• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiuni

by Edison Ypi
08/01/2024 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edison Ypi

Diktatori ishte larg, ishte i paarritshëm, i padukshëm. Ai që të kallte tmerrin ishte hija që s’të ndahej, ishte ai që e kishe natë e ditë pranë – spiuni.

Shqiptarëve u iku jeta duke duatrokitur Diktatorin dhe duke u tmerruar nga spiuni.

Në familjen time, kurrë, asnjë fjalë, asnjëherë të vetme, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arësye, nuk u fol për spiuna dhe spiunllëqe. Mysafirët tanë, farefisi ynë, shoqëria jonë, edhe ata, kurrë nuk përdorën fjalë të pahijshme morracakësh në hjekë.

Jashtë shtëpisë flitej gjërësisht për spiuna dhe spiunllëk.

Gjatë shkollës fillore vinin në rresht “Çetën e Shkollës” për të pështyrë në fytyrë një moshatar për sjellje të kundërta me moralin e partisë, ideologjinë marksiste leniniste, diktaturën e proletariatit. S’do mend se pionierin mëkatar ideologjik larë fytyrën me pështymën e shokëve, e kishte spiunuar një moshatar.

Meqënse kishte fytyrë që s’mund të fshihej sepse duhej pështyrë, emri i viktimës së spiunimit, shpallej.

Që nxënësit të ndjeheshin të gjithë fajtorë dhe të gjithë spiunë, emri i spiunit fshihej.

Spiunat ishin të shumllojshëm. Kishte spiun të shkallës, spiun të pallatit, spiun të ndërmarrjes, spiun të librave, spiun të filmave etj. Prej krejt ktyre hordhive spiunash, spiunin e parë dhe të fundit të gjallë prej mishi dhe kocke, pata fatin ta shoh në shkollën e mesme në Politeknikum. Na sollën në shkollë një çun nja 13 ose 14 vjeç për të cilin u tha se “kishte kapur 2 diversanta” në kufi në një fshat verior. Pra shkurt ehe Shqip, pionieri me shall të kuq në qafë kishte spiunuar 2 diversanta. Pionieri Spiun vinte në shkollë çdo ditë veshur ushtarak si skënderbegas.

Spiunin e vogël me një të qeshur teatrale që të kallte krrupën, e kishin sjellë në Politeknikum për ta bërë fillimisht zanatçi, pastaj ushtarak. Ky pionier spiun vinte në shkollë bashkë me një moshatar, edhe ai veshur ushtarak, ndoshta bashkëpuntor në spiunimin e divesantave, apo diçka tjetër të tillë, historinë e të cilit nuk e mësova, dhe as nuk u interesova.

Spiunllëku i ushtrisë që bëhej sheshit pa asnjë drojë, ishte më i vrazhdi, më i fëlliqti dhe më i rrezikshmi i të gjitha spiunllëqeve. Ushtari-ushtarin e spiunonte edhe kot, për qef, edhe për një garuzhde groshë për të cilën i biri i kulakut tha se ishte pak. Edhe për një gotë çaji për të cilën nipi i armikut pretendoi se ka brenda Klor.

Kur i kujtoj këto tmerre, më vjen të qaj.

Pas ushtrie, meqënse nuk e kontrolloja sa duhej llapën, më kapte frika mos më spiunonin për këtë apo atë llaf llape. Me të kuptuar se nuk më spiunonin pjesërisht por totalisht, zura ment, e qepa përgjithmonë.

Spiuni banal, ai që përpos spiunllëkut s’kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë edukatë, asnjë traditë, nuk bëhej merak që e dinin se ishte spiun. Madje mburrej se duke qënë spiun, e kishin frikë.

Spiuni i zyrave s’bënte asnjë punë. Sillej kot. Askush s’guxonte t’ja vinte në dukje rendimentin zero në punë se e gjente belaja nga kundërsulmi i spiunit që me anë të disa trukeve verbale, brenda pak minutave e transferonte parazitizmin nga vetja te llërëpërveshuri që i thirri belasë të vinte, dhe belaja ja plotësoi dëshirën, erdhi.

Dy miq të vjetër ikën në 90-ën dhe më s’u dukën. S’lanë as telefon, as adresë, asgjë, as mua as ndonjë tjetri. Do ken’ qënë spiuna. S’ka spjegim tjetër. Sa bukur ishin maskuar shkërdhatat.

Kisha një mik. Nga një ndërmarrje në tjetrën me vite të tëra, nuk bëri asnjë punë. Por, meqënse ishte tepër agresiv ndaj refuzimit të Diktaturës, nuk dyshova kurrë. Tani pas kaq vitesh, duke sjellë në mendje disa momente të paspjegueshme, kam nisur të dyshoj.

Me kalimin e kohës, instinkti i mbijetesës, më ndihmoi të kem një përfytyrim më të plotë për spiunin.

Spiuni ishte një zevzek me sy të lëvizshëm. Fliste ose shumë shpejt ose tepër ngadalë. Qeshte ose mrrylej befas, pa arsye. Kthente kokën majtas e djathtas pa shkak. Bënte gjoja sikur dinte ti binte kitarrës, sikur dinte këngë italiane ose greke, sikur mund të shkonte larg me not. Ndodhte që spiuni mbahej dhe për lexues i librave dhe filmave të ndaluar.

Spiunat, të gjithë, pa përjashtim tallnin dhe kërcënonin, Kadarenë si borgjez, si i largët me hallet e popullit, dhe ngrinin në qiell Agollin si miku që i gjendej në hall bujkut, puntorit, proletarit. Spiuna që të mos kërcënonin Kadarenë dhe të mos krenoheshin me Agollin, nuk kanë ekzistuar.

O sa kam qeshur pas 90-ës kur mora vesh se spiunat kishin pseudonime. Thoshin se zgjedhjen e pseudonimit e bënin sipas shijes së spiunit. Përndryshe spiuni çmendej.

Kur po udhëtoja një herë nga Librazhdi në Bulqizë ndala diku afër fshatit Ostren i Vogël. Pyeta një kalimtar:
Ç’bëhet spiuni që i premtoi ta ndihmojë të arratiset nga ky katund vëllanë tim, atë që pasi spiuni e spiunoi, e dënuan me 20 vjet burg politik ?

E kemi Kryetar të Partisë Demokratike – më tha me plot gojën gollobordasi anës udhës.
Qielli mu çjerr. Bota mu terr. Fryma mu ndal. Por ku ka spiuna ka shpresë. Ndoshta më gënjeu. Duhet verifikuar. Pak më tutje pyeta një tjetër. E njëjta përgjigje.

Frikë nga askush dhe nga të gjithë – spiuni dhe spiunllëku ishin shpikur pikërisht për t’ja arritur këtij qëllimi të skëterrshëm.

Afërmendësh të gjithë të ashtuquajturit “Heronj të Heshtur” ishin spiuna. Bashkë me të “heshturit”, spiuna edhe më të qelbët edhe më kriminalë ishin lukunia e zhurmëshme e shkrimtarëve, poetëve, regjizorëve, ata që spiunave u bënin fresk, u ngrinin këngë, u thurnin vargje, u bënin filma.

Të gjithë shefat e kuadrit ishin spiuna.

Të gjithë familjarët dhe farefisi i spiunave ishin spiuna.

Kishte dhe një hartë apo një gjeografi të dendësisë së spiunave në çdo krahinë të Shqipërisë.

S’po e zgjas me harta dhe gjeografira të spiunllëkut se më gjen belaja me rehatlinjtë e Fejsbukut.

Një gjë është e sigurtë: Si për çdo talent: Spiun nuk bëhesh. Spiun lind.

Pa spiunuar dhe pa u spiunuar shqiptari nuk merr dot frymë, nuk i rreh zemra, nuk i bëjnë dritë sytë.

Isha betuar të mos e ndyj penën me ata muta. Por rreziku i harresës, sidomos prezenca e tepruar e spiunave të djeshëm në tollovinë e sotme, u bë sebep.

Next Post
Kinë, priten 80 milionë udhëtime me avion gjatë Festës së Pranverës

Kinë, priten 80 milionë udhëtime me avion gjatë Festës së Pranverës

Comments 1

  1. Nipi Alushit says:
    2 years ago

    Nuk është kaq e thjeshtë o Yp.
    Spiunët, kishin kategori, kishin hierarki.
    Kishte strehues.
    Kishte rezident.
    Kishte informator.
    Kishte agjent.
    Kishte edhe 60 leksha.
    Kishte edhe pa lekë fare, thjesht u buronte nga shpirti spiunllëku, absolutisht vetë, pa i thënë kërkush. E kishin në gen.
    Kishte edhe komunistë, që pothuaj të gjithë, ishin spiunë vullnetarë.
    Kishte edhe spiunë të spiunëve, por edhe spiunë, të spiunëve të spiunëve.
    I gjithë populli ushtar, i gjithë populli spiun.
    Degjeneruan karakterin e njerëzve. Shkaterruan shpirtin e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

December 5, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

December 5, 2025
“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

December 5, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

Çfarë t’i shkundësh PD, Berisha e thau, e la ‘pemë pa kokrra’!

December 5, 2025
“Asnjë gjykatë s’mund të jetë mbi vlerat humane”, Hashim Thaçi nuk u lejua të përcjellë babanë për në banesën e fundit, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

“Kënetës së PD i janë shuar zërat”, avokati: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

December 5, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Zhbërja e standardeve kushtetuese nga GJKKO dhe SPAK përmes standardeve të ndryshme

December 5, 2025
A do kandidoni për kryetar të PD? Ervin Salianji: Qëllimi është të rrëzojmë Ramën. Berisha simbol në PD

A është Saljanji më i pranueshëm nga militantët e PD se Berisha?

December 5, 2025
FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

December 5, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Shtyrja e padisë së Ramës / Avokati Petraj: Pezullimi i Ballukut është antikushtetues

December 5, 2025
Vrasja pranë “Fan Nolit”, merret në pyetje i ati i Martin Canit: Shkolla nuk më kishte vënë në dijeni për konfliktin

Pas vrasjes së 15‑vjeçarit në Durrës, babai i Martin Canit: Rasti i tim biri nuk duhej të përsëritej

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In