Spitali i Kavajës/ PD: Skandali i oksigjenit lidhet me emërimet partiake dhe të paligjshme

Pampuri

Partia Demokratike denoncoi sot përmes ish-deputetes Oriola Pampuri, shitjen e oksigjenit në Spitalin e Kavajës, duke u shprehur se kjo vjen si pasojë e emërimeve partiake dhe të paligjshme.

Sipas ish-deputetes, oksigjenisti Mensur Shtylla i arretsuar pak ditë më parë, pasi shpërndante bombola oksigjeni pa autorizimin mjekësor, është nipi i ish-drejtorit të Spitalit të Kavajës, që u emërua në shkelje të ligjit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE NGA SPITALI I KAVAJËS, ORIOLA PAMPURI

Jemi përpara Spitalit të Kavajës, aty ku u denoncua rasti i Mensur Shtyllës, nipit të ish drejtorit të Kavajës, Përparim Dahiu, i cili emëron nipin e tij në vend të oksigjenistit të dalë në pension, në shkelje të ligjit, i cili ndalon titullarët të emërojnë të afërmit e tyre në vendin ku ata punojnë.

Mensur Shtylla shiste oksigjen jashtë ambienteve të spitalit hallexhinjve, njerëzve të pamundur. Dhe ky është skandali i cili nxori në pah propagandën e shëmtuar të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut. Nxori në pah dështimin e plotë të sistemit shëndetësor, nxori në pah atë të cilën shesin nga mëngjesi deri në darkë, propagandën me konkurset fiktive dhe sigurisht atë të cilën mungon, mungesën e meritokracisë, në të gjitha sistemet tashmë.

Shqipëria, një vend ku ka një numër të lartë të papunësisë, një vend ku kosto e jetsës është rritur, një vend ku numri i personave në varfëri ekstreme është i lartë, një vend ku përballë të gjithë kësaj është paradoksi i disa ministrave të cilët darkojnë me çmime ekstreme, në restorante luktsoze në Dubai.

Shqipëria e cila meriton një kryeministër i cili punon për shqiptarët, t’u qëndrojë pranë shqiptarëve, sot ka një kryeministër të dështuar, ka një kryeministër i cili dështoi çdo sistem, përfshirë këtu edhe dështimin e tij më të madh, sistemin shëndetësor.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com