Spiropali: Meta e Berisha kërcënojnë civilizimin shqiptar, duan rikthimin në pushtet me dhunë

Spiropali 1

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një intervistë në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa, duke folur për protestat për vrasjen e Klodian Rashës, deklaroi se nuk mund të negociohet me halabakë, që duan të djegin qytetin.

Spiropali thekson se Meta e Berisha po kërcënojnë civilizimin shqiptar.

“Përgjegjësia po mbahet. Polici sot është i hetuar dhe gjendet aty ku gjendet. Shteti nuk është një lodër në duart e Metës dhe Berishës, që thonë se duhet të ikë ky e ai. Meta e Berisha kërcënojnë civilizimin shqiptar.

Nuk negociohet me halabakë që djegin qytetin. Sali Berisha e Ilir Meta duan të kthehen në pushtet. Ne po hetojmë gjithçka. Ne kemi mbajtur përgjegjësi, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. Këta janë ata që fshehën provat”, tha Spiropali.

Elisa Spiropali tha se në sheshe kanë dalë disa të rinj dhe jo rinia shqiptare.

“Nuk ka asnjë tentativë nga ne për ta politizuar. Ne kemi prova se janë paguar, kishte dëshmi publike, aty ku këta i kazanë lënë nëpër geto që i kanë shfrytëzuar për vota dhe nuk ka as shkolla dhe as vende ku mund të argëtohen. Këto të rinj janë përdorur për mish top. Ilir Meta dhe Sali Beriisha janë fajtorë për 30 vjet politikë këtu. Janë disa të rinj, jo rinia shqiiptare. Janë fëmijë të përdorur. Edhe në kushtet e luftërave civile në Afrikë ka drojë për të përdorur fëmijë. Vetëm organizatat terroriste përdorin fëmijë”, u shpreh Spiropali.

Më tej, Spiropali akuzoi kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, se ka orkestruar protestën e dhunshëm në qytetin verior.

“Voltana Ademi ishte në krye të protestës në Shkodër, sepse ajo ka dërguar mesazhe dhe kjo është faktuar. Kur policia vepron, thuhet se po bën dhunë, kur nuk vepron, thuhet pse nuk vihet në punë. Kjo është absurde.

Ne jemi duke adresuar pse të rinjtë edhe nuk kanë shpresë, sepse këta i kanë përdorur fëmijët për mish për top. këta fëmijët i kanë nëpër shtëpitë që i kanë blerë në Europë, në Holandë. Dhimbja e vdekjes të të riut mos të përdoret politikisht. Këta janë nekrofil. Përdorin vdekjen për politikë”, theksoi Spiropali.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com