• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali i tërheq vëmendjen Berishës, kreu i PD: Na e ke neveritur Parlamentin, je si sekretare…

by A R
26/06/2025 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur ditën e sotme seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Në nisje të seancës, ka pasur replika mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Bardhi ka akuzuar Spiropalin se po shkel Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Bardhi ka kërkuar që të kryhen dëgjesat me institucionet e pavarura dhe Kuvendi të vijojë punë edhe pas 8 korrikut, me rekomandimet përkatëse për përmirësimin e punës së secilës prej tyre.

Por nga ana tjetër, Spiropali u shpreh se dëgjesat janë parashikuar në kalendar, teksa këshilloi Bardhin të mos ketë merak, pasi puna e deputetëve do të bëhet.

“Të 26 institucionet e pavarura janë të parashikuara në kalendar. Në varësi të komisioneve duhen kalendarizuar edhe dëgjesat. Ka qenë në pamundësi të deputetëve për t’i përfshirë në dëgjesë për shkak të mungesës së deputetëve dhe çështje të tjera që janë diskutuar më parë. Në kalendar kanë kaluar dhe janë votuar edhe në seancë. Punën tonë do ta bëjmë, pa merak”, tha mes të tjerash Spiropali.

Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi problemin e Avokatit të Popullit si një problem që shtyhet pothuajse nga viti në vit.

Berisha shtoi se Partia Socialiste heziton të zgjedhë në krye të këtij institucioni një kandidaturë nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë, teksa fliste për z.Ndregjoni.

“Problemi i Avokatit të Popullit është një problem që shtyhet prej pothuajse një viti. Dhe shtyhet dhe shtyhet sepse ju, ose kreu juaj Ramaduro siç po e quajnë tanimë në të gjitha kontinentet, nuk pranon kandidaturën që paraqet opozita, ndonëse ai plotëson çdo kriter dhe e nderon atë detyrë. Por rregulli ka qenë që Avokati propozohet nga opozita dhe ju kërkoni të impononi përmes përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidatëve që paraqet opozita, të impononi kandidaturën dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite vetëm e vetëm që një kandidaturë, e cila për ju nuk pranohet vetëm se ka vitet e persekutimit dhe burgosjes politike. Dje unë dhashë një intervistë dhe një gazetar i mirënjohur më  pyeti a janë zgjuar demonët e sistemit të vjetër në Shqipëri me Ramaduron.

Edhe ai fliste për Ramaduron. Kjo që po bëni ju është dëshmi e zgjimit të atyre sepse ju keni hezitim të pranoni një kandidaturë nga shtresa e të persekutuarve politikë, ndonëse zoti Ndregjoni i plotëson të gjitha kriteret. Prandaj sot hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë punë. Kjo është e papranueshme. Ky është një institucion, pavarësisht se në narkoshtet të gjitha institucionet shumëzohen me zero, por për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij”, tha mes të tjerash Berisha.

Debate pati edhe mes Berishes dhe Spiropalit. Teksa Berisha iu drejtua kryeministrit si trafikant, Spiropali i terhoqi vemendjen. Me pas Berisha e quajti Spiropalin sekretare partie.

“E ke kthyer kete parlament ne neveri” – tha Berisha.

Next Post
Debat për Avokatin e Popullit, Sula: S’mund ta zgjedhë ky Kuvend! Ka deputetë me konflikt interesi që…

Debat për Avokatin e Popullit, Sula: S'mund ta zgjedhë ky Kuvend! Ka deputetë me konflikt interesi që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com