• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiunët në rrezik/ Sula: Si do bëhet verifikimi i figurave në dosjet e Sigurimit pas rrëzimit me ligj të “Mezinit” e “Bezhanit”

by Java News
26/10/2022 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar ndryshime në ligjin për Autoritetin e Dosjeve duke hequr pengesën për verifikimin e figurave që kishin një certifikatë pastërtie nga Komisioni Mezini-Bezhani. Kryetarja në detyrë e Autoritetit, Gentiana Sula, shpjegon në një intervistë në “News 24” me gazetaren Fatmira Nikolli, si përkthehen në realitet ndryshimet, a janë hapur tashmë dosjet, si do të veprojnë me verifikimin e figurave dhe konkretisht me rastin e ish Presidentit Meta dhe gjyqtarëve që kanë kaluar vetting-un të mbrojtur nga ky nen.

“Parlamenti erdhi me dy ndryshime. Tashmë hiqet neni që pengonte dhe vendimet e komisionit Mezini-Bezhani, nuk janë më sekret. Ne kemi marrë gjithë dokumentacionin e ‘Mezini-Bezhani’. Sa i takon figurave të verifikuara, para ndryshimeve ligjore ne do të duhet të marrim vendim për to. Vendimet i merr organi kolegjial i Autoritetit të Dosjeve dhe unë nuk mund të flas tani sepse jam vetëm një votë”.

Në intervistën e saj, Sula sqaron se “nevoja për ndryshime ligjore ka qenë e qartë që në vitin 2018. Ne propozuam vetëdeklarim dhe heqjen e kësaj mburoje”.

Ajo mohon që institucioni të ketë qenë nën presion dhe tha se ishte e pritshme të kishte ndjeshmëri. Njëherësh pritet që për vendimet e marra më herët, për pastërtinë e figurave të ketë një rishikim që do të vendoset rast pas rasti, duke pasur edhe një precedent. Verifikimi përfshin edhe gjyqtarë e prokurorë që janë verifikuar nga komisioni Mezini-Bezhani duke marrë certifikatë pastërtie dhe përmes kësaj certifikate kanë kaluar proceset e vetting-ut.

Sa i takon pyetjes nëse tashmë dosjet janë hapur dhe kushdo mund t’i konsultojë ato, Sula tha se “as në Arkivin e shtetit dokumentet nuk trajtohen si në bibliotekë. Dokumentet e Sigurimit janë një natyrë e veçantë dhe motivi i krijimit të dosjeve ka qenë balta për viktimën, ndaj do kujdes. Dosjet ishin të hapura, e tani u hapën edhe më shumë, por nuk duhet të harrojmë që është shërbim inteligjence.

Deklasifikimi i dosjeve, i parashikuar në ndryshimet ligjore do shkurtojë më shumë kohë. Barriera për akses të shpejtë në dosje tashme ka rënë. Shqyrtimi i dokumenteve, nga studiuesit e gazetarët do të bëhet pa fshehje të emrave dhe nuk fshihen as emrat e bashkëpunëtorëve”.

Sula sqaron se ndryshimet ligjore ndihmojnë edhe për çështjen e kërkimit të eshtrave të të vdekurve në burgje ose të ekzekutuarve, trupat e të cilëve nuk ju dorëzuan familjeve. “Ne do të bëjmë një hetim administrativ duke pyetur ata që kanë dijeni. Në rast se ka refuzim për të treguar për vendndodhjen e eshtrave ose informacion të pavërtetë, do të ketë edhe sanksione”, tha ajo.

Sipas kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, sa i takon verifikimit të figurave, në ndihmë do të vijnë edhe ndryshimet te ligji zgjedhor./m.j

Next Post
“Do hedh granatën, sill armën. Ikkk qetësohu”/ Del audio e momentit kur dy vëllezërit vrasin 53-vjeçarin grek, vajza në panik, ja sherri mes palëve

"Do hedh granatën, sill armën. Ikkk qetësohu"/ Del audio e momentit kur dy vëllezërit vrasin 53-vjeçarin grek, vajza në panik, ja sherri mes palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In