• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spitali rajonal i Fierit nga nesër me kabinet të ri kemioterapie

by A R
18/10/2018 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në spitalin rajonal të Fierit do të hapet nesër kabineti i ri i kemioterapisë, ku mund të trajtohen të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Ministrja tha se “objektivi ynë madhor është rritja e aksesit, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ndaj jemi duke zgjeruar dhe vijuar në zgjerimin e shërbimeve afër vendbanimit”.

“Kabineti i ri i kemioterapisë në Fier do të hapet nesër, për të gjitha ato gra, të cilat duhet të vinin në Tiranë për të bërë ciklin e kemioterapisë. Nga nesër ato mund të trajtohen afër vendbanimit të tyre pranë kabinetit të ri, që do të hapet  pranë spitalit rajonal të Fierit. Së bashku me kabinetet, të cilat po funksionojnë të hapura prej vitit 2015 në spitalet rajonale të Vlorës , Shkodrës, Vlorës , Elbasanit, Durrësit dhe Korçës, iu jepet mundësi grave që vuajnë nga kjo sëmundje të marrin shërbimin aty ku jetojnë”, theksoi Manastirliu.

Ministrja foli edhe për hapjen për herë të parë këtë muaj të njësisë së Senologjisë, e dyta në vend pas QSUT-së, në spitalin rajonal të Durrësit.

“Kjo njësi plotëson ciklin e trajtimit të grave duke filluar nga parandalimi, diagnostikimi, trajtimi i sëmundjes së tumorit të gjirit nga një ekip multidisiplinar që ofron shërbimin e integruar për patologjitë”, shtoi ajo.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se me instalimin e akselatorit të dytë linear në QSUT rreth 1200 pacientë në vit marrin shërbimin e radioterapisë në kushte dhe standarde bashkëkohore, duke përmirësuar cilësinë dhe saktësinë e trajtimit me teknika të reja që përdorin në botë.

“Padyshim investimet në aparatura do të vazhdojnë dhe ashtu siç kemi bërë këtë vit ne po zgjerojmë në mënyrë kapilare të gjitha investimet në aparatura, për sa i përket trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe në diagnostikë”, tha ajo.

/b.d

Next Post
Talat Xhaferi: Dorëheqja e Kotzias nuk ndikon në marrëveshjen e emrit

Talat Xhaferi: Dorëheqja e Kotzias nuk ndikon në marrëveshjen e emrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In