Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali reagoi pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që e shpalli të paligjshëm dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, përmes rrëzimit të kërkesës së Idajet Beqirit të Unitetit Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet.
“Ai momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe flet për skeç të orkestruar, fiks si ai momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima!”, shkruan Spiropali.
Ishte Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit llir Meta që tha se vendimi i Kolegjit nuk ishte një skeç i orkestruar prej kohësh./l.m