• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sporti në natyrë, Tirana mirëpret për herë të parë kampionatin “Survivor Games”

by Java News
02/04/2018 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rigjallërimi i hapësirave të gjelbra e ka kthyer Parkun e Liqenit Artificial në epiqendër të aktiviteteve sportive në Tiranë. Në fushat te kodrat e liqenit u zhvillua për herë të parë në Shqipëri kampionati “Survivor Games”, një event outdoot që promovon jetesën aktive në natyrë me pjesëmarrjen 16 skuadrave. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Eduard Shalsi, tha se Parku i Liqenit është kthyer në alternativë për shumë të rinj, për aktivitete të ndryshme sociale e sportive.

“Kush është rritur në Tiranë, e mban mend se kjo hapësirë ka qenë një pellgaçe e madhe, një gjysmë kënete. U bënë protestat për këndin e lodrave dhe ja ku jemi sot. Kushdo që merr vendime të drejta ndihet i shpërblyer kur shikon që këto vendime ia kanë bërë jetën më të lehtë, ndoshta edhe më të mirë, komunitetit, duke i dhënë një alternativë tjetër të rinjve”, tha Veliaj.

Përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë një kulturë të re tek qytetarët e Tiranës, të cilët gjithnjë e më shumë po orientohen drejt aktiviteteve sportive dhe kulturore. Veliaj nënvizoi se 2017 ishte viti i kthesës për Tiranën, pasi për herë të parë në kryeqytet është ulur numri i kafeneve apo i pikave të basteve dhe është rritur numri i terreneve sportive dhe i bibliotekave.

“Me statistikat e bizneseve të bashkisë, ishte hera e parë që ra numri i kafeneve të reja, i basteve dhe i bingove, dhe u shtua numri i palestrave, i bibliotekave, i këndeve të lodrave dhe i terreneve sportive. Për t’u bërë europianë, e paskemi vetë në dorë, mjafton të marrim vendime si europianë, të sillemi si europianë, të ushtrohemi si europianë, të rilidhemi me natyrën dhe me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

Deputeti i PS, Eduard Shalsi, inkurajoi kryebashkiakun Veliaj për të vijuar punën për Tiranën dhe shtoi se kryeqyteti është një model që duhet të ndiqet në të gjithë Shqipërinë. Ai shprehu bindjen se ky është vetëm sipari i një numri projektesh të mëdha në vazhdim. “Për mua është jo thjesht kënaqësi, por edhe emocion i veçantë. E kemi jetuar Tiranën përmes përpjekjeve të vazhdueshme, por nuk paska emocion më të madh se sa të jesh në një mjedis të tillë, të shohësh liqenin krejtësisht të rigjallëruar. Ju inkurajoj të vazhdoni sepse tashmë jeni bërë një model jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Shijojini këto mjedise”, deklaroi Shalsi.

Gjithashtu, deputeti i PS zgjodhi që të mbjellë edhe disa pemë të reja, duke iu bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit. /ma.me

Next Post
Ushtria greke në alarm ‘portokalli”, shkak konflikti me Turqinë

Ushtria greke në alarm ‘portokalli”, shkak konflikti me Turqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In