Bashkëdrejtuesja politike e PS në Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me strukturat socialiste në Rrogozhinë.
Siç njofton vetë Spiropali në një postim në rrjetet sociale, fokusi është vënë te vota e diasporës.
“Me familjen socialiste në Rrogozhinë, mobilizim maksimal për votën e Diasporës”, shkruan Spiropali teksa poston edhe foto nga takimi.
Më herët kryetari i PS dhe njëherazi kryeministri Edi Rama porositi drejtuesit politikë që rrisin angazhimin për votën e diasporës. Rama ngriti shqetësimin se 4 qarqe si Dibra, Kukësi, Lezha dhe Gjirokstra kanë numrin më të ulët të aplikimeve nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.