Ministrja Spiropali është përgjigjur para gazetarëve përpara kuvendit, kur është pyetur se përse mazhoranca e ka marrë në mbrojtje Arben Ahmetajn, duke i krijuar kushte për t’u larguar përpara se të mbërrinte në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e tij.
Spiropali ftoi gazetarët të shikojnë argumentet dhe të mos shpallin fajtorë njerëzit përpara se të gjykohen.
“Duhet të prisni argumentet, të dëgjoni debatin në parlament, të mos i shpallni njerëzit fajtorë para se të gjykohen. E kemi dëgjuar më vëmendje SPAK. Nuk jemi si kundërshtarët tanë që fyenin prokurorët”, tha Spiropali.
/a.r