• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta mjeshtri i Spartakiadave Petrit Qëndro

by S T
20/07/2024 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është ndarë nga jeta, në moshën 86-vjeçare, mësuesi, profesori, pedagogu, trajneri, specialisti i atletikës, njeriu i organizimit të manifestimeve sportive, spartakiadave të mëdha, Petrit Qëndro.

I lindur më 1938, jeta, veprimtaria ajo si mësues, më pas karriera, angazhimi, kontributi i tij në sport është shumë dimensional. Në vitet 50 ish-nxënës në Liceun Artistik “Jordan Misja”, dega e pikturës me mësues Odise Paskalin. Më pas në Teknikumin e Fizkulturës. Mësues më 18 shkolla të Tiranës e periferinë e saj, pjesëmarrës në garat e atletikës, në rrethet çiklistike të kohës, trajner basketbolli, i kampionëve të kërcimit me shkop, Dh. Dhjaku, S. Fisheku, deri Sekretar i FSHA dhe Shumësporteve. Edhe 6 vite si instruktor i përgatitjes fizike të arbitrave të futbollit.

Mbi të gjitha në dekada, përgatitësi i Spartakiadave të njohura, sa bashku me një grup specialistësh, bashkëshorten e tij Ana Qëndro, që edhe ajo është ndarë nga jeta disa vite më parë. Petrit ​Qëndro, njeri aktiv, shumë i sjellshëm, i komunikueshëm, i palodhur, një profesionist i vërtetë, i përkushtuar, i aftë të merrte përsipër organizime, zhvillime të aktiviteteve masive, një figurë e rëndësishme, me një veprimtari pa limite e kohë, në shërbim të sportit.

Në trajnimin, përgatitjen e sportistëve, nga ata të rinj deri tek ata elitarë, rekordmenëve të shquar falë edukatës sportive që ai transmetoi ndër breza. Një bashkëpunues me trajnerë, grupe pune, nxënës, student, pedagogë, drejtues, kolegë, shumë familjar, korrekt në detyrat shtetërore, postet drejtuese, kudo në punë dhe në jetë. Personalitet i spikatur, i shquar që do t’i mungojë sportit kombëtar, miqve, shokëve, familjes. I tillë do të kujtohet nga të gjithë profesor Petrit Qëndro.

Next Post
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Për të dy u tha njësoj: ‘Kështu njofton policia!’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In