• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spoti i një Lulzim Bashe që as ka qenë, e as do jetë kurrë!

by Alfred Peza
23/06/2020 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Lulzim Basha përmes një spoti për ato që pretendon të ketë bërë për Shqipërinë në të shkuarën, nuk ka provokuar thjeshtë reagimet e shumëkujt për manipulimin e të vërtetës, por thjeshtë po kërkon që të na tregojë se çfarë lideri dëshiron që të jetë në të vërtetë. Jo vetëm për nesër, kur beson se do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, por edhe sot kur është thjeshtë kryetar i PD.

Oponencën më të mirë Lulzim Bashës për spotin ia kanë bërë të vetët. Opozitarët e sotëm dhe bashkëudhëtarët e tij të djeshëm, në anijen e qeverisjes përgjatë viteve 2005- 2013. Ja ka bërë Jozefina Topalli, e cila ka qenë Nr. 2 i padiskutueshëm atëherë i mazhorancës së qeverisur nga Sali Berisha. “Ky dështak manipulator si Enver Hoxha”,- shkruan ajo në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin, me një foto të diktatorit.

“Ky paska bërë NATO-n, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin në Shqipëri… Ky ka bërë TAP-in; Ky marrëveshtjen e Stabilizim Asocimit, ky do ketë themelu edhe Partinë Demokratike; edhe në 97’ ky do e ketë ringritur nga hiri… Kryeministri i kohës paska qenë në gjumë gjithë kohën, kurse (ne) të tjerët paskemi qenë në planet tjetër…”- shkruan ajo.

Nuk besoj se makina e tij e propogandës, po rreket që ta manipulojë kaq trashë, historinë e vetëm 7 viteve më parë. Sepse për fatin e mirë, të gjithë janë gjallë dhe memoria, është shumë e freskët. Më shumë sesa një qasje kaq banale, për ta vendosur veten në qendër të një epoke që ishte e Sali Berishës, spoti na tregon diçka krejt tjetër.

Spoti tregon përmes imazheve, dëshirat dhe ëndrrat që fshihen thellë në nënkoshiencën e Lulzim Bashës, për mënyrën sesi ai e sheh veten në skenën politike shqiptare.

Sporti na tregon qartësisht se Lulzim Basha, e do lidershipin e vet në krye të Partisë Demokratike, pa Sali Berishën nëpër këmbë.

Sporti na tregon se Lulzim Basha, e do lidershipin e vet në krye të opozitës, pa figurën e Sali Berishës të cilin të gjithë të djathtët e konsiderojnë “lideri historik” dhe kryetarin “de facto” të saj.

Spoti na tregon se Lulzim Basha e do lidershipin e vet në skenën e madhe të së djathtës, pa “të majtët” Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi rreth e rrotull, siç edhe kanë qenë në bashkëqeverisje me PD në vitet 2009-2013.

Spoti na tregon se Lulzim Basha e do lidershipin e vet në politikën shqiptare, pa Jozefina Topallin. Pa Astrit Patozin. Pa Sokol Olldashin. Pa Ridvan Boden. Pa Arben Imamin. Pa Genc Rulin. Pa të gjithë ato figura të tjera kryesore të PD, që mbajtën peshën kryesore të mazhorancës që realizoi arritjet të cilat ai sot, kërkon që ti grabisë e ti paraqesi vetëm si të vetat.

Spoti thjeshtë na tregon një Lulzim Bashë, siç ai dëshiron që të jetë sot, në opozitë.

Spoti na tregon një Lulzim Bashë, siç ai dëshiron që të jetë nesër, kur të jetë në qeveri.

Spoti na tregon një Lulzim Bashë, që as ka qenë, as është, e as ka për të qenë ndonjëherë. Kurrë!

Sepse lider nuk lind, por bëhesh. Jo përmes spotesh. Por përmes luftrash reale politike, të cilat Lulzim Basha as nuk i bëri, e as nuk ka për ti fituar kurrë!

Next Post
Basha mbledh të enjten Kryesinë, prezanton Genc Rulin si “prurje e re” në PD, detaje nga axhenda e takimit

Basha mbledh të enjten Kryesinë, prezanton Genc Rulin si "prurje e re" në PD, detaje nga axhenda e takimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In