• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: Duel me të gjithë opozitën në Kuvend

by
22/09/2022 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elisa Spiropali

Nuk po ju përgjigjem si meritoni, se një shprehje thotë, historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj. Një herë vjen si tragjedi e herën e dytë si komedi. Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur, se për të qarë, njerëzit i keni bërë kur keni qeverisur. Për të hyrë në thelbin e asaj që u tha, për publikun që është i detyuruar ditë pas dite e çdo ditë të perëndisë, çdo ditë të Parlamentit të dëgjojë këtë lumë fjalësh, këtë batarre që buron nga frika dhe nga halli i një njeriu të vetëm. E gjithë opozita është e marrë peng nga dy njerëz ngjashëm me ata grabitësit e bankës që marrin peng klientët për të mbrojtur ato që kanë vjedhur dhe për të siguruar arratinë. Ngjashmëria është aty në sy të të gjithëve. Nuk kemi mundësi dhe s’kemi dëshirë të merremi me këta përditë. Sepse inkoherenca e tyre është ulëritëse sepse ato që i kanë thënë dje i mohojnë sot, ato që thonë sot jam e sigurt që do i mohojnë nesër. Nuk ndryshojnë çështjet por ndryshon halli i tyre. Këta i përgjigjen hallit, jo çështjeve. U ul në këtë anë të Parlamentit deputeti i botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësuesi i socialistëve. Po socialistët kur shohin atë shohin një “thepshqekëz”, që i ka qëlluar drejtpërdrejtë, të rinj dhe të vjetër, burra e gra pa diskriminim. 1800 plumba të gjetura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Po edhe shqiptarët, sepse socialistët nuk janë të Serbisë por të Shqipërisë. Por duke i parë si armiq e duke deklaruar çdo ditë se Edi Rama është armik dhe ne jemi armiq, patjetër që këtë frymë do fusi. Patjetër u ngrit ajo zonja 80-vjeçare në takimin e tij dhe tha më jep leje të qëlloj e të vrasë Edi Ramën. Patjetër që do thotë ashtu pasi ka parë këtë (Berishën), ky i jep lejet për vrasje. Ky ka qenë shpërndarësi monopol i lejeve për të vrarë. Eedhe shumë të tjera, për ligjin për despiunizimin dhe deklasifikimin e dosjeve, ne po dashkemi të dënojmë dhe përjashtojmë kundërshtarin politik. Këta që dosjet e njëri-tjetrit i kanë përdorur si shantazh nga mëngjesi deri në darkë. Këta që të gjithë politikën e tyre e kanë ngritur mbi shantazh. Këta që nuk guxuan një herë të bëjnë transparencën e plotë mbi figurat, këta që të realizojnë dekomunistizimin. Ne e kaluam ligjin për dosjet në 2015-ën, ishim ne që e kaluam atë ligj, jo ju. U la aty një vjegë, po u la. Që u jepte mundësinë atyre që kaluan kontrabandshe në komisionet “Mezini dhe Bezhani” të mbesnin në politikë, por nuk ka më. Koha për t’u ndarë një herë e mirë që akuzën e ka mjet të parë për t’u mbrojtur, i ka dalë boja. Se voton më njeri. Ky i pari që tapinë kryesore, është pacienti 0 i egërsisë në politikë dhe pastaj ai tjetri që maksimumi që mund të bënte ishte të dilte nga rrethimi i Presidencës së tij për të dekoruar ndonjë restorant mishi. Se ndonjë kre shteti nuk e priste, se nuk presin ata krerë shteti të tillë që të turpërojë vendin e tij, parimet dhe Kushtetutën.

Meqë flasim për ata përtej oqeanit ku këta nuk mbërrijnë dot me not, diskutime më serioze, më të thella dhe më të ndjera bëhen në Kongresin amerikan dhe Senat, për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, se sa në Kuvendin e Shqipërisë. Si fillim u tallët, “një sulm periferik i disa fëmijëve në bodrume gjunjëzojnë qeverinë shqiptare”. Pastaj nuk ishte kështu. Nuk ishin disa adoleshentë që bënë sulmin, por ishte një sulm i iniciuar, i sponsorizuar dhe i mbështetur nga Republike Islamike e Iranit. Keni gjë për të thënë për këtë. Po fakti që nuk ishte vetëm një sulm ndaj Shqipërisë, por ndaj një aleati të NATO-s, po që u ngrit në këmbë Shtëpia e Bardhë, DASH, FBI-ja, Komisioni Europian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Se sulme të tilla, ne kemi 1 milionë tentativa në muaj, janë të një natyre tjetër, penetrime në sistem dhe depërtime të padëmshme, por ky rast nuk ishte i tillë. Nuk kishte limit buxheti për këtë. Ishte qëllimi për të shkatërruar përfundimisht të gjithë sistemin e të dhënave në Shqipëri dhe paralizuar krejtësisht shërbimet. Ju ndoshta do ishit gëzuar po t’ia mbërrinin, por nuk ia mbërritën. Shërbimet u ngritën në këmbë për një javë. Vetëm 10% e shësrbimeve u prekën dhe më pas u rikuperuan për 2 javë maksimumi. Raporti përfundimtar që nuk është bërë nga ne, por që është bërë nga ekspertët tanë, nga FBI-ja që erdhi në ndihmë në mënyrë të menjëhershme, nga ekspertët e Microsoft-it. Ai raport që nuk e latë zv. Kryeministren ta lexojë këtu, se ju nuk jeni të interesuar për transparencën, jeni të interesuar të vazhdoni tallavanë këtu. Por nuk jemi për tallava këtu. Raporti mund t’ju vihet në dispozicion, mund të kërkoni dëgjesa në komisionet tuaja, mekanizmat parlamentare janë aty nëse doni të jeni seriozë dhe të diskutoni. Se sa ekspertë do, sa buxhet do ngritja dhe fortifikimi i të gjitha sistemeve tona të mbrojtjes. Edhe në Kongresin amerikan, DASH dhe Senatin ne këtë diskutuam, mbështetja financiare që i duhet Shqipërisë dhe gatishmëria është maksimale. Epo të vijmë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dëgjojmë nga deputetët tanë broçkulla që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen. Më vjen keq por është e tepërt.

Ata që kanë hallet e tyre nuk kanë hallin e Shqipërisë, por të shtëpisë. Nuk kursejnë asnjë luftë të brendshme, nuk kursejnë madje as sulme të jashtme të një vendi jo mik për t’i përdorur si gur në luftën e tyre politike. Tamam siç përdorën atë rastin e Lulit. E mbani mend kur dilnim ne në Foltore, Taulant Balla, Erion Braçe dhe disa të tjerë prej nesh dhe flisnim për financimin rus në Europë dhe ndaj partive politike. E kujtoni egërsinë e mbrojtjes? Ai i pari, ai që thotë se duhet një audit i plotë në PD sepse ka ikur Luli bashkë me rublat ruse. A e thotë këtë. Ky ishte i njëjti që nxorri shpatën digjitale që mbronte prodigy-n e tij. Mbronte Lulin,ne nuk themi se është fajtor dhe as atëherë nuk e kemi thënë, kemi thënë të hetohen lidhjet. Ky është i gatshëm t’i shpallë tradhtarë dhe heronj sa herë që duhet dhe nuk e ka problem që të ndërrojë vendin. Sa keq që ka ndonjë zonjë apo zotëri tjetër këtu për të cilët nuk ka fare rëndësi koherenca politike. Forma mbi përmbajtjen, forma më e rëndësishme se përmbajtja. Luli mirë, Luli i keq, Berisha i mirë e Berisha i keq. Kujtoni se me këto do fitoni besueshmëri. Por njerëzit ju lexojnë si libër i hapur. Nuk ka nevojë t’u hakerojnë sistemet, ju jeni të lexueshëm për të gjithë, jeni në sytë e të gjithëve. Eja të mbajmë disa qëndrime si ato për të cilat ramë dakord, që ra dakord kryetari i grupit tuaj edhe në Komisione, të bëjmë transparencë të plotë për të shkuarën por të gjejmë edhe gjuhën e së ardhmes.

REPLIKA ME DEPUTETEN GRIDA DUMA

Spiropali: Në fakt nuk e dëgjova me vëmendje deputeten se përgjithësisht ka një spirë verbale të pakuptueshme të cilën e thotë me një siguri që të krijon habi. Arrogante, e vrazhdë, herë delirante ajo është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen. Gjeti sot rastin që një copë nga balta e saj që shpërndan me kaq natyralitet mbi të gjithë, ta hidhte sot edhe mbi mua. Është nga ato deputete që nuk mund t’i mbash inat, sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se çdo gjë tjetër mbi atë që ajo përfaqëson, Luli i mirë, Luli i keq, Berisha i keq, Berisha i mirë, duhet të iki përfundimisht, duhet të kthehet. Unë vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Nuk mund ta marr inat, mund vetëm të qesh me derexhenë ku janë katandisur me të cilën janë në hall, e dinë edhe ata. Prandaj mundohen të justifikohen. Nuk ka make-up që i mbulon këto mangësira. Nuk ka ngjyra që i bojatisin këto mungesa të mëdha dhe të pavërteta ulëritëse që këtu i deklamojnë me fuqinë e të vërtetave absolute. Duke perifrazuar edhe shprehjen që deputetja tha, patjetër zonjë lind, nuk bëhesh. Patjetër që kjo është dhe për politikanët, kush do të bëhet politikan i lindur, por nuk e ka, nuk mund të bëhet kurrë. Shëndet zonjë, Zoti qoftë me ty, por t’i si duket nuk je me të fatkeqësisht.

FJALA E MINISTRES SË SHTETIT PËR MARRËDHËNIET ME PARLAMENTIN, ELISA SPIROPALI NË PARLAMENT (22 shtator)

Next Post
Kërkesat/ Kraja shkresë për heqjen e kufizimit të mandatit 3-vjeçar në krye të SPAK, drejtuesja e BKH kërkon pavarësi financiare. Pasuria…?

Kërkesat/ Kraja shkresë për heqjen e kufizimit të mandatit 3-vjeçar në krye të SPAK, drejtuesja e BKH kërkon pavarësi financiare. Pasuria...?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In