• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Specialistët fillojnë restaurimin e Kullës së Kalasë në Durrës

by Java News
13/11/2021 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gëzim Kabashi

Një autovinç i specializuar për peshat e rënda ka vendosur paraditen e djeshme blloqet e para restauruese për rindërtimin e kullës C të kalasë së Durrësit.

Objekti i shpallur vite më parë “monument kulture” u shemb pas lëkundjeve sizmike të tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe do të rindërtohet me materialet e vetë kullës që u shkatërrua.

Inxhinjer Stavri Burda, projektues I këtij restaurimi tha për BIRN se dy blloqet e parë prej tullash me një peshë të përgjithshme prej 22 tonë, u vendosën pikërisht në vendet nga ku ishin rrëzuar, dhe në të njejtën mënyrë do të procedohet edhe për pjesën në vazhdim.

Njëri prej blloqeve masive që ka zënë vend dje në pjesën e dëmtuar të kullës ka peshë rreth 16 tonelata, ndërsa i dyti afro 6 tonelata – shtoi arkitekti Burda, sipas të cilit pas disa javësh pune për konsolidimin e mëtejshëm të strukturës do të vendoset edhe një bllok tjetër me peshë prej 16,5 tonë.

Sipas specialistit, një nga shkaqet e shkatërrimit të kullës C, që ka një lartësi prej më shumë se 10 metra, lidhet me faktin që banorët gjatë dhjetëvjeçarëve dhe shekujve të kaluar kanë hequr nga muret dhe themelet e kullës mjaft gurë dhe blloqe, të cilët janë shfrytëzuar për ngritjen e godinave të tjera në lagjet pranë fortifikimit mesjetar.

Nga ana tjetër restaurimi gjatë periudhës së sundimit Osman e ka rënduar dhe dobësuar një prej faqeve të murit fortifikues.

Procesi që po ndiqet nga organizata Trashëgimia Kulturore Pa Kufij pritet të përfundojë brenda një periudhe 10-mujore dhe po mbështetet financiarisht nga Fondi I Ambasadorëve dhe Ambasada e SHBA në Tiranë..

Muret rrethuese të qytetit antik, ku bën pjesë edhe Kulla C janë ndërtuar në shekullin e 5-të, kur perandoria bizantine udhëhiqej nga Anastasi i I, me origjinë nga Durrësi.

Lëvizja e kalimtarëve që shfrytëzojnë portat shumëshekullore të murit fortifikues për të lëvizur nga qendra historike e qytetit drejt lagjes bregdetare ngjall edhe sot kureshtjen e vizitorëve dhe turistëve, të cilët gjejnë në të njejtin territor edhe amfiteatrin e lashtë. BIRN

Next Post
VIDEO/ Ja tensionet që nuk u panë në Uembli, tifozi shqiptar sherr me policinë!

VIDEO/ Ja tensionet që nuk u panë në Uembli, tifozi shqiptar sherr me policinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In