Ekipi i emergjencave nga Izraeli, Mevoot Hermon Search & Rescue Unit, ka mbërritur në Shqipëri, për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Pas takimeve me ekipin e ngritur nga Ministria e Mbrojtjes, grupi u nis drejt zonës më të prekur në Durrës, ku iu bashkua grupeve të tjera të shpëtimit.
Ekipet izraelite kanë një përvojë të madhe ndërkombëtare në menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme, duke dhënë kontributin e tyre në vende të ndryshme të botës.
Në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të djeshëm, përveç Izraelit i janë bashkuar edhe ekipe nga vende të Bashkimit Europian.
/a.r











