Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare ish trajneri i basketbollit pogradecar Stasi Vako.
Prej vitit 1961, atëherë kur ndërpreu studimet e larta ushtarake në Ukrainë do e përkushtonte jetën e tij vetëm basketbollit të femrave për ta bërë këtë sport ndër me të ndjekurit në atë kohë.
Gjatë jetës sportive pogradecari ka drejtuar edhe ekipin e meshkujve të këtij qyteti, ku ka nxjerrë talente të cilët kanë luajtur me ekipet më të mira të vendit dhe kombëtaren.
Me ikjen e “Tasit”, siç e quanin dhe miqtë e tij, basketbolli ka humbur një njeri i cili jetën ja dedikoi parketit, i cili do të kujtohet për historinë që ndërtoi në sportin juglindor./m.j