• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali, ironi me Metën: Jemi ne që të shkarkojmë ty; Po i merr rolin Bashës…

by A R
18/02/2020 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk mundet që presidenti të shkarkojë parlamentin, parlamenti e shkarkon Presidentin”, tha sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, e ftuar në një intervistë televizive.

Duke folur për deklaratën e Presidentit Meta, në lidhje me shpërndarjen e parlamentit, Spiropali tha se “dekretet e Presidentit do jenë si ai për të shtyrë zgjedhjet. Për ne ai dekret nuk pati vlerë, nuk pati vlerë në ligj dhe as për KQZ, nuk pati vlerë për Komisionin e Venecias, pati vetëm vlerë për disa militantë të cilët ua mbajtën shpresën ndezur që zgjedhjet nuk do bëheshin. Zgjedhjet u bënë, jeta vazhdon normalisht, dhe ja ku jemi. Të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes mbi armiq e kështjella të pushtuara, mbi Rilindjen që po mësyn Presidencën, mbi revolucionet, dhe t’i kthehemi politikës, ashtu siç është, ku ka vend për dialog, kompromis, ku diskutohet për sistemet, ku flasim për Reformën Zgjedhore që është domosdoshmëri dhe jo vetëm një kërkesë e Bundestagut. Këto janë të flasësh për politikë, të tjerat janë tym, injeksione që i bëhen mbështetësve për të thënë se nuk kemi dështuar në aksionin opozitar, por kemi një shans për të fituar revolucionin imagjinar”, – tha ajo.

Në vijim, Spiropali theksoi se “nuk mundet Presidenti të shkarkojë Parlamentin, në asnjë nen, asnjë germë dhe në asnjë frymë. Nuk mundet që ne, një republikë parlamentare të kthehemi në një federatë presidenciale. Nuk mund të kthehet në një mbretëri dhe Ilir Meta qenka mbreti që na shkarkona. Kjo është një republikë parlamentare dhe ne, germë për germë, do respektojmë këtë frymë dhe sistem që kemi zgjedhur. Parlamenti e shkarkon presidentin. Kjo nuk është çështje kohe, as nuk kemi një ngut për ta shkarkuar dhe nuk besoj se presidenti të ketë mbërritur në pikën ku të bëjë shkarkim parlamentesh. Parlamenti ka një komision parlamentar që po heton presidentin dhe këtë të drejtë ia jep Kushtetuta. Do ta sjellë në Parlament në një kohë tjetër dhe pastaj do bëhet ajo që do vendoset”.

Presidenti kundër Reformës në Drejtësi

Në lidhje me përplasjen mes Metës dhe mazhorancës, Spiropali tha se “tani, atëherë, gjithmonë, kjo ka qenë historia, që gjithë procesit të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë dhe zbatimit të Refomës në Drejtësi, Presidenti i Republikës është shquar për kundërshtitë e tij. Kur u bërë Vetingu, kur u votua Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, për Gjykatën Kushtetuese, nuk votoi Arta Vorpsin, e cila ishte zgjedhur e para, por futi jashtë radhe, jashtë liste dhe jashtë kohe një kandidate që e mendonte si mbështetëse për shkak të lidhjeve të saj të njohura”.

Në lidhje me akuzën e Presidentit për puç shteti me letra, Spiropali tha se “Presidenti i Republikës ka qenë koherent në luftën e hapur që i ka shpallur Reformës në Drejtësi. Presidenti mund të thotë shumëçka, por ashtu siç Presidenti interpretoi, por ashtu siç ai interpretoi dekretin e tij të famshëm për shtyrjen e zgjedhjeve të qershorit i shtyu më 13 tetor dhe mori një përgjigje konkrete nga Komisioni i Venecias për ligjshmërinë e qershorit. Të njëjtën përgjigje po merr nga Komisioni Hetimor në Parlament, nga parlamenti në tërësi”.

Për sa i përket ligjit të betimi të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që u miratua në Kuvend dhe pret dekretimin e Presidentit, i cili e ka refuzuar, Spiropali tha se “nuk e themi ne, e ka thënë dhe Komisioni i Venecias në një opinion të famshëm për situatën në Ukrainë. Betimi nuk është procedura e zgjedhjes, pra ata zgjidhen në bazë të një mënyre ligjore dhe kushtetuese dhe betimi në fund është formal. Në fakt ajo që ndodh, bllokimi, është antikushtetues. Të kesh njerëz të zgjedhur dhe ata të bllokohen nga presidenti për arsye personale, kjo është të tentosh të bësh grusht shteti. Mundësinë për ta bllokuar Presidentit ia jep papërgjegjshmëria, nuk ia jep ligji, Kushtetuta”.

Meta kërkon të udhëheqë opozitën dhe puçi po i bëhet Bashës

Spiropali tha se “ne nuk e shohim Presidenti as si noter, as si luftëtar të lirisë, siç e sheh ai veten. Ne duam një president ashtu siç e sheh Kushtetuta, pra një garant të unitetit të popullit. Ka dëshmuar që nuk është. Është i njëanshëm, është politik dhe kërkon të udhëheqë opozitën”.

Në lidhje me faktet dhe provat që pretendon presidenti për grusht shteti, Spiropali tha se nuk “kam parë asnjë letër, këto janë terma politikë, kjo është një gjuhë e ashpër e retorikës politike. I vetmi grusht shteti është ajo që Meta dhe Berisha po i bëjnë Lulzim Bashës. Po e zhveshin atë nga opozita, pra po duan t’ia marrin aksionin politik. Edhe sot vajtja te Meta dhe ndryshimi 180 gradë tregon që ai pati sot në diskursin e tij politik dhe vizionin e tij për opozitën, tregon qartë që në fakt grushtin e shtetit sapo e kanë kryer. Deri tani Basha kishte nisur fushatat, ishte ulur në tryezë për Reformën Zgjedhore, por siç duket kanë bërë grusht shteti dhe Meta kërkon të marrë edhe kreun e opozitës”.

“Veprimet e Presidentit, jo vetëm janë antikushtetuese, por dhe qesharake dhe bëhen pikërisht në kohën e vakuumit të Gjykatës Kushtetues për arsye politike dhe presidenti më mirë të dalë dhe të bëjë opozitë të vërtetë do ishte më e sinqertë, nuk do të cenonte parimet e shtetit, nuk do të turpëronte institucionin e Presidentit dhe mund të zgjidhej një president tjetër dhe ai të vazhdonte luftën opozitare”, tha ajo.

Për sa i përket përplasjes civile, Spiropali tha se nuk i ndjek populli.

“Një vit më parë, para se ta braktisnin, qëllonin me miell dhe me çizme dhe realizonin protesta. Pastaj dolën nga parlamenti dhe sulmonin institucionet, vazhduan me bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe s’i ndoqi njeri me marrjen peng të qendrave të votimit, dhe gjithë vitin kanë tentuar revolucionin, që nuk erdhi kurrë. Ne jemi të gatshëm që të punojmë së bashku për të ofruar garancitë përmes ligjit përmes përmirësimit të kuadrit ligjor përmes përmirësimit të sistemi zgjedhor si të duan ata në tryezë, dhe pastaj të provohemi kush ka besueshmëri për të marrë votën. Gjithçka tjetër është tym”.

Në lidhje me protestat, Spiropali tha se “ne kemi vetëm ligjin”.

/a.r

Next Post
Festoi ditëlindjen e fundit me nënën, dhimbje në familjen e këngëtares shqiptare

E hodhi ish i dashuri nga kati i tretë, terapistja e seksit nuk i mbijeton plagëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In