• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SPECIALE / PD kushtëzoi votën për Drejtësinë me qeveri teknike

by Java News
07/12/2015 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Krerët e PD-së kanë kushtëzuar votën e tyre për reformën në drejtësi me krijimin e një qeverie teknike.Kjo bëhet e ditur për Javaneës nga burime të besueshme brenda kësaj force politike. Atë që Basha dhe Berisha nuk kanë arritur dot ta marrin në zgjedhje, duket se po kërkojnë ta marrin në tavolinë, në përpjekje për të zhbërë mazhorancën parlamentare të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Zgjedhjet vendore në të cilat PD humbi ndjeshëm i provuan qartazi lidershipit të PD-së Basha- Berisha, se nëpërmjet zgjedhjeve e ka shumë të vështirë që të thyejë koalicionin e majtë. Nisur nga kjo panoramë strategjia e tyre është që atë që nuk arrinë ta marrin dot nëpërmjet zgjedhjeve, që është edhe norma më elementare në një demokraci, ta arrinë ta marrin në tavolinë nëpërmjet kuishtëzimeve për ligje të rëndësishme, sic është edhe reforma në drejtësi, si dhe nëpërmjet një kërcënimi të vazhdueshëm për destabilizim në protesta maratonë që atë që nuk e marrin dot në zgjedhje apo në tavolinë ta marrin nëpërmjet rrugës.

Në disa takime me faktorin ndërkombëtar bëhet e ditur se lidershipi aktual ka kushtëzuar votën për reformën në drejtësi me një qeveri teknike. Një kërkesë kjo që ka lënë “pa gojë” diplomatët ndërkombëtar. Ndonëse perëndimorët kanë nënvizuar se këto dy procese nuk kanë asnjë lidhje njëra me tjetrën, krerët e PD-së kanë vijuar të këmbëngulin në këtë opsion të tyre.  Në përpjekje për të vënë komunitetin ndërkombëtar në një morsë, Basha dhe Berisha kanë ideuar ti drejtohen edhe rrugës së protestave maratonë, me qëllim që të arrinë të marrin cfarë mund të marrin në tavolinë nën presionin e kërkesës për qeveri teknike. Në fakt taktika e një qeverie teknike nuk është ndonjë ris për PD. Ajo thjeshtë provon se dhe Basha nuk mund të bëjë asgjeë tjetër në atë parti, vetëm të ecë verbtazi në rrugët që ka shkelur më parë Berisha. Kjo provon se ai është thjeshtë një lider i dëshpëruar që nuk arrin dot më të fitojë në zgjedhje, por thjeshtë të kërkojë rezultate në tavolinë.

Është pikërisht kjo arsyeja që edhe një pjesë jo e vogël e deputetëve të PD-së, kanë filluar të shfaqin shumë shpejt pakënaqësi të theksuara në drejtim të Bashës. Cdo ditë ai provon se nuk ka asnjë ide, por vetëm të kopjoj skemat e dështuara të paraardhësit të tij, Berisha. Të njëjtën taktikë kushtëzuese ndoqi edhe Berisha në vitin 1998, gjatë kohës kur kërkohej miratimi i dokumentit themelor të shtetit në Kuvend. Natyrisht që kushtëzimi për krijimin e një qeverie teknike në këmbim të votave në Kuvend nuk u mor në vlerësim nga ana e faktorëve politik shqiptarë dhe ato ndërkombëtarë. Paralelisht me këtë Berisha filloi edhe protestat e përditshme në rrugë me kërcënimin për detsabilizim, gjë e cila nuk funksionoi. Të njëjtën skemë taktike po ndjek dhe Basha, skemë e cila në fakt nuk pritet të prodhojë asnjë rezultat. Basha duhet të qartësojë me veten se rezultat mund ti marrë vetëm në zgjedhje dhe jo në tavolinë. Në tavolinë fiton vetëm postin e kryetarit të PD-së. (javanews.al / Me.Ar)

Next Post

Veliaj: Tarifat lokale të caktohen nga qeveritë lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In