• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali i përgjigjet koleges demokrate: Nuk të uroj të flesh e qetë sot…

by A R
27/09/2018 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, akuzon deputeten e PS-së Elisa Spiropali dhe deputetin Ervin Bushati se po sulmojnë me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e tyre të paligjshme.

Por, nuk ka munguar edhe reagimi i deputetes socialiste, Elisa Spiropali e cila e quan një recitim vulgar deklaratën e deputetes demokrate.

Më tej Spiropali i përgjigjet akuzave të PD duke sqaruar se: 5 milionë Euro, makinë 100 mijë euro dhe të tjera broçkulla që lexove, kam vetëm në fantazinë e tmerruar të atyre që ty sot të përdorën si maskë për fytyrën e Kunatit!

Postimi i plotë:

“E dashur Orjola,

Ajo që lexove sot më trishtoi për ty dhe pyeta veten pse e bëre? Unë kurrë s’do kisha dalë të recitoja shpifje, të shkruara nga të tjerët për më tepër. As sikur të më vinin revolen në kokë (prej vërteti jo si revolja imagjinare e Taulantit mbi xhamat e syve te Palokës:-). E pyete veten pse ta besuan ty atë recitim vulgar?

Unë nuk e di a ta besuan sepse je grua që të shohin si sherbëtore, apo sepse të duan si recituese që të shesin për profesore(?)! Po në të dyja rastet, në vendin tënd do mendohesha pas kësaj që të bënë. Është e rëndë Orjola, më beso, të dua vetëm të mirën dhe nuk dua të të shoh në rolin e shërbëtores me titullin e profesores!

Tani më dëgjo pak: Unë 5 milionë Euro, makinë 100 mijë euro dhe të tjera broçkulla që lexove, kam vetëm në fantazinë e tmerruar të atyre që ty sot të përdorën si maskë për fytyrën e Kunatit! Kunati po, ai ka shumë milionë dhe janë ato miliona për të cilat Shqipëria ka të drejtë të dijë si janë bërë (makina nuk e di sa ka, po kjo s’ka rëndësi përderisa tek Shqupi nuk parkohesh dot pa lejen e Kunatit). Se ku punon bashkëshkorti yt nuk e di, di vetëm që i imi nuk do ulej me mua sonte në tavolinë nëse do kisha recituar kundër teje siç recitove ti kundër meje dhe kolegëve të mij!

Nuk të uroj të flesh e qete sot Orjola, për të mirën tënde! Po në të gjitha rastet një gjë mos e harro: Ti e përserit këtë vetëpërdorimin e sotëm dhe unë të thërras në gjyq! E unë s’jam ti, nuk kam asnjë kunat që më nxjerrë të bëj çingijen mbi rrotën e karrocës së Dulit dhe s’ka kunat që më prapëson kur e ndaj mendjen. Prandaj zemra, nëse s’do të dalësh para gjykatësve e të pranosh se je thjesht një shërbëtore e Kunatit, shtyje rrotën tutje e mos ndalo më para meje.”

Next Post
“Po Basha kur do të dorëzohet te drejtësia si Agron Xhafaj?”

Zbardhet udhëzimi i Bashës: Zbuloni 'tradhtarët' brenda radhëve të PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In