• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’po e dërgojmë FSK-në në veri”/ Kurti: Thaçi fshehu marrëveshjen, drejtësia të merret me të

by Java News
26/02/2020 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli këtë mesditë në një konferencë të jashtëzakonshme, pas publikimit të marrëveshjes së Presidentit Hashim Thaçi me NATO-n, marrëveshje të cilën ai e quajti sekrete dhe shkelje të Kushtetutës. Kurti tha se në Bruksel, pa dijeninë e institucioneve, në 2013-tën janë nënshkruar dy marrëveshje.

“Dje pasdite unë i kam dërguar një letër kryetares së Kuvendit, por edhe presidentit Thaçi dhe kryeprokurorit, Aleksander Lumezi, që ka të bëj me një marrëveshje sekrete të nënshkruar nga presidenti me datën 19 prill të vitit 2013. Atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel, por kishim dy të tilla. Ishte një marrëveshje mes Thaçit e Daçiqit, dhe kjo e dyta e njëanshme e Thaçit që FSK nuk do shkojë në Kosovën veriore pa dakordim me KFOR-in”, tha ai.

Sipas Kurtit, është e rëndësishme të dihet se kush ka kërkuar që të nënshkruhet kjo marrëveshje. Kurti po ashtu tha se ende është i interesuar të takohet me presidentin Thaçi për bashkërendim qëndrimesh në politikën e jashtme.

“Për ne është e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar këtë marrëveshje, sepse nuk besoj se Brukseli e ka kërkuar këtë. Para se të shkojmë në Mynih unë jam munduar që ta takoj presidentin në mënyrë që në politikën e jashtme mos të jemi kakofoni zërash. Prej 3 shkurtit, Kosova ka qeveri të re. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë dhe me parime, dhe atë unë e udhëheq si kryeministër. Unë vazhdojë të insistojë që duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me presidentin, dhe jo vetëm“, tha ai.

Kurti, duke folur për votimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në 2013-tën tha se deputetët nuk e kanë ditur se po votojnë dy marrëveshje, dhe në këtë formë sipas tij ata janë vënë në lajthitje.

“Shkëmbimi i letrave, sipas opinionit ligjor të zyrës së kryeministrit paraqet marrëveshje ndërkombëtare duke u bazuar në Konventën e Vjenës. Fshehja e një marrëveshje të tillë, konsiderojmë që është shkelje flagrante me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë. Me këtë rast dua të theksoj qëndrimin tonë për aleancën me NATO-n e KFOR-in.

Nesër kam takim me komandantin e KFOR-it. Shqetësimi jonë ka të bëj me një zotim të një anshëm të ish-kryeministrit tani president. Kur është ratifikuar marrëveshja Thaçi-Daçiq, deputetët nuk e kanë ditur se janë dy marrëveshje, por vetëm një. Marrëveshja ka qenë me 15 pika, por nuk është ditur se kjo është vetëm njëra nga dy marrëveshjet“, tha Kurti.

g.kosovari

Next Post
Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit përplasen ashpër me BE, hasin kundërshtinë e ambasadorit Soreca

"Plotësohen kërkesat teknike të artistëve"/ Bashkia: Teatri i ri Kombëtar do ndërtohet me fond nga buxheti i shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In