• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Spiuna 50-leksha dhe lulet për Enverin”, Komisioni i Ligjeve shkëlqen në fushën e ironisë

by Java News
06/04/2016 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Replika, e ironi mes shumicës dhe opozitës dje teksa u miratua projektligji i opozitës për disa shtesa në ligjin e dekriminalizimit, por duke i rrëzuar pikën kryesore, atë të përjashtimit të deputetëve që arrestohen në kushtet e flagrancës, kur kryejnë plagosje apo vrasje, shkruan Panorama.

Palët, gjatë debatit që zgjati për rreth 2 orë kanë ironizuar me njëra-tjetrën. Eduard Halimi tha se maxhoranca nuk mund të pranonte që deputeti i arrestuar për plagosje, të rikthehej në parlament dhe paradite të fliste për riformatimin e Prokurorisë, ndërsa pasdite të ishte subjekt i punës së Prokurorisë.

“Ky deputet që është para gjykatës, vjen në mëngjes dhe flet si duhet të riformatohet Prokuroria, pasdite është kontingjent i Prokurorisë, e pyet prokurori”, tha Halimi. Kurse deputeti i PS-së, Ulsi Manja, ka kërkuar sqarime pse pjesë e ndryshimeve nuk ishte vepra penale e armëmbajtjes pa leje, duke thumbuar deputetin Gent Strazimiri.

Por për demokratët pyetjet e Manjës ishin të porositura me SMS nga Fatmir Xhafaj. Ky i fundit i ka quajtur deputetët e PD-së si spiunët “50-leksha të pas vitit ‘90″.

Ndërsa Eduard Halimi u ka kujtuar se Xhafaj dhe Kokëdhima janë të vetmit që i kanë çuar lule Enver Hoxhës. Por Xhafaj i është përgjigjur me gjuhë të ashpër, duke i thënë: “Po ca gjëra të tjera nuk i kam bërë në jetë, ama. Të paktën dikujt nuk ia kam lëpirë”.

Panorama ka zbardhur replikat në Komision, të cilat vijojnë më poshtë:

Fatmir Xhafaj: Ka rreth 15 gabime në referencat ligjore, përveç ndryshimeve që keni sjellë ju.

Oerd Bylykbashi: Referencat që duhen ndrequr, do t’i ndreqim. Por asgjë tjetër që nuk është e dakordësuar nuk do të ndryshojë.

Eduard Halimi: Uroj të mos e çoni në Gjykatë Kushtetuese, se keni deklaruar që do ta çoni.

Fatmir Xhafaj: Jo, nuk kemi thënë që do ta çojmë.

Pandeli Majko: Po lëreni tani, se kjo që keni bërë është një turp i madh…

Eduard Halimi: Ore, John Kerry tha që dekriminalizimi është një sukses i madh.

Fatmir Xhafaj: Sa gjëra ju tha ai, po sa dëgjuat ju pa…

Gent Strazimiri: Lëre, se paska qenë dhe Fatmiri…

Oerd Bylykbashi: Ndryshimi konsiston në rastet kur një deputet arrestohet në flagrancë dhe këtë e validon gjykata, arrestohet për vrasje në flagrancë në Gjermani, ç’do bëjmë? Do ta pezullojmë. Aq e thjeshtë është. Nëse një deputet ka kryer një krim, nuk ka rëndësi dënimi me burg apo me gjobë, në çdo rast lë mandatin.

Ulsi Manja: Pse nuk është kërkuar pezullimi i mandatit edhe për vepra të tjera penale, kur kemi arrest në flagrancë, bie fjala, për armëmbajtje pa leje, apo vepër penale në fushën e narkotikëve?

Eduard Halimi: Përgjigjen e pyetjes që e more me SMS, e more me mesazh para pak minutash.

Fatmir Xhafaj: Po ti nga e di?

Eduard Halimi: E di se e pashë. Ata që t’i çojnë me mesazh le t’i bëjnë vetë pyetjet, mor burrë, se këtu janë.

Ulsi Manja: Mos më ngatërro me veten, mor burrë. Ti je ushtar i Berishës. S’jam si ty.

Nard Ndoka: Je më keq…

Eduard Halimi: Nuk të ngatërroj fare me veten time. Nëse një deputet ligjvënës arrestohet në flagrancë, duke vrarë apo duke plagosur dhe gjykata thotë që arrestimi është i ligjshëm, ky deputet duhet të vazhdojë të rrijë krah për krah i ulur me ne dhe të miratojë ligje se si duhet të sillen qytetarët?! Ky deputet që është para gjykatës, vjen në mëngjes dhe flet si duhet të riformatohet Prokuroria, pasdite është kontingjent i Prokurorisë, e pyet prokurori…

Fatmir Xhafaj: Mbarove? Apo do vazhdosh me përgjigjen?!

Eduard Halimi: Po jap përgjigje, ti dërgoje po deshe prapë me mesazh pyetjen…

Fatmir Xhafaj: Po lëre çfarë replike, bëj vetëm pyetje. Ai s’kishte gjë tjetër për të thënë dhe sajoi që ta kanë nis me SMS.

Ulsi Manja: Kam unë pyetje. Kjo s’më ka ardhur me SMS, këtë e kam vetë…

Eduard Halimi: Aaaa e pranove vetë…

Ulsi Manja: Shërbimet e inteligjencës përballë thonë që kjo të ka ardhur pa SMS. Bashkëpunëtorët e vjetër të Sigurimit…

Fatmir Xhafaj: Po të ishin shërbime të inteligjencës, nuk do të kishin bërë nga këto ata… Ata i bëjnë se s’kanë inteligjencë në shërbimin e inteligjencës… Janë nga këta 50-lekëshat e pasvitit ‘90.

Eduard Halimi: Ne s’i kemi çuar lule, të paktën. Vetëm ti dhe Koçoja i keni çuar lule shokut Enverit. E ke dhe në foto.

Fatmir Xhafaj: Është e vërtetë kjo… dhe botojeni atë foto sa herë.

Dashamir Peza: Doktori i çonte ilaçet Enverit.

Fatmir Xhafaj: Po ca gjëra të tjera nuk i kam bërë në jetë, ama. Të paktën dikujt nuk ia kam lëpirë. Ma botoni atë foto nga mëngjesi deri në darkë, se më shtoni pikët.

Oerd Bylykbashi: Thelbi i propozimit është jeni apo nuk jeni për t’i hequr për një kohë, deri sa të dalin të pafajshëm, ata që janë arrestuar në flagrancë për vrasje apo plagosje? Ne jemi për t’i hequr, ju jeni apo jo? Ne jemi gati, ju jeni gati? Siç ishte ajo shprehja e famshme.

Fatmir Xhafaj: Komplimente që na citoni dhe na huazoni. Komplimente. Nuk e besoja se Kryeministri ju kishte fituar zemrat. Ju nuk e shfaqni dot, e keni problem. Po ju doli nga brendësia e zemrës kjo e fundit.

Gent Strazimiri: Ha një çik diskutim kjo e fundit.

Oerd Bylykbashi: Kur të zë plumbi, e ke te libri i kuq burimin.

Piro Lutaj: E ka thënë Jozefina, për këtë plumbin në ballë…

Panorama

Next Post

E FUNDIT/ Vdes gruaja e goditur me armë nga bashkëshorti xheloz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In