• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: Meta po e trajton Bashën si vartës duke nxitur sherr

by A R
24/07/2020 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në një intervistë në Report Tv u shpreh se socialistët paktin 5 Qershorit dje e votuan me një peng. “E votuam dje me 99 vota pro, por kemi pengun e madh që depolitizimi i procesit zgjedhor u bë i pamundur nga frika e Lulzim Bashës dhe PD-së, vetë atë peng kemi, për të tjera e kemi votuar. Për të kënaqur Bashën dhe për t’i hequr frikën”.

Tashmë debati është zhvendosur te ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet. Ilir Meta paralajmëroi se nuk do ta njohë kryeministrin e dalë nga zgjedhjet e 2021 nëse hapen listat. E ndërsa e cilëson Presidentin si pjesë të opozitës, ministrja socialiste thotë se mesazhi i tij sot pas takimit me ambasadorët ishte pa kuptim.

“E lexova mesazhin e presidentit dhe m’u duk pa kuptim, nuk mund të shprehet në mënyrë aq të anshme, duhet të ndajë mendjen, është presidenti i të gjithë shqiptarëve apo pjesë e opozitës, nëse është kështu të tërhiqet dhe të dalë në zgjedhje në 2021. Tryezat e presidentit duhet të jenë për të bashkuar dhe jo për të përçarë. Presidenti është bashkëshorti i një kryetareje partie që është pjesë e opozitës.

Por sistemi nuk preket, do të jetë sërish proporcional rajonal, por qytetarëve do u jepet e drejta të votojnë për deputetin që duan. Ne jemi parti që lozim në fushë të madhe, presidenti dhe opozita bëjnë taktika të vogla, që përfaqësojnë interesat e tyre të ngushta dhe të përkohshme. Basha është kundër hapjes së listave, po ashtu Kryemadhi dhe Presidenti çuditërisht. Këtë kemi ndërmend ta bëjmë realitet në Kuvendin e Shqipërisë” tha ajo.

Ilir Meta sot i kërkoi Lulzim Bashës që opozita të vazhdojë punën në Këshillin Politik. Por si e komenton Spiropali këtë marrëdhënie President-opozitë? “Kjo gjuhë dëshmon se presidenti i jep këshilla paternaliste kryetarit të PD-së dhe e trajton sikur të jetë një vartës i liderit të vërtetë të opozitës. Basha të fitojë pavarësinë nga këto marrëdhënie dominuese dhe presidenti të ngrihet në nivelin e pozicionit, është turp që kemi institucione si presidenti që janë të politizuara dhe nxisin sherrnaja në skenën politike”.

PD-ja thotë se PS-ja ka frikë nga koalicionet, por Spiropali përgjigjet duke thënë se socialistët janë shumicë me cfarë do lloj sistemi. “Problemi i tyre është se ne i fitojmë zgjedhjet me cdo sistem dhe cdo kohë. Nuk ka sistem dhe kod zgjedhor që mund të të japin pushtetin në tavolinë sikur pretendon Basha. Nuk vihet në pushtet me rotacion të pashmangshëm, por vetëm me zgjedhje.

Urojmë që opozita e bashkuar të dalë me një listë të përbashkët që të shikojmë sa vlejnë, që të përballemi aty. Ne jemi treguar shumë të matur, jemi ulur në këshillin politik, ku janë dy opozitat. Dje u bëmë një koncesion të madh, hoqëm dorë nga depolitizimi. Hapjes së listave do i qëndrojmë do e votojmë. Opozita dhe Basha kanë refuzuar këshillin politik”.

E ndërsa debati vijon për ndryshimet kushtetuese, PS-ja ka zbritur në terren për fushatën e zgjedhjeve të 2021. “Ne kemi filluar punën sepse për ne është e rëndësishme që të gjitha politikat në Kuvend apo qeveri, apo gjithë investimi i madh, të përkthehet në një votë të madhe dhe të sigurt, kemi përpara një betejë historike, do të fitojmë një mandat të tretë me Edi Ramën, sepse kemi edhe ne problemet tona, por kemi bërë shumë në këtë rrugë dhe cdo kthim mbrapa do të ishte fatal. Ata kanë gjuhën e urrejtjes dhe molotovin. Ata janë mbyllur në kullat e tyre dhe kërkojnë me cdo kusht pushtet”.

Në fund, e pyetur nëse në asamblenë e gushtit do të ketë ndryshime në qeveri, Spiropali tha se “Nuk kemi halle të tilla, zëra sidomos në gusht ka gjithmonë për ndryshime, por në diskrecionin e kryeministrit për kabinetin, ne po bëjmë punën, të motivuar maksimalisht dhe me besim, që në zgjedhjet e ardhshme do të fitojmë edhe pse interesat tona shkojnë në të njëjtën linjë me interesin e përgjithshëm. Nuk mund të them as po as jo, nuk është diskutuar asnjëherë. Ne do të diskutojmë në asamble dhe do të diskutojmë si programin dhe reformat dhe strategjinë elektorale” përfundoi ajo.

/a.r

Next Post
Ndodh në Itali, dashnorja e babait infekton me koronavirus 13-vjeçarin

Nuk ka më sekrete për Covid, gjykata urdhëron publikimin e procesverbaleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In