• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Spiun i bandave kriminale”/ Ish-shefi i krimeve në Elbasan, kërkon të lërë qelinë: U zbulua nga dëshmitë e Dumanit

by Java News
26/07/2022 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Policisë, Leonard Palushi për ndryshim mase. Ai ndodhet prapa hekurave në masën arrest me burg. Palushi kërkoi zëvendësimin e masës në “arrest shtëpie”, për arsye familjare pasi priste të operohej njëri nga fëmijët e tij, por gjykata nuk pranoi kërkesën e të pandehurit i cili akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Leonard Palushi u arrestua në kuadër të një megaoperacioni nga SPAK, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Palushi bënte “lojë të dyfishtë” duke shitur informacion te grupet kriminale si dhe duke dekonspiruar kështu aksionet e nisura nga policia dhe prokuroria. Sipas SPAK dyshohet se Klevis Kapllanaj ka shfrytëzuar rastin të njihej me Manahasat dhe pasi u pagua nga Erjon Alibej, futi një armë pistolete TT, në servisin e familjes Manhasa që ndaj tyre të ngrihej gabimisht akuza për vrasje. Plan i mirëmenduar por që më pas për shkak te hetimit rezultoi se kishte mungesë provash për fajësinë e Manahasave në krim,  të cilët u liruan dhe morën pafajësinë nga SPAK.

Palushi ka dhënë informacionin paraprak, duke pretenduar që ka informacion (me vlerë), për një krim, por në fakt edhe pse ishte vetë në Elbasan, ai nuk shkoi për të verifikuar informacionin për gjetjen e një arme në afërsi të Peqinit.

Në dosjen e prokurorisë bëhej me dije sesi ish-shefi ka orientuar gabim hetimet për vrasjen e Emiliano Ramazanit në Elbasan në vitin 2020.

Grupi hetimor ka faktuar lidhjen e Palushit me Erjon Alibej ndër të tjera gjë të cilën ai vet e ka pranuar se kishte njohje me të dhe disa herë e ka takuar Erjonin dhe në banesë duke qenë se ky i fundit ishte me masë sigurie “arrest me burg” për një tjetër vepër penale dhe konkretisht “vrasje të mbetur në tentativë”.

Polici ka ndihmuar Alibejn që të fusin në kurth Seit Manhasën me Talo Çelën pasi mendohej se këta dy persona kishin shoqeri me njëri-tjetrin.

Në dosje sqarohet se me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa.

Nuredin Dumani, tashmë bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se Alibej donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos. Ndërkaq, nga hetimet e kryerja ka rezultuar se Alibej është ndihmuar nga Leonard Palushi, për planin e tij. Zyrtari i lartë i policisë, ka orientuar gabim hetimet, duke përfshirë në ngjarje persona që nuk kishin lidhje.

Ish shefi i sektorit Leonard Palushi ka ndihmuar Erjon Alibeajn edhe në disa episode të tjera, fakte dhe prova këto të administruara në dosjen e SPAK të cilat nuk janë publikuar ende për arsye hetimore.

Kujtojmë se Leonard Palushi, është shkarkuar nga detyra në vitin 2017, me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së asaj kohe, Haki Çako, nën dyshimet se ka neglizhuar luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në zonën e Kurbinit.

Në vitin 2017, Policia e Shtetit pas kapjes së 200 kg drogë në Mat bëri me dije se ka përjashtuar nga radhët e saj disa punonjës të policisë.

Megjithatë nuk dihet se si ai arriti të rikthehet në detyrë pas shkarkimit. Një vit më parë, pas një aksioni antidrogë në Ishull-Lezhë, mbeti i vrarë efektivi i antidrogës, Saimir Hoxha, nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Prezent në këtë ngjarje ka qenë edhe Leonard Palushi, i cili në dëshminë e tij ka thënë se ai bashkë me kolegun tjetër kanë përfunduar në kanal pasi ka ndodhur krimi.

Ai është shprehur se të tre efektivët i kanë dalë para makinës së Ramës, por ai nuk ka ndaluar, ka vrarë Hoxhën dhe më pas është larguar, duke hedhur dy të tjerët në kanal.

g.kosovari

Next Post
Aksident rrugor në Himarë–Dhërmi, autoboti del nga rruga

Aksident i trefishtë në Lezhë-Milot, plagosen tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In