• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

by El Be
18/02/2026 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po zhvillohen seancat e fundit përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Pas katër viteve proces gjyqësor, katërshtja e UÇK-së do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalimet e tyre finale, ndërkohë që në Prishtinë dhe anembanë Kosovës kjo ngjarje po përjetohet si një moment përcaktues për imazhin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. Ditën e djeshme qindra mijëra qytetarë marshuan në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Politologu dhe njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, në një analizë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, e cilëson këtë proces jo thjesht si një gjyq ndaj individëve, por si një betejë frontale për të mbrojtur të drejtën e Kosovës për liri përballë fabrikimeve të inteligjencës serbe dhe ruse.

​Dorajet Imeri kujton se rreth 12 vite më parë, si student i Shkencave Politike, i kishte drejtuar një pyetje ministrit të asaj kohe, Enver Hoxhaj, mbi atë se si do të dukej imazhi i Kosovës pas akuzave kaq të rënda. Sot, ajo që dikur dukej e largët, është kthyer në një sfidë ekzistenciale. “Kemi ardhur në një moment kur Kosova dhe Shqipëria po përballen me akuza vërtetë të rënda, njëra për “Shtëpinë e verdhë” dhe tjetra për krim kundër njerëzimit dhe gjenocid. Kjo është një betejë për të vijuar të drejtën tonë dhe për të mbrojtur luftën çlirimtare. Pretendimet e Dick Marty-t dhe më vonë të Dhomave të Specializuara, dalin përtej çdo arsyetimi sepse jo vetëm që nuk ka mundur të ndodhë një krim i tillë, por është e llahtarshme fakti që është ideuar deri në atë nivel të çnjerëzores”.

​​Sipas Imerit, ajo që ka ndodhur përgjatë këtyre viteve është një ndërrim i paradoksal i vendeve: Kosova, viktima e gjenocidit, po gjykohet, ndërsa Serbia po tenton të pastrojë figurën e saj. Serbia po shfrytëzon procesin për të barazuar viktimën me agresorin.

Imeri thekson se disa nga të akuzuarit nuk kanë qenë asnjëherë në hierarkitë komanduese që pretendon Prokuroria. “Në vend të ishim viktimat reale të një krimi monstruoz dhe gjenocidi që Serbia bëri mbi Kosovën, jemi në bankën e të akuzuarve. Ata të katërt po trajtohen dhe gjykohen për disa pretendime të llahtarshme”.

​​Një nga pikat më kritike të analizës së politologut është pretendimi i Prokurorisë Speciale se Hashim Thaçi, në moshën 29-vjeçare, ka pasur fuqinë të mashtrojë figurat më të larta të sigurisë botërore. “Si është e mundur që një djalë 29-vjeçar të vendosë në lajthitje James Rubin, përfaqësuesin kryesor të SHBA për luftën e Kosovës apo shefin e NATO-s, Wesley Clark, i cili ka pasur informatorë, strukturë dhe çdo gjë të nevojshme? Kjo më lidhet me idenë që Serbia dëshiron ta delegjitimojë ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë sepse përmes dënimit dëshiron të tregojë që ndërhyrja ndërkombëtare është bërë mbi manipulimin e të dhënave. Kjo shkon përtej emrave të përveçëm, por goditet projekti i Kosovës, që ka qenë projekt i UÇK-së, i veprimtarëve të saj por edhe bashkësisë ndërkombëtare që ka ndërhyrë për shkak të spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë. Rusia këtë nuk e fal. Serbia e përdor këtë qasje të Rusisë dhe dëshiron të maksimizojë interesat e veta në Kosovë. Mos harrojmë që kjo është e pafalshme dhe e rrezikshme”.

​Imeri e konsideron krijimin e Gjykatës Speciale si një lloj “vetëvrasjeje politike” të bërë me qëllim fisnik, për të pastruar emrin e UÇK-së, por që ka dalë jashtë çdo kontrolli. “Kemi themeluar një Gjykatë e cila është një monstër. Nuk dihet kush e kontrollon dhe cila është kompetenca. Mund të cilësohet si “vetëvrasje”. Por është bërë për një qëllim të pastër dhe fisnik. Është bërë nga ideja që ne nuk kemi çfarë të fshehim dhe se projeksionet e Dick Marty-t janë fabrikime të inteligjencës serbe dhe ruse që kanë gjetur përkrahës lokalë që janë shitur dhe blerë”.

Ai thekson pabarazinë juridike, ku dënimet e kërkuara tejkalojnë edhe parashikimet ligjore të kohës kur pretendohet se janë kryer veprat. “Pretendohet deri në 45 vite, ndërsa ligji i kohës parashihte maksimalisht 20 vite”. Imeri shprehet me ironi se Thaçi do të kishte “llogari” më mirë të burgosej në Serbi, ku ishte dënuar në mungesë me 15 vite, sesa të përballej me këtë strukturë të krijuar nga vetë Kosova.

​Pavarësisht rrethanave të rënda, Imeri shprehet se nuk do të ketë dënime, duke u bazuar në mungesën e racionalitetit të akuzave të Prokurorisë dhe realitetin e organizimit të UÇK-së që ai vetë e ka përjetuar. Ai e mbyll duke rikujtuar se harresa e krimeve serbe, 12 mijë të vrarë dhe 1 milion të dëbuar, është rreziku më i madh për të ardhmen e rajonit.

Next Post
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet 'kyçe' që do të trajtohen në seancën plenare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In