• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’po i dëgjoj rrahjet e zemrës, ka ikur…”/ Me lot në sy, Orinda Huta flet për herë të parë për abortin

by Java News
18/06/2022 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moderatorja Orinda Huta ka rrëfyer mes lotësh një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Në një intervistë të dhënë për Tirana Post, ajo zbuloi se ka përjetuar një abort, duke shtuar se këtë moment të dhimbshëm e ka përjetuar vetëm pak pas martesës.

Në rrëfimin e saj Orinda Huta tregoi se 5 vjet më parë ajo dhe bashkëshorti i saj Turjan Hysko mësuan se do të bëheshin prindër për herë të parë, por fatkeqësisht e humbën fëmijën vetëm tre muaj më pas.

“Ndodhi martesa edhe thamë ok, tani jemi gati për të ndërtuar familje. Nuk kishim tentuar asnjëherë, kështu që ishte momenti. Ndodhi. Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese… (qan). Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë… Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë. Asnjëherë! Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba… Isha shumë e lumtur sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh në fakt kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë, edhe atë e prita si bekim të madh nga Zoti. Mbaj mend që kam pas kënduar edhe këngën “Somewhere over the rainbow”. Gjatë gjithë kohës isha me këtë refren. Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”, – i thashë: “Urdhëro”, – më tha: “Nuk po i dëgjoj zemrën”.

Ndërkohë që unë vizitat i kisha shumë të shpeshta, sepse ishte e para dhe kisha shumë merak. Dy ditë më parë kisha qenë tek ajo, sepse kisha një merak, dhe ishte çdo gjë ok. Dhe pas dy ditësh, i thashë: “Nuk kam më të përziera sot. Nuk e di si ndihem”. Më tha: “Hajde direkt, mos e vrit mendjen”. Shkoj edhe thotë: “S`po i dëgjoj rrahjet e zemrës”. Ndërkohë tha është i formuar fiks sikur të ishte dje. Që dje ka qenë, sot nuk është. Pra ishte fiks me moshën. “Si nuk e ndjen?”, i thashë. “Nuk e ndjej. Nuk është më Orinda”, më tha. Ok, i thashë çfarë duhet të bëjmë? Në atë moment isha shumë e ftohtë. “Duhet të procedojmë”, tha. Ok, kur? Nesër i thashë. “Ok, nesër. Kur të duash ti”, tha. Mbaj mend që i kam çuar mesazh Turjanit, që e humbëm. Sigurisht që ishte alarmuese, por e mbajti veten.”- tha ndër të tjera Orinda.

Më tej ajo rrëfeu edhe gjendjen e saj pasi mori lajmin dhe ditën e operiacionit, duke theksuar se nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

“Kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta. Nuk u futa në atë… Të nesërmen kur kam shkuar për të bërë ndërhyrjen, kam qenë atëherë me Merita Alushanin që më ka ndihmuar, edhe i kisha të gjitha koleget e saj aty që më thoshin: “Mos u shqetëso. është vetëm hera e parë. E di sa herë ndodh një gjë e tillë? Shumicës së grave u ndodh që të kenë humbje. Jo vetëm një, dy. E rëndësishme është që ti do kesh një bebe. Prova u dha. Ti mbete shtatzënë”. Në atë moment unë isha vetëm në lot. Unë shpërtheva përpara operacionit, ndërkohë që nuk duhej të shpërtheja në lot përpara operacionit. Ato vazhdonin të më thoshin do kalojë. “Do vijë mrekullia e parë. Do ta shikosh”. E mora veten. Mbaroi gjithçka“, ka treguar Orinda.

Moderatorja tregoi gjithashtu se mediat që shkruanin vazhdimisht se ajo ishte shtatzënë e kanë bërë më të vështirë, sepse “gërmonin në një plagë të hapur”.

“Gjithsesi lajmet vazhdonin me muaj të tërë. Dhe unë nuk e di, sa herë që dilja apo shtoja ndonjë kilogram, unë për të gjithë isha shtatzënë. Nuk e kuptonin. Kjo ndodh rëndom dhe në njëfarë forme i lëndojnë njerëzit. Unë e kërkoja atë shtatzëni. Unë e doja atë shtatzëni. Gjatë gjithë kohës më gërmoje aty ku unë e kisha plagën të hapur… akoma.”- tha ajo.

Sa i përket vajzës së saj, Atarës, të cilën e cilëson si “dhuratë nga Zoti”, Orinda tha se ajo erdhi në momentin kur më pak e priste

“Realisht Zoti më ka bërë një dhuratë, në një moment që ndoshta nuk po e prisja më. Edhe pse brenda meje, ose edhe kur flisja me njerëzit, për t`i inkurajuar, u thosha që do vijë. Do e sjellë gjithsesi. Në fakt kam qenë gjatë gjithë 4-vjeçarit e bindur që Zoti do e sillte një ditë. Në një formë, ose në një tjetër do e sillte. Edhe Turit ia thoja. E bindnim njëri-tjetrin. Pavarësisht se në ato momente, para se të merrja vesh për ardhjen e Atarës, sikur kisha filluar të lodhesha pak. Kjo ndodh besoj me shumë nëna që e vuajnë ardhjen në jetë të një bebeje”- tregoi Orinda Huta.

Next Post
Mallra kontrabandë me autobusin Prishtinë-Tiranë/ 6 të arrestuar, nën hetim penal 2 doganier të Morinës

Mallra kontrabandë me autobusin Prishtinë-Tiranë/ 6 të arrestuar, nën hetim penal 2 doganier të Morinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

January 24, 2026
“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojnë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

January 24, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

January 24, 2026
Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

January 24, 2026
VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In