Kur kanë mbetur edhe pak ditë para duelit të shekullit mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquaio, boksieri amerikan pritet të dalë në ring pa sponzor në veshjet e tij.
Asnjë kompani e madhe botërore nuk ka shprehur interesim që në “pantollonat” e Mayweather të vërë ndonjë reklamë. Nga ana tjetër Pacquaio do të ketë reklamë në veshjet e tij nga e cila do të përfitojë 2.7 milionë euro.
Shkak se pse është refuzuar Mayweather është jeta e tij prej një rebeli pasi që në të kaluarën disa herë ka qenë në burg dhe i ngarkuar me vepra penale. Megjithatë Floyd Mayweather vazhdon të jetë sportisti më i pasur në planet.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









