• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

by El Be
24/02/2026 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të Ambasadores së Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në prezantimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026–2028.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali e vuri theksin te asistenca ndër vite e qeverisë zvicerane në fusha themelore si demokratizimi i Shqipërisë, forcimi i institucioneve, rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve tona.

“Programi i fundit i zbatuar në periudhën 2022-25, ishte i strukturuar rreth 4 shtyllave mbajtëse: Qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, infrastruktura e shërbimeve, klima dhe energjia, si dhe shëndetësia. Të katërta këto shtylla pasqyruan dhe mbështetën direkt axhendën tonë të reformave.  Por ky bashkëpunim nuk ka qenë vetëm mbështetje për institucionet. Ai ka pasur ndikim konkret në jetën e qytetarëve – për një sipërmarrës që gjeti akses në financim, për një bashki që përmirësoi standardin e shërbimeve publike, për një të ri që fitoi aftësi profesionale dhe një perspektivë më të sigurt për të ardhmen”, tha Spiropali.

Ministrja e Jashtme shtoi se “vlerësojmë veçanërisht standardin e lartë të transparencës, monitorimit dhe llogaridhënies që ka karakterizuar këtë partneritet.”

“Ky standard ka qenë jo vetëm garanci për menaxhimin korrekt të fondeve, por edhe një shkollë e rëndësishme për institucionet tona.  Për të gjitha këto arsye, duke parë rrugën që kemi bërë së bashku, jam besimplotë për programin e ri që çelet. Jam e bindur se, edhe një herë më shumë, bashkëpunimi zviceran do të japë një asistencë të rëndësishme në një moment kyç për Shqipërinë. Një moment në të cilin rruga jonë europiane është sot më e strukturuar dhe më e qartë, me objektiva të artikuluara për vitet në vijim dhe me një kalendar orientues që synon 2027-n dhe 2030-n si etapa të rëndësishme të procesit“, tha Spiropali.

Spiropali nënvizoi se Zvicra do të vijojë të mbetet një prej partnerëve më të rëndësishëm, me të cilin na bashkon jo vetëm komuniteti prej 250 mijë shqiptarësh, që jeton në vendin mik, por edhe një vizion i ngjashëm për të ardhmen.

Në këtë kapitull të ri bashkëpunimi, theksoi Spiropali, prioritetet e Shqipërisë janë të qarta, dialog politik dhe fuqizim i marrëdhënieve ekonomike.

“Ne do të vijojmë të mbajmë aktiv dialogun tonë politik, për të fuqizuar më tej aksin e bashkëpunimit Bernë–Tiranë. Do të punojmë për të thelluar marrëdhëniet ekonomike, duke promovuar investimet, rritur volumin tregtar dhe identifikuar fusha të reja bashkëpunimi për sipërmarrjen tonë. Bashkëpunimi shqiptaro-zviceran mund të fuqizohet më tej në fusha me interes të përbashkët, si inovacioni, siguria kibernetike, turizmi, arsimi profesional dhe sektorë të tjerë me potencial të lartë. Jam e bindur se ky do të jetë drejtimi ynë i përbashkët“, shtoi Spiropali.

“Prandaj, duke përfunduar, dua të përshëndes edhe një herë Programin e Bashkëpunimit 2026-28, që nuk do të jetë epilogu, por parathënia e një bashkëpunimi më të ngushtë në të ardhmen”, përfundoi Ministrja e Jashtme.

Next Post
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In