, janë zero.

Ne jemi për një Tiranë, ku tregjet e ushqimeve nuk janë monopol. Dhe ne për këtë, do të ndërtojmë 5 tregje në pikat hyrëse të Tiranës dhe do të nxisim konsumin e ushqimeve me ‘’kilometër zero’,’ për të ndihmuar shitjen e prodhimit të   zonave rurale të tiranës.

Ne jemi për një Riranë, me taksa të ulta dhe taksa për të gjithë. Për të nxitur dhe për ti dhënë frymarrje ekonomisë lokale. Për nxitjen e keonomisë lokale dhe tregut të lirë në do të ndërtojmë  tre zona të lira ekonomike.  Në zonën e Kërrabës , Arbanës dhe Ndroqit.

Ne jemi për një Tiranë, që kujton dhe respekton sakrificën e atyre njërzve që dhanë jetën në kohën e kumunizmit, ku falë sakrificës së tyre ne sot jetojmë në pluralizëm. Për këtë, do të ndërtojmë muzeun dhe monumentin në nderim të të gjithë viktimave të regjimit komunist. Është një turp që në  Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, nuk ka ende një monument dhe muze të mirëfilltë për viktimat e komunizmit. Aq më shumë është turp që e djathta në 33 vite se ka ndërtuar atë.

Ne jemi për një Tiranë, që zbaton dhe i afrohet normave europiane të mjedisit dhe ajrit  deri në fund të mandatit , 350 mikro grimca m3. Dhe jo për një Tiranë, ku smogu dhe ndotja po u merr jetën njërzve duke shkaktuar sëmundje nga më të ndryshmet. 60 përqind më shumë është rritur vdekshmëria si pasojë e demtimit të rrugve të frymëmarrjes në Tiranë, sipas të dhënave të shëndetësisë dhe ekspertëve të saj në Tiranë.

Ne jemi për një Tiranë ku të gjithë kanë mundësi të strehohen. Dhe këtë gjë mund ta bëjë të mundur ulja e barrës fiksale dhe lufta kundër parave të pista në ndërtim. Shtrenjtimi i pronave  nuk tregon aspak zhvilim sic thote  erion veliaj. Përkundrazi, tregon pamundësi jetesë për shumicën e njerzve dhe familjeve që jetojnë në tiranë apo cifteve të reja, që u duhen tre jetë për të blerë një apartament. Rritja e cmimve e cila nuk përputhet me rritjen e rrogave dhe ekonomisë, tregon se këto apartamente janë apartamente që ndërtohen nga paratë e korrupsionit dhe të krimit të cilat kanë prishur cdo rregull të ekonomisë së tregut dhe normalizimit të çmimeve.

Ne jemi për një Tiranë ku shërbimet shëndetsore, klinikat e ndryshme  mos të jenë më shumë se 15 minuta larg çdo familje.

Ne jemi për një Tiranë, ku turizmi është për gjatë gjithë vitit dhe i shumëllojshëm. Dhe për këtë, do do të ketë zero taksa ndaj siperrmarjeve turistike bujtinave dhe startupeve për turizmin në pesë vitet e para.

Ne jemi për një Tiranë ku   transporti publik është  i  kronometuar,  siç ndodhë në të gjitha qytetet europiane dhe ndërtimin  e pesë parkimeve të mëdha në hyrje të Tiranës për të zbutur trafikun brenda qytetit.

Ne jemi për një Tiranë ku zonat e ndryshme historike , ajo otomane, ajo para luftës, e komunizmit dhe asmbali arkitekutror i qendrës të përbëjnë zonat e trashgimisë kulturore të Tiranës.

Ne jemi për një Tiranë ku dallohen qartësisisht pesë zonat urbanistike. Zonat industriale, spitalore, universitare, moderne me kulla  dhe  ajo historike. Dhe jo për një Tiranë kaotike sic është sot, ku nuk kuptohet asgjë dhe që ka reflektuar një mungesë identiteti total dhe, ku reflektohet mungesa e cdo standarti europian për një qytet të banueshëm dhe efikas nga ana ekonomike,  sociale dhe urbanistike. Ne nuk jemi kundër ndërtimit dhe zhvillimit. Industria e ndërtimit përbën një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Tiranës dhe Shqipërisë, ku punësohen mijëra njërëz. Por ne jemi për një qytet ku cdo sektor ka zonën e vet të mirëpërcaktuar, që edhe ekonomia të zhvillohet, dhe njërzit të punueshmet, por edhe që qyteti të jetë i jetueshëm me identitet dhe me hapësirat përkatese sipas funksioneve”, tha Bejko./m.j

Next Post
Drogën e fshehu në thasët me miell/ Furrtari shqiptar arrestohet në Itali

Drogën e fshehu në thasët me miell/ Furrtari shqiptar arrestohet në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

February 18, 2026
“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

February 18, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Dosja “Sterilizimi”, GJKKO mbyll shqyrtimin gjyqësor, ja kur do të shpallet vendimi

February 18, 2026
Tensione në Rrjoll/ Banorët u dalin para fadromave dhe nuk lejojnë punimet, gjashtë të shoqëruar, mes tyre një grua

Tensione në Rrjoll/ Banorët u dalin para fadromave dhe nuk lejojnë punimet, gjashtë të shoqëruar, mes tyre një grua

February 18, 2026
Tirana në mbështetje të UÇK, Balla: Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do sillte destabilizim

Tirana në mbështetje të UÇK, Balla: Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do sillte destabilizim

February 18, 2026
“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

February 18, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Erion Veliaj kërkon lirimin nga paraburgimi, Apeli cakton datën për seancën

February 18, 2026
​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In