• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali në Odesa: Rusia duhet të jap llogari për çdo jetë të humbur. Bota nuk mund t’ia lejojë vetes të qëndrojë e heshtur

by A R
11/06/2025 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Samitin “Evropë Juglindore – Ukrainë” , i cili zhvillohet sot, në 11 qershor, në Odesa.

Gjatë fjalës të saj, Spiropali u shpreh se, Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën, në solidaritet të plotë me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!

Aleanca dhe solidariteti me popullin e Ukrainës, tha ajo, është luftë për të mbrojtur qytetërimin, vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe të drejtën e shenjtë të popujve për të vendosur vetë për fatin e tyre.

“Kam nderin dhe përgjegjësinë solemne që t’ju drejtohem sot këto nga Odesa, qyte i cili tashmë është bërë simbol i guximit dhe i qëndresës.”

Jemi mbledhur në një moment me rëndësi të jashtëzakonshme, vijon Spiropali, ku Samiti “Evropë Juglindore – Ukrainë” nuk është thjesht një takim në kalendarin diplomatik , por është një pikë bashkimi, një rikonfirmim kolektiv të vlerave tona të përbashkëta, paqes , solidaritetit dhe stabilitetit rajonal.

“Mbi të gjitha ndodhemi këtu për të shprehur solidaritetin tonë të palëkundur me Ukrainën në luftën e saj të drejt dhe heroike për të mbrojtur pavarësinë , demokracinë dhe popullin e saj.Si përfaqësuese e një kombi të vogël por qendrestar, e një kombi që e di mirë çmimin e lirisë dhe vlerën e paqes, jam sot këtu për të rikonfirmuar mbështetin e plot të Shqipërisë për Ukrainën. Jemi përkrah jush sepse besojmë thellësisht në parimet që na bashkojnë, parime që tashmë sulmohen nga agresioni i paprovokuar dhe brutal i Rusisë.”- vijon Spiropali.

Më tej Kryetarja e Kuvendit vijoi duke thënë se, “Ne nuk mund të jemi indiferent ndaj realitetit që kemi përpara. Kjo luftë në vitin e saj të tretë ka tronditur themelet e rendit ndërkombëtar. Lufta ka lëshuar një hije të gjatë dhe të errët mbi Evropë duke kapërcyer kufijtë e Ukrainës, dhe nuk rrezikohet vetëm e ardhmja e një shteti sovran por vetë integriteti i sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”

“Agresioni i Rusisë është më shumë se një shkelje të integritetit territorial të Ukrainës , ai është një goditje ndaj parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtarë.  Është sfidë ndaj demokracisë, dinjitetit njerëzor dhe të drejtës së çdo kombi për të përcaktuar vetë fatin e tij. Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe shkatërrimit tëpamasë populli i Ukrainës ka qëndruar me një guxim të pashoq, qëndresa e tyre përballë mizorive e ka frymëzuar botën. Qytetet mund të jenë rikthyer në gërmadha , jetët janë ndryshuar në mënyrë të pa kthyeshme dhe miliona njerëz janë detyruar të largohen, por shpirti i ukrainasve nuk është thyer. Përkundrazi, ai shndrit dhe më shumë duke ndriçuar rrugën për të gjitha ata që besojnë tek liria.

Spiropali theksoi se Rusia duhet të mbaj përgjegjësi për atë që po ndodh sot në Ukrianë, ndaj ajo kërkon solidaritet mes vendeve që të denoncojnë çdo krim lufte dhe jetë të humbur në Ukrainë.

“Rusia duhet ë jap llogari për çdo predhë, për çdo krim lufte, për çdo jetë të humbur. Heshtja është bashkëfajësi dhe bota nuk mund t’ia lejojë vetes të qëndrojë e heshtur. Lufta e Ukrainës është një provë  ndërgjegjes kolektive, është provë për të parë nëse ne jemi të gatshëm të qëndrojmë në mbrojtje të vlerave që pretendojmë që i çmojmë.

Kjo është një provë ku nuk duhet t’ja lejojmë vetës që të dështojmë, jo vetëm për Ukrainën, por për të ardhmen e paqes në Evropë dhe për brezat që do të vijnë.”

Samiti përqendrohet në agresionin e vazhdueshëm ushtarak të Rusisë kundër Kievit, sovranitetin e Ukrainës dhe përfundimin e luftës trevjeçare. Në të marrin pjesë presidentë, kryeministra dhe kryetarë parlamentesh nga vendet e Evropës Juglindore, së bashku me zyrtarë të lartë ukrainas.

Ky shënon samitin e tretë të këtij lloji. I pari u zhvillua në Athinë në gusht 2023, dhe i dyti pasoi në Tiranë më 28 shkurt 2024.

Këto samite përcjellin mesazhe të forta mbështetje të palëkundur për Ukrainën, dënim të agresionit rus dhe një thirrje të bashkuar drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të rritur ndihmën për lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kievit.

Next Post
Miratohen ndryshimet në listat e përfituesve nga Programi i Rindërtimit

Miratohen ndryshimet në listat e përfituesve nga Programi i Rindërtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In