• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spitali i Fierit/ Kryemadhi akuza Ramës nga Kombinati: Eshtë për fushatë elektorale, po merr vetëm veten në qafë

by Java News
11/01/2021 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryeadhi nga Kombinati i Tiranës ka komentuar ndërtimin e spitalit të Fierit nga Turqia bazuar tek marrëveshja e arritur me qeverinë e Ramës.

Kryemadhi thotë se kjo është e gjitha në kuadrin e fushatës elektorale, madje Rama merr veten në qafë pasi kur Erdogan e bën për 3 muaj, atëhere kryeministri nga ana tjetër nuk e bëri për 8 vite.

Ajo tha se Rama me këtë bën që jo vetë të dalë qesharak, por të marrë në qafë edhe të tjerë që mund të jenë seriozë.

“Unë jam e bindur që është në kuadrin e fushatës elektorale, se ai që kur tha që do bëj për 3 muaj spitalin, ky që nuk e ndërtoi për 8 vjet Spitalin Rajonal, do ta ndërtoka për 3 muaj spitalin në Fier.

Por nganjëherë ky jo vetëm merr në qafë jo vetëm veten e vet, por merr edhe ata të tjerët që deri diku mund të jenë seriozë dhe i bëjnë qesharakë edhe në sytë e opinionit publik.

Megjithatë beteja jonë nuk është më me atë si individ, as me Erion Veliajn, as me Edi Ramën. Beteja jonë është si të sistemojmë njerëzit, çfarë mundësie do t’i krijojmë njerëzve që të garantohen për shtëpitë e tyre e para. Bizneset e tyre, që përderisa janë taksapagues të rregullt, banorët kanë paguar dritat, ujin dhe çdo taksë, edhe taksë arsimi edhe pse nuk kanë pasur fëmijë në shkollë e kanë paguar.

Atëherë detyrimi i tyre moral, më e pakta që und të bëjnë, është që të t’iu thonë: çfarë do bësh me pronën time? Dhe ky është një nga problemet.

Ne edhe kur bëmë një draft kontratë që ua propozuam, ideja është që më thuaj në mënyrë individuale ku jam unë. Ndoshta banorët e këtij pallati që është shembur mund të kenë qenë votues socialistë dhe mund të jenë joshur me 2 apo 3 bonuse qiraje.

Mirë dakord është Erion Veliaj dhe të paguan bonusin e qirasë, por çdo bonus qiraje në mënyrë të tjetërsimit të pronës në mënyrë të paligjshme, pra është e paligjshme, se kur të vijë ndonjë qeveri tjetër do ju thotë ktheni mbrapsht këtë bonusin e  qirasë se e keni marrë në mënyrë të paligjshme.

Sepse do veprimtari që është për nxjerrjen jashtë të banorëve, të mos lidhjes së një kontrate, për mos angazhimin e dy palëve, pra qoftë të banorëve, qoftë edhe të Bashkisë në emër të qeverisë, harrojeni që nuk ekziston kjo gjë legjitime, ligjore, edhe institucionale, e bën të pamundur.

Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme, është që nuk bëhet thjesht me marrëdhënie politike, se duhet të jetë një garanci juridike, ku shteti u del për zot qytetarëve të tij. Partitë politike, kryetarët e bashkive, kryeministra ikin e vijnë, ka parë Shqipëria disa. Vetë Kombinati këtu sa Kryeministra ka parë.”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Në Kombinat shkelje flagrante procedure dhe grabitje prone

“Në fakt ndoshta për momentin e vetmja gjë që kemi në dorë është ta denoncojmë si problem, ta bëjmë publike të gjithë këtë shkelje të kësaj procedure edhe flagrante, është grabitje prone.

Dhe tjetra ajo që mendoj unë është që mos ndoshta do të ishte mirë që ta bënim edhe një bashkëbisedim më me këmbë në tokë, edhe me letra të shkoqura, të marrim disa inxhinierë ndërtimi dhe disa specialistë, e të shikojmë të ndërtojmë një argumentim dhe një oponencë shumë të qartë që metodologjia që ka ndjekur Bashkia e Tiranës, përveç se nuk është e ndershme me qytetarët dhe me banorët, por nga ana tjetër është flagrante grabitja e pronës dhe ka mënyrë, që sipas ligjit qoftë të urbanistikës, qoftë të emergjencave civile, qoftë të rasteve në fatkeqësi natyrore, aq më shumë për të drejtën juridike, që ti kur je pronar i një prone, edhe në rast se është e rrënuar, ti mund të mos jesh pronari i godinës së rrënuar, por je pronari i truallit.

Dhe anë disa gjëra, që edhe këtë plan që ky e ka nxjerrë mediatikisht, me origjinë të kujt është, kush është prodhues i këtij plani dhe ku e ka të miratuar. A e ka konsultuar e para dhe e dyta nëse ka njerëz dhe familjarë që jetojnë me bonus qiraje, sa kohë do rrinë? Ti do ma shembësh pallatin mua, por unë e dua këtu ku e kam, me këtë hapësirë që kam, ose hajde të biem dakord, nëse ti do më spostosh 10 metra, apo 10 km më tutje. Pra, mënyra ose mungesa e informacionit, e cila na fut në dilema edhe ne vetë, jo më ju.

g.kosovari

Next Post
Darka e Dubait që “çmendi” rrjetin dhe frika e opozitës, që retushon personazhet

Darka e Dubait që “çmendi” rrjetin dhe frika e opozitës, që retushon personazhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

February 15, 2026
“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

February 15, 2026
Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

February 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 16 shkurt 2026

February 15, 2026
Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

February 15, 2026
E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

February 15, 2026
Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

February 15, 2026
24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

February 15, 2026
BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

February 15, 2026
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In