• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Speciale/ Si e ka marrë ‘certifikatën e sigurisë’, Noka? A është shkelur ligji?

by Aalison Pearse Stevens
27/05/2016 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Është pak e habitshme sesi deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili është edhe nënkryetar i komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka arritur të marrë “certifikatën e sigurisë”, në kohën kur ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare, për të qenë agjent i UDB-së, duke qëndruar në ish-Jugosllavi, në vitin 1991. Sipas deklaratave të tij, botuar nga “Tema”, para organeve zyrtare shqiptare, Noka thotë se ai i është përgjigjur interesimit të UDB-së për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e PD-së, kush janë njerëzit që drejtojnë PD-në, kush i ka nxitur ngjarjet e Shkollës së Bashkuar dhe rrëzimin e Monumentit të Enver Hoxhës, si dhe për zhvillime në fshatin e tij të lindjes, Novosej. Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sgurimin në fshatin e tij, për PD-në dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri.

Interesante është se Noka ka pranuar se pas gjithë këtyre akteve ka gisht PD-ja. Në deklaratën e tij, nuk thuhet, se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB-në në Shqipëri. I gjithë ky episod mungon në vetëdeklarimin e tij në lidhje me “dekriminalizimin”. Kjo hedh jo pak hije dyshimi.

Ligji për informacionin “top secret”

Por ajo që bie në sy në gjithë këtë është fakti se megjithëse ky informacion është zyrtarë, Noka sërish ka arritur të marrë “certifikatën e sigurisë” për informacione “Top Secret”, gjë që hedh jo pak hije dyshimi dhe mbi seriozitetin mbi të cilin punojnë institucionet tona kombëtare në fushën e sigurisë, sidomos të informacionit. Ligji për personat që pajisen me “certifikatën e sigurisë”, në pamje të parë duket mjaft i rreptë. Ky ligj, sa i përket informacionit “tepër secret”, vendos rregulla strikte.

“DSIK-ja ka të drejtë t’u kërkojë informacion për verifikimin e pastërtisë së figurës Shërbimit Informativ të Shtetit, Shërbimit Informativ Ushtarak, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Shtetit, organeve të drejtësisë, të financave dhe ministrive e institucioneve të tjera shtetërore, që i gjykon të nevojshme”, thuhet në ligjin në fjalë.

Por ajo që bie në sy në ligjin për dhënien e certifikatës së sigurisë është fakti se në nenin 5 pika c të ligjit thuhet se “DSIK-ja, në bazë të kërkesës dhe të dokumentacionit të paraqitur nga institucioni, kur i gjen të plota, u kërkon institucioneve të përcaktuara në shkronjën “ç” të pikës 1 verifikimin e pastërtisë, për një periudhë jo më pak se 10 vitet e fundit, ose, kur kjo periudhë është e pamjaftueshme, nga mosha 18 vjeç deri në moshën aktuale”. Rreshti i parafundit e bën objekt verifikimi Nokën që nga mosha 18 vjeç.

Shkeljet

Nga e gjithë kjo panoramë del qartë se ligji në kornizën e tij është mjaft i rreptë. Por po të kemi parasysh deklaratat me shkrim të Nokës, gjatë hetimit nga UDB dhe dhënies së informacionit të tij këtij shërbimi për gjërat që është pyetur, duket se institucioni që lëshon “certifikatën e sigurisë” ka qenë tepër dorëlëshuar. Çështja bëhet pak edhe më e komplikuar dhe përgjegjësia e këtij institucioni është e dukshme po të kemi parasysh se DSIK certifikon dhe ata individë që kalojnë nëpër duar informacione të NATO-s. Ka 2 elementë që peshojnë jo pak: 1. Noka nuk ka thënë të vërtetën në formularin për dekriminalizimin, në lidhje me ndalimin, marrjen në pyetje nga UDB, dhënien e informacionit këtij shërbimi, dhe më pas deportimin sërish në Shqipëri; 2. Lëshimi i “certifikatës së sigurisë” nga DSIK-ja ku ndërkohë deklarimet e tij janë kanë zyrtare dhe të firmosura në lidhje me UDB-në. Ligji është shkelur në të dyja rastet.

(javanews.al) Me. Ar

 

Next Post

Vasili flet për aksidentin e Krujës: Toleranca kthehet në humbje jetësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In