Eamon Dunphy, ish-reprezentuesi i Republikës së Irlandës, mendon se epoka e Jose Mourinhos ka përfunduar. Jose Mourinhos nuk po ecën aspak mirë te Manchester Unitedi. Strategu portugez po kalon nëpër një krizë si menaxher, pasi sezonin e shkua dështoi edhe me skuadrën e Chelseas,
Ish reprezentuesi i Republikës së Irlandës, Eamon Dunphy, i cili është analistë në RTE mendon se koha e Jose Mourinhos ka përfunduar
“Ai nuk ka qenë i njëjti person këto 18 muajt e fundit. Ai ka qenë hije ndaj vetes. Ketë mund ta shohësh përmes fytyrës së tij dhe gjuhës ë tij trupore”, ka deklaruar Dunphy
“Ai ka shkuar në një klub që s’ka lojtarë që luftojnë për titull, por mendoj që as për top-katërshen”, ka theksuar ai, citohet “Express”. (b.an)