• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SPECIALE / Përvoja, si e zgjidhi Gjermania Lindore çështjen e ish-pronarëve

by Java News
04/12/2015 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Tashmë është bërë e qartë se e drejta e pronësis dhe sidomos kthimi dhe kompensimi i saj është kusht themelor për funksionimin e ekonomisë së tregut. Kur e drejta e pronës bëhet e cënueshme e parespektueshme ku më i forti grabit ditën për diell pronat e një tjetri, ku sistemi gjyqësor në Shqipëri favorizon dhunuesin e jo të dhunuarin për pronën, ku e drejta e pronës bëhet pazar elektoral siç ka ndodhur për 25 vite në vendin tonë, bëhet e qartë se zhvillimi ekonomik është thuajse i pamundur. Kjo është arësyeja se jemi këty ku jemi në një krizë ekonomike të vazhdueshme. Përgjatë 25 viteve në Shqipëri janë krijuar disa modele lidhur me problemin e pronësis qoftë për njohjen e së drejtës së pronës, qoftë dhe për kthimin dhe kompensimin e saj ish pronarëve. Por thënë hapur këto ligje më shumë kanë legjitimuar zaptuesit e pronës dhe nga ana tjetër nëpërmjet joshjes së klasës së ish-pronarëve kanë tentuar ti përdorin në favor të votave. Skema e kthimit dhe kompensimit të pronës ka qenë thjeshtë një lëmoshë sesa një skenë bazuar mbi të drejtën legjitime të kthimit dhe kompensimit të pronës.

Me problematikën e pronës u përballën shumë vende ish- komuniste. Shqipëria nuk ishte një rast unikal. Sa të shpiknin modele ala shqiptarçe që gjithnjë rrezatojnë dështime suksesive, qeveritë në harkun kohor të 25 viteve mjaftonin ti referoheshin modelit gjerman. Pas rënies së murit të Berlinit edhe gjermania u përball me problemin e zgjidhjes së problemeve të pronësis në Republikën Demokratike Gjermane. Në aspektin ligjor ishte mëse logjike që t’i ktheheshin ish-pronarëve pronat e konfiskuara në RDGJ. Në favor të kësaj zgjidhje votoi një shumicë e madhe në Gjermani. Por shumë shpejt gjermanët kuptuan se mundësia e kompensimit shoqërohej me një barrë të stërmadhe financiare e cila rrezikonte të fuste gjermaninë në kolaps financiar. Në një shkrim të saj mbi studimin “Të drejtat e pronësisë në Shqipëri: Sfida dhe perspektiva”   ish ambasadorja gjermane në Shqipëri Carola Müller-Holtkemper, duke sjellë në vëmendje përvojën gjermane nënvizonte se “në praktikë, vendimi për pronarin ligjitim të një prone u provua të ishte ekstremisht i vështirë në shumë raste”. “Struktura industriale e Gjermanisë Lindore kishte ndryshuar krejtësisht. Ishte e vështirë të dallohej mes pronësisë të një kompanie dhe të një pasurie të paluajtshme. Regjistrat e tokës neglizhoheshin nga autoritetet e RDGJ dhe ishin të paplotë, e në më të shumtën e rasteve ish-pronarët nuk jetonin më, për këtë arsye çështjet e pronësisë ishin gjithashtu subjekt i çështjeve të pazgjidhura të trashëgimisë. Si pasojë, kishte shumë pretendues për një numër të madh pronash”, shkruan ish- ambasadorja. Sipas saj, për sa kohë të drejtat e pronësisë nuk ishin të përcaktuara qartësisht, ishte e vështirë të tërhiqeshin investitorët potencialë, sipërmarrjet humbën shumë mundësi investimi dhe kishin vështirësi në financimin e biznesit të tyre.

Lidhur me këtë situatë qeveria e Republikës Federale Gjermane ragoi me shpejtësi, që në Mars 1991, ndaj kritikave të bëra nga nga ekonomistët, politikanët lokalë e akademikët. Ajo paraqiti një ligj plotësues për heqjen e pengesave në zgjidhjen e çështjeve të të drejtave të pronësisë. Thelbi i kësaj nisme ishte se ligji nuk vuri në dyshim parimin e kthimit në natyrë, por e bëri më mirë të menaxhueshëm duke i vendosur kufizime vlefshmërisë së tij. Paralelisht me këtë përvoja gjermane sjell në vëmendje se një tjetër element i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve të kthimit të pronave ishte ai efiçencës dhe nivelit të besimit në sistemin e drejtësisë. Do të mjaftonte kjo përvojë gjermane për të kuptuar sesi janë tallur qeveritë në Shqipëri me pronën dhe si e kanë bërë atë Pazar elektoral. Qeveritë mjafton ta kishin marrë këtë përvojë dhe vendi nuk do të ishte në këtë derexhe që është për cështjen e pronës.  (javanews.al / Me.Ar)

Next Post

Pse pantallona janë këto, Myleene?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In