• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si i shpëtoi taksave Bankers Petroleum

by Java News
17/10/2015 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania kanadeze e naftës “Bankers Petroleum” dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, më datë 14 shtator ranë dakord për një vlerësim të pavarur të vlerës së investimeve të kësaj kompanie.

Çështja e investimeve reale të realizuara nga “Bankers Petroleum” u bë disa vite që është bërë objekt kontestimi me shtetin shqiptar.

Në vitin 2004, kompania kanadeze kishte marrë një koncesion shfrytëzimi 25-vjeçar për zonën e naftës Patos – Marizë, zona më e madhe e naftës tokësore në Europë, dhe më vonë për zonën e Kuçovës.

Bankers, atëherë një kompani e vogël, kishte rimarrë të drejtat e koncesionit nga kompani më të rëndësishme si “Premier Oil” dhe austriaku “OMV”, gjë që i lejoi asaj të negocjojë me qeverinë shqiptare kontratë me klauzola tejet të favorshme.

Në emër të nevojës së transferimit të tekonologjive dhe të modernizimit të shfrytëzimit të naftës, qeveria hoqi dorë nga çdo kompensim, me përjashtim të taksës së përfitimeve. Por, përderisa kompania në fjalë mund të vërtetojë që investimet e saja tejkalojnë përfitimet, taksa nuk iu mblidhet.

Kjo nuk është e tëra! Duket që Bankers Petroleum, që është bërë ndërkohë një ndër kompanitë më të rëndësishme në Shqipëri, nuk ishte aq e prirur të deklaronte përfitimet e saja. Sipas shumë zërave kritikë, Bankers Petroleum kishte proceduar në transfertin fiktiv të fondeve në një filial off-shore, gjithnjë duke i deklaruar si investime të aktivitetit të saj kryesor. Kjo ia lejonte të evitonte pagimin e taksave, përfshirë këtu dhe në periudhat si në vitin 2009 ku realizonte përfitime me mbi 2 miliardë dollarë.

E pafuqishme të detyrojë kompaninë të paguajë taksat dhe të paguaj kompensime për shfrytëzimin e naftës, (që në fakt është arsyeja e një ndotjeje të madhe në zonat e qytetit të Fierit), qeveria si përfundim arriti të detyrojë një kompensim të dobët për shfrytëzimin e naftës në përqindje prej 10%. Por, çështja e taksave të papaguara është ende e pazgjidhur.

Pasi administrata fiskale shqiptare kishte kalkuluar se “Bankers” i detyrohej 50 milionë euro, koncesionari insistoi për një riestimacion “të pavarur”.

Qeveria, me duar të lidhur nga klauzolat jo të favorshme të kontratës, pranoi, duke hequr dorë nga mbikqyrja e pagesës së taksave mbi territorin shqiptar.

Ju rikujtojmë se, duke marrë parasysh të ardhurave mesatare të familjeve, Shqipëria është një prej pak vendeve me ccmimet më të larta në botë të benzinës dhe naftës.

Burimi: Courier des Balkans / Përgatiti A.Rada (javanews.al)

Next Post

3184 refugjat janë futur në Maqedoni në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

January 31, 2026
Gara bërthamore del jashtë kontrollit? SHBA dhe Rusia në prag të një epoke pa kufizime

Gara bërthamore del jashtë kontrollit? SHBA dhe Rusia në prag të një epoke pa kufizime

January 31, 2026
EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

January 31, 2026
“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

January 31, 2026
“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

January 31, 2026
“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

January 31, 2026
I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

January 31, 2026
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

January 31, 2026
LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

January 31, 2026
Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In