Spiropali pret ambasadorin Gonzato: Diskutuam për anëtarësimin në BE dhe për thellimin e bashkëpunimit

Në prag të sesionit të ri parlamentar që nis në muajin shtator, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.

Kryeparlamentarja njoftoi pas takimit se ata diskutuan edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin e mëtejshëm.

“Diskutuam mbi anëtarësimin në BE, si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit europian”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hapja në vjeshtë në Tiranë e zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, ishte një tjetër temë bisede, që u vlerësua si një mundësi më shumë “për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike”.

Next Post

Comments 1

  1. Anonymous says:

    Po pushoje lufta ne Ukrain,do shikojme,a do behemi pjese e be ne 2030,vendimi ishte politik,per ballkanin perendimor,te behet pjese e be.Po te pushoje lufa,be do pranoje ato vende,mbi bazen e meritave.Vendet qe plotsojne rrealisht,kushte per tu pjese e be,e jo Shqiperia,qe u sherben hajdutve,e bandave kriminale,te drejtuara nga k/hajduti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.