• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali nga Shkodra, mohon zërat për zgjedhje të parakohshme

by A R
01/03/2024 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesja politike e PS-së së qarkut Shkodër, Elisa Spiropali, ka hedhur poshtë zërat për zgjedhje të parakohshme në vend. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Asamblenë e PS në Shkodër ajo tha se nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme, kur të ketë ju do jeni të informuar por deri më sot ne jemi me një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona si qeveri dhe këtë do bëjmë”.

E pyetur nëse rrezikon të dështojë reforma zgjedhore, ajo tha se të gjitha çështjet do të adresohen përpara zgjedhjeve të ardhshme.

“Sigurisht që nuk rrezikon që të dështojë sepse përtej komisionit bipartiak sigurisht që po shpresojmë që të funksionojë, ne kemi rekomandimet e ODIHR të cilat janë udhërrëfyes, nuk janë vetëm ndryshime ligjore, janë edhe çështje të tjera institucionale të cilat duhen adresuar dhe jam e bindur që ne do mund t’i adresojmë përpara zgjedhjeve të ardhshme kurdo që të jenë. Patjetër që ka ndryshime ligjore që mund të duhen 84 vota në qoftë se ka ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, ka çështje të tjera të cilat mund të adresohen në mënyra të tjera por prandaj ne e kemi ngritur këtë Komision që ne të vijmë aty dhe të bëjmë propozime përmbajtësore, ne nuk e kemi ngritur Komisionin e Reformë Zgjedhore që të diskutojmë për karrigen e njërit apo të tjetrit”.

Sa i takon situatës së tensionuar në Kuvend Spiropali i bëri thirrje demokratëve që të bashkohen me njëri-tjetrin, pasi sipas saj nuk mund të jetë Kuvendi zgjidhja për strategjitë e tyre radikale.

“Kjo situatë nuk na pëlqen jo vetëm ne por as opinionit publik dhe qytetarëve të këtij vendi nuk i pëlqen që në Kuvend të shohin zjarr, flakë, bilbila, ata duan të dëgjojnë zërin e deputetëve të zgjedhur, duan të dëgjojnë mendimet qoftë edhe kritike për projektligjet apo të tjera dhe ne urojmë shumë që çështjet që i pengojnë deputetët e PD dhe këtu nuk po i ndaj në të kujt e si por po them që të gjithë ata bashkë duhet që t’i kthehen rrugës së arsyes, duhet që të gjejnë një pikë që i bashkon, të bëjnë së pari bashkimin mes tyre sa i takon strategjive që duhet të zgjedhin si në Kuvend ashtu edhe strategjive elektorale dhe nuk mund të jetë Kuvendi zgjidhja për strategjitë e tyre radikale. Ata kanë gjithë drejtën e tyre të protestojnë, të shkojnë në rrugë pa krye por kjo nuk është rruga e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë është për të tjera punë dhe të gjitha opozitat kanë provuar që të radikalizohen, kanë provuar që edhe t’i djegin mandatet, edhe të braktisin Kuvendin, e kemi bërë edhe ne, e kemi braktisur për 6 muaj kur ishim në opozitë dhe ajo rrugë nuk na çoi askund. Besoj që partitë politike kanë fituar tashmë një pjekuri për të kuptuar se rruga e vetme është rruga institucionale dhe rruga e krijimit të besimit tek njerëzit”.

/a.r

Next Post
Bardhi – Berisha çojnë në Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore, Çupi: Gjykata, jo strukturë e PS!

Bardhi – Berisha çojnë në Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore, Çupi: Gjykata, jo strukturë e PS!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In