• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Spiunët” në kompani, nis zbatimi i ligjit, si funksionon struktura

by A R
12/07/2017 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datë 15 korrik të gjitha bizneset që kanë mbi 100 të punësuar duhet që të kenë ngritur strukturën që do të jetë përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Në një shkresë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ka dërguar pranë kompanive që plotësojnë kriterin e numrit të të punësuarve vihet theksi tek zbatimi i kërkesave ligjore dhe ngarkimi me përgjegjësi administrative dhe penale në rast neglizhimi.

Procedura për ngritjen e strukturës

Por si po procedohet nga kompanitë për ngritjen e kësaj strukture? Si përzgjidhet stafi që do të jetë pjesë e njësisë përgjegjëse? Më poshtë do të japim modelin konkret nga një biznes që ka emëruar tashmë strukturën.

Së pari nga ana e ortakut të kompanisë miratohet një vendim për ngritjen e strukturës së Njësisë Përgjegjëse si dhe rregulloret e brendshme që sanksionojnë përshtatjen me kërkesat që ka ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Pas kësaj nga ana e administratorit bëhet emërimi i punonjësit të zgjedhur në njësinë përgjegjëse. Punonjësi në rastin konkret është përgjegjës departamenti.

“Ju bëjmë me dije se ju jeni i përzgjedhuri për ndjekjen e gjithë praktikave të dyshuara të korrupsionit për shoqërinë …. në përputhje me dispozitat e ligjit 60/2016”. Nëse jeni dakord me këtë përzgjedhje ju lutem vendosni nënshkrimin tuaj tek kjo shkresë dhe depozitoni një kopje origjinale pranë shoqërisë (X)” thuhet në kopjen e emërimit të përgjegjësit të njësisë.

Pas kësaj është në dorën e të emëruarit për të pranuar pozicionin ose për ta refuzuar atë. Referuar dokumenteve për rastin në fjalë punonjësi ka pranuar të jetë pjesë e njësisë duke deklaruar se “ Unë i nënshkruari (X) lindur në datë ( ) në Tiranë dhe banues në Tiranë, mbajtës i letërnjoftimit, madhor dhe me zotësi të plotë për të vepruar e punuar në pozicionin e Drejtuesit të Departamentit pranë (X)  shoqërie themeluar sipas ligjit shqiptar dhe regjistruar pranë Regjistrit Tregtar shqiptar mbajtur nga Qendra Kombëtare e Biznesit me seli në Rrugën …Tiranë. Pasi mora dijeni për përzgjedhjen në njësinë përgjegjëse për ndjekjen e procesit të praktikave të dyshuara të korrupsionit për shoqërinë (X) në përputhje me dispozitat e ligjit 60/2016. Nëpërmjet kësaj shkrese deklaroj se e pranoj në njohje të plotë të detyrave që duhet të përmbush për pozicionin që më keni caktuar”

Pasi merret miratimi edhe nga personi i emëruar atëherë biznesi vë në dijeni Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave. Bashkëngjitur dokumentit të urdhrit për ngritjen e strukturës, emërimit të personit përgjegjës  dhe pranimit të detyrës së caktuar nga punonjësi vendosen edhe gjeneralitetet e tjera që kanë të bëjnë me personin e strukturës së “spiunazhit”. Kjo strukturë duhet të ketë të paktën një person.

Qëllimi i strukturës sipas ligjit

Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve dhe sinjalizimeve nga sinjalizuesit, njësia përgjegjëse ose e drejtpërdrejtë nga ILDKPKI për rastet e veprave penale të korrupsionit, çdo veprimi ose mosveprimi të kundërligjshëm sipas legjislacionit penal në fuqi, në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm me to të kryer në subjektin tuaj nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër, hetimin e këtyre rasteve nga ILDKPKI dhe përcjelljen e tyre organit të Prokurorisë dhe Policisë kur gjenden elementë të veprave penale të mësipërme./Monitor/a.m.

Next Post
Kandidati

Artan Fuga: Doni ta them hapur? Votova për PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In