Ish ministri i Punës në qeverinë e djathtë Spiro Ksera, ka apeluar dënimin që i dha gjykata me 1.8 vite burgim dhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.
I dënuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës nga ana e gjykatës së faktit, Ksera ka apeluar vendimin.
Spiro Ksera akuzohet për një tender me vlerë 30 milion lekë dhe këtë e ka bërë një ditë para se të linte detyrën si ministër./java/a.k










